Gjithcka e imja

823 71 39
                                    

Te kapur per dore, iu afruan pallatit te saj. Ora shenonte 23:35. Nuk donin te shkeputeshin nga njeri tjetri. Tani qe ishin bashkuar, askush e asgje skishte per ti ndare. Bashke ishin akoma me te forte.

-Me vjen inat qe duhet te te le te ikesh. Te ishte per mua te kisha marre te apartmenti im.-i tha ndersa e mbante te shtrenguar afer vetes, me syte qe e veshtronin dhe e sodisnin.

-Sdo pranoja edhe sikur te behej nami. Do kemi dite plot per ti kaluar bashke.

-Thjesht ideja qe sdo te te kem prane ne oret ne vazhdim me ben keshtu. Nuk ngopem dot me ty. Dua te zevendesoj gjithe ato dite kur ishim larg.

-Do me takosh neser. Apo jo?-e pyeti me dyshimin se ndoshta atij mund ti dilte ndonje pune ose mund te ishte i zene te kompania.

-Sigurisht qe po! As mos e diskuto. Madje dua te vij te te takoj qe ne mengjes. Keshtu dita do me shkoje mbare. Te marr dozen time te lumturise. Te vjedh pak nga bukuria jote, dashuria jote, buzet e tua. Ti mbaj te rrenjosura ne mendjen time, te jene nxitje e motivim per mua gjate kohes qe punoj. Qe te jesh ti me mua ne cdo moment, cdo takim e mbledhje. E ne fund te dites pasi energjite te me jene mbaruar do vij te ti te furnizohem perseri. Te mbushem me ty, te degjoj zerin, te shoh buzeqeshjen tende qe me shton jeten.

Ajo mbylli syte per te shijuar fjalet e tij, e te ndjehej ne plotesi. Ai e bente te plote. Ai mbushi cdo copez bosh brenda saj per ti dhene kuptim jetes se saj. Ai nuk ishte me i nevojshem per te, por ishte arsyeja pse merrte fryme, domosdoshmeri e te qendruarit ne kembe dhe e te ecurit para. Ajo donte te behej me e mire per te. Ta bente ate te ndjehej i lumtur afer saj, krenar.

-Duhet te iki Stiv, edhe komshinjte kushedi cdo mendojne,-e shqetesuar nga fjalet e plakave te lagjes apo pallatit, duhet te ngjitej lart.

-Edhe pak, vetem pak,-e perqafoi duke mbyllur syte dhe duke marre fryme thelle, duke thithur aromen e saj.-Lere se cthonte ata. Ate pune kane gjithe kohen.

-Kam dhe shkolle neser. Duhet te mesoj ndonje gje per seminarin,-e kujtoi edhe pse sdonte te shkeputej nga ai perqafim dehes.
-Do mesosh tani, ne kete ore?

-Po, skam zgjidhje tjeter. Pastaj jam studente mjekesie. Studentet e mjekesise nuk flejne.

-Duhet te flesh. Smund te sakrifikosh kaq shume per nje seminar. Nuk te ben mire per shendetin,-u shqetesua per te. Sikur te mundte, do merrte cdo barre e peshe te saj ne menyre qe ajo te ishte e qete. Do i kalonte te gjitha stuhite ne vendin e saj, cdo semundje, cdo pengese qe ajo te mos vuante.

-Mos e vrit mendjen per mua. Jam mesuar. Eshte viti i 6 ky. Sme ka ndodhur gje deri me sot. Sdo me ndodhe gje as tani. Seshte dicka e madhe.

-Si mos e vras mendjen per ty? Je thesari im, dashuria ime. Je gjithcka e imja.-ndersa ia thoshte keto fjale e puthi ne balle dhe mbajti buzet aty per disa sekonda. Per te ndjere lekuren e saj te bute, per tu mbushur me shume me te. E donte! E donte si i cmendur kete vajze, qe me thjeshtesine e saj i rrembeu zemren dhe hoqi tutje mentalitetin e tij. Shtypi tabune e tij per te krijuar nje teori te re. Dashuria nuk deshton kurre.

-Je kaq i mire! Jam kaq e bekuar qe te kam njohur edhe pse kurre sdo arrij te kuptoj misterin e kesaj jete. Si erdhe tek une?! Pse une? Nje vajze e thjeshte me dike si ty. Por e pranoj gjithe kete. Per sa kohe ti je pjese e saj.

-Ti me cmend mua! Je gjithcka per mua, Grejs. Je jete, ajer, fryme, dashuri. Je e imja.

-Dhe ti i imi,-i tha ajo me kembengulje duke e pare ngultazi.

-Ne cdo kohe, ne cdo rast, gjithmone. Eshte privilegji me i madh qe te kam ty.

Dhe aty e puthi, perseri. Ishte kthyer ne nje deshire te madhe prej se ciles nuk mjaftohej donte me shume. Ne ate puthje i dha gjithe dashurine e tij te veshur me kujdesje e pasion. E puthte me delikatesen me te madhe, sikur te qe nje lule, nje lule plot arome, e bukur, e hijshme.

Ajo sishte mesuar me ate lloj afeksioni ndaj saj, ai i jepte aq shume dashuri. E turperuar, uli koken nderkohe qe ai mbante fytyren e saj ne duart e tij, duke e ledhatuar.

-Mire, po te le te ikesh. Naten e mire, engjell. Gjume te embel. Te dua.-i dhuroi nje puthje ne balle, u perkul dhe ceku buzet e saj per pak kohe.

-Naten. Gjume te embel dhe ti. Te kam shume xhan, Stiv, shume.-e perqafoi fort, si per ta mbajtur prane vetes me shume. Nuk e nxirrte dot fjalen 'te dua', jo sepse se ndjente. Por, sepse, duhej te bindej me teper dhe kur tia thoshte te ishte e sigurt.

U ndane nga njeri tjetrit, plot lumturi, plot ndjenja. Me ne fund, dielli kish ndricuar mbi jetet tyre. Kishte drite ne fund te tunelit per ta, shprese per te keputur zinxhiret e vetmise, per te permbysur cdo fortese frike.

U shtri ne krevat, me buzeqeshjen e stampuar ne fytyren e saj, me nje deshire te madhe per te dale ne dritare e per ti rrefyer nates, kalimtareve te asaj ore, fqinjeve qe flinin qe ajo dhe Stivi ishin bashke, bashke deri ne fund. Gjumi nuk po e zinte dhe vazhdonte ende te mendonte per puthjen e tyre, per prekjet e tij, fjalet e tij te embla prej te cilave smerzitej kurre. Drita e celularit ndricoi dhomen dhe u degjua nje zhurme prej tij. Nje mesazh. 'Me mungon qe tani. Je ne mendjen time dhe dua kaq shume te jesh ne endrrat e mia sonte. Dhe e di qe do jesh. Te dua!'
Ai mesazh e shkriu totalisht, e lexoi me dhjetera here brenda atij minuti derisa u ftillua qe duhet ti kthente pergjigje. 'Kjo ka qene nje nder mbremjet me te bukura, fale teje. Je shume i vecante Stiv Demiraj. Te perqafoj me nje perqafim 5 sekondsh'. Kete teorine e perqafimeve e kishte ndare me te ndersa ecnin rrugeve te Tiranes. Ajo i perqafonte njerezit qe i kishte perzemer 5 sekonda ose .e teper. Atij i ishte dukur kaq i lezetshme ky fakt sa e kishte pyetur 'Po mua do me perqafosh 5 sekonda?' E si pergjigje kishte marre nje 'te shohim' te shoqeruar me nje buzeqeshje te lehte.

Dy njerez nga bote te ndryshme, mentalitete te ndryshme u bashkuan per te krijuar nje bote te vetme. Atje ku ekzistonin vetem ata dhe mendimet e tyre, nje vend me sakrifice e lufte. Per ta, e rendesishme ishte prezenca e njeri tjetrit.

Dielli shkelqeu perseri ate mengjes, e kete here per te zgjuar Grejsin me gezim, motiv. Hapi syte dhe pa ate mesazhin qe aq shume e kishte pritur ato dite kur se kishte prane. Mirmengjes arushja ime. Doja te te merrja ne telefon por mendova se do ishe duke fjetur dhe sdoja te te zgjoja. Dua qe te dish se ishe mendimi im i pare sapo hapa syte dhe doja te te takoja. Se di ne ca ore ke mesim sot, por do doja te hanim dicka bashke per mengjes. Si thua?

I ngrohu zemren ai mesazh. Menjehere filloi ti shkruaje. Mirmengjes. Sapo u zgjova ne fakt. Dhe ishte mesazhi yt, gjeja e pare qe pashe. Mesimin e nis ne 11 sot, keshtu qe jam e lire. Do takohemi diku apo do vish te me marresh?

Priti per pergjigjen e tij, duke fajesuar veten per ate pjesen e fundit. Tani ai do detyrohej te vinte deri aty per ate.

Do vij une te te marr. Behu gati. Kur te jem poshte pallatit do te te them.

Ok. Shume mire. Por, prit pak. A sje ne pune ti?

Nuk e ve punen perpara teje. Ti je me e rendesishme. A sthame qe do rikuperojme ditet e humbura? Tani eshte koha, thesar.

Syte i shndrisnin nga entuziazmi. Ai do vinte ta merrte, do dilnin bashke. Filloi te behej gati. Ishte vetem ne shtepi pasi vajzat e tjera ishin ne pune e ne shkolle. Kur degjoi zilen e celularit e kuptoi qe ai kishte ardhur. Mkri canten dhe doli me vrap nga shtepia. Zbriti shkallet e pallatit per ta pare ate, aty, drejt saj. Me nje tufe me trendafila. Kishte ndonje gje te gabuar ky djale? Pse duhet te ishte kaq i persosur, ne cdo gje?

Eci drejt tij dhe ai e kapi prej beli per ta afruar afer vetes.

-Do ma japesh ate perafimin tend te famshem?

Ajo qeshi dhe e perqafoi me tere forcen e vet per me shume se 5 sekonda. Ai u shkeput pak prej saj dhe e i dha nje puthje 'Mirmengjesi'.

-Gati?-e pyeti ai.

-Me ty, gjithmone gati,-konfirmoi ajo.

Ajo dite ishte programuar posacerisht per ta. Kishin vuajtur shume e tani meritonin te kishin pak paqe. Te ishin larg syve grabitare qe presin cdo rast te sulmojne. Larg armiqve dhe atyre qe duan te bejne keq. Per momentin, ata ishin bashke, ne fllusken e tyre te dashurise, ku cdo gje therret emrat e tyre.

Nje update i gjate. Shpresoj tju pelqeje. Sorry for not posting yesterday. Jeni shume te mire. Faleminderit per cdo vote e koment.
iljena ErzaOsmani this one's for you girls. Enjoy it!

PafundësishtHikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin