Zbrit pak poshte, duhet te flasim.
Ishte mesazhi qe e shperqendroi nga studimi. Shfryu me veten dhe u be gati ti pergjigjej.
Sdua. Me ler rehat.
Edhe pse i kishte kerkuar ta linte te qete, brenda vetes me zor priste nje mesazh nga ai. Se dinte pse por i pelqente tipi i tij. Sado qe sdonte ta pranonte, karakteri i tij e terhiqte, e bente per vete.
Mos ma hiq trurin tani. Ste mjaftuan nja 2 muaj qe po me ben te te vij mbrapa e te cmendem pas teje. Mos do te ngjitem lart e te ngrej pallatin ne kembe?
Kur lexoi ate mesazh, i iku ngjyra e fytyres. Me ate koke qe kishte ai edhe e bente. U dorezua perballe kembenguljes se tij. Me ne fund nje sfide qe e fitonte ai, pasi ne te tjerat triumfuesja dilte ajo.
Kalama! Po vij. Ama te paralajmeroj, mos ik me vrap kur te me shohesh.
E pse duhet tia mbath, kur une mezi po pres qe te te shoh?
Sepse ndoshta jam ne nje gjendje skandaloze pasi jam duke studiuar? Ndoshta ti je mesuar me ato pjeshkat e Instagramit.
Ha ha ha na shkrive fare tani. Hajde poshte shpejt. Sme intereson si dukesh. Mjafton te te shoh.
Mos po tregohej pak mendjelehte qe do e takonte? Ne fakt, kishte nja dy muaj qe e refuzonte dhe ai prape nuk hiqte dore. Shkoi ne tualet per te rregulluar pak floket sepse sipas saj i kishte si nje kacube.
Zbriti poshte dhe e pa ate te mbeshtetur pas murit, me celularin ne dore.
-He ca doje?
Ai ngriti syte dhe ne ato momente donte ta perqafonte aq fort dhe te mos e leshonte kurre. Por e dinte qe nese e bente do pendohej per gjithe jeten e tij, mund te hante ndonje grusht fytyres ose pas kokes.
-Kishe te drejte kur the se duhet tia mbathja,-u tall ai dhe ne te njejten kohe buzeqeshte.
Ajseli e pa me inat dhe u kthye mbrapsht, gati per te ikur. Por kur Arditi e kuptoi qe ajo se mbajti shakane, shkoi pas saj, e ktheu drejt vetes. Hera e pare qe e prekte. Sa do donte ta mbante ne krahet e tij tere kohes. 'Mos! Me ngjan vetja si nje femer' mendoi me veten. Ajsi, e merzitur nga fjalet e tij, shkundi veten dhe u largua pak nga Arditi.
-Ik zhduku. Dhe mos me prek me me dore.
-Me fal. Po beja shaka. Te lutem. Sdo flas me, te betohem.-iu lut ai pasi e njihte mire koken e saj. Nese thoshte dicka e bente, madje sta pertonte te ta kthente nje pergjigje ashtu si ia kish qejfi asaj.
-Nese sdo flasesh, atehere pse zbrita poshte kot une? -e vuri ne loje. Aftesia e saj me e mire ishte ti ngacmonte te tjeret, ti vinte ne siklet.
-Je shume e zonja me fjalet, e di?-i tha ai nderkohe qe i jepte nje shikim sikur donte ta puthte aty per aty.
-E di. Dhe mos me shiko ashtu.
-Si?-e pyeti ai pa ndryshuar shikim.
-Sikur jam preja jote!-po ndjehej ne siklet. Ai po e vinte ne siklet.
-Jo. Aspak. Thjesht dua te te puth!-pranoi ai qete, duke pritur reagimin e saj.
Ajo u skuq, dhe donte te zhdukej.
-Je shume e lezetshme kur skuqesh. Te shkojne faqet e kuqe.
-Mjaft. Mos fol keshtu.-Pse? Po bej gabim qe shpreh ate qe ndjej?
-Ardit, te lutem!-ngriti pak zerin.
-Me pelqen si tingellon emri im kur e thua ti. Kaq embel! Ti je e embel.-komplimentoi Arditi.
YOU ARE READING
Pafundësisht
RomanceMendoj se njeriu dashuron vetem njehere ne jete sepse keshtu ndodhi me ta. Nje dashuri me pengesa por qe ne fund triumfoi besimi dhe ndjenja. Nje histori qe jeton dhe merr fryme cdo dite jo sepse duhet por sepse ushqehet me fjale dashurie e embelsie...