Një çast, disa sekonda në kohë mund të ndryshojnë rrjedhen e historisë, ta riformojne për një të nesërme më të mirë; ose jo...
Një ngjarje, mund të ndryshojë përjetësisht një njeri.
Dhe pyetja është: A ka më kthim pas?
Shpresa që po, ishte ajo që e mbante të mbërthyer aty, e vetmja arsyje pse s'ja kish mbathur kohë më parë. Shpresa ishte ajo që e bënte të duronte, ajo që e mësoi të bashkëjetonte me frikën e pasigurinë.
Shpresën s'e vrau as ajo shurplakë e tij atë pasdite, s'e perzunë as lotët e saj të dhimbjes tek mbledhur krruspull mbi dysheme prekte faqen e saj të skuqur prej forcës se dores se tij – te njejtes qe dikur e kish perkedhelur aq embelsisht. Te njejtes, qe ajo e dinte, besonte verberisht, qe qe e afte te dashuronte si dikur.
Ndjeu hapat e tij qe u larguan e me pas degjoi zerin e televizorit qe u ngrit per te mbushur heshtjen e dhomes se ndenjes me biseden e nxehur te nje tjeter cifti,ne nje tjeter film.
Ata te dy, mendoi, s'kishin me nevoje te kacafyteshin ashtu. Te shanin e nxitnin njeri tjetrin si dikur. S'kish me puthje nevrike por vetem shikime te akullta. S'kishte me dashuri...
Jo, s'duhet te mendonte ashtu. Dashuria e tyre s'ish zhdukur, tretur me shiun e asaj nate te mallkuar. Megli ish e sigurte, qe groposur mes mllefit qe s'pranonte ta shprehte e merzise qe luftonte, zemra e Kristin rrihte ende marrezisht per te. Sic bente edhe zemra e saj.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...