iii

2.2K 178 61
                                    

Ne shtate muajt e fundit ne Berlin, i ish perkushtuar plotesisht e teresisht vetem shkolles, aq sa edhe prinderit e saj hera heres ankoheshin per ato netet e gjata qe ajo kalonte vetem ne dhomen e saj.

'S'ke asnje shoqe mi humbese' e tallte edhe Landi, por Megli e shperfillte. Shoqe kishte, por zgjidhte qe pasditet ti kalonte mbi libra e jo lokaleve te kryeqytetit Gjerman.
E mundi e oret e gjata te studimit i ishin shperblyer me rezultate te shkelqyera thuajse ne tere detyrat e provimet e bera.

Pasditen e dites se fundit te shkolles preu bileten e kthimit per ne Tirane per te pasnesermen sepse kurrsesi s'do tehumbiste festen e fundvitit, te vetmen e te paren feste qe ajo do frekuentonte.

Me grupin e saj, studente inxhinierie si edhe ajo, e kishin lene te takoheshinne kampusin universitar, ne nje bar te se cilit organizohej edhe ajo mbledhje efundit per te festuar mbylljen e nje tjetri viti shkollor. Me c'kish degjuar,festa te tilla Gjermanet I merrnin seriozisht e kete e vertetoi kur shoqet e saj I pa te veshura maje takave e te pispillosura me shtresa te tera makjazhi.U ndje ndryshe, e te qenurit ndryshe s'deshte sepse kjo e bente mes femrave te patinosura, te dukej edhe e vecante.

Ndoshta duhet ta kish degjuar Ketin, kur mundohej ti mbushte mendjen per te tradhetuar xhinset e kemishat per nje fustan te shkurter qe ajo I kish falur.

'Po shkon ne librari apo ne feste?' e pyeti Keti perpara se ti hidhej ne qafe.Per nje gjermane, ish vecanerisht e dashur.

'Ne feste' u pergjigj duke mbledhur supet.

'Zot' komentoi me shaka tjetra.

Takoi edhe pjesen tjeter te grupit – vajza e djem prej ngado qe ate pasdite qene vecanerisht te lumtur, per mbylljen e vitit te tyre te pare si student.

Do te festonin, e te tere festen e perkthenin ne alkol e te mbushnin gotat me pije te forta qe e para gje qe bene me tu gjendur ne ambjentin gjigand, te ndricuar prej dritave te zbehta qe s'ja dilnin te mposhtnin erresiren.

'Merre' I zgjati nje gote me nje likid te erret Andree, por Megli nuk e pranoi.

'C'do pish atehere?' e pyeti ai.

'Asgje, per tani' u pergjigj por prej muzikes se larte ish e pamundur te degjohej prandaj tjetri iu afrua afer, shume me afer sec qe e nevojshme per te kuptuar pergjigjen e saj.

'Asgje te thashe' perseriti Megli qe shkathtesisht u largua prej shokut te grupit per tu ngjeshur diku me tej me banakun e gjate. Dhe tek shihte te terete kercenin, pinin e qeshnin e te silleshin si te marre para syve te saj kuptoi qe do te ish nje nate e gjate; pa ditur qe nata per te do te behej edhe e pakendshme.

*

'Do na vrasi po e morri vesh' shpalli Tomas,ai me frikacaku ne grupin e tyre.

'E nga do e marre vesh nese ndonjeri prej nesh nuk tregon, palle' I gjuajti kokes lehte Leo.

'Kur ti shkojme ne stervitje neser pa patur fuqi te vrapojme dy metra e per te gjuajtur nje top?' sygjeroi serisht tjetri.

'Do themi qe jemi helmuar me ndonje budallik e ja. Pushim' foli Kristi.

Vrapuan te peste shkalleve per te arritur metrone e linjes B, ate qe do ti conte ne periferi te qytetit ku ndodhej edhe kampusi I universitetit me temadh, ku mijera studente festonin e harboheshin ne diten e tyre te fundit tevitit akademik. E gezimi i studenteve perkthehej ne lumturine e shume djemve terinj si edhe ata.

'Fundja helm fare eshte edhe tere alkoli qe do pijme sot' foli serisht Kristi pasi zhurmshem kishin hyre ne metrone thuajse te zbrazur.

'Lale, femrat do jene plak fare sot' enderronte Leo.

'Sot vllai, eshte nga ato ditet ku hap syte e zgjidh se te tera te etura jane'vazhdoi Tomasi te nxiste me te riun e grupit te tyra; frika e tij e harruarperpara prospektit te nates se kaluar me nje femer.

'Une them gjejme dhe ca bar. Kto studentet te djegur fare jane. Drogerat i kane si buk e djathe' foli nje tjeter prej tyre; ai qe mendjen se vriste fort perato rregullat strikte qe u dukeshin te ndiqnin.

'Per bar une s'jam' kundershtoi Kristi.

'Kush ishte frikacaku?' u sulmua prej Tomasit, qe mezi kish pritur ti ngjiste te njejten nofke nje tjetri ne grup.

'Jo une vlla. Une thjesht s'jam budalla.'

'Pule, pule, pule' nisen ta tallnin njezeri por Kristi as qe u vu ne seder prej fjaleve te tyre. Ne fund te dites s'kish nder mend ti fuste shkelmin nje te ardhmeje te premtuar e nje mundesie te arte per pak minuta humori euforik e perdisa te qeshura te papermbajtshme.

Ajo qe per miqte e tij gjermane qe ndoshta vetem nje teke, nje hobi i momentitqe do ta braktisnin pas disa vitesh per t'ju future nje rruge me serioze –biznesi, mjekesia apo legjislature – per Kristin qe gjithcka kish enderruar qei vogel. E tani, tani ndodhej vetem nje hap larg enderres, shume afer per teshkaterruar gjithcka.

Ne feste u futen thjeshte; ndonese asnjeri prej tyre nuk kish nje kartestudenti por te tere njihnin plot vajza, vajza te cilat i kishin ftuar aty edheate mbremje.
I ndihmuan te futeshin ne diskon gjigande, e I ndihmuan edhe per te kaluar njembremje te bukur tek I perdhridheshin e ferkoheshin ne pisten e kercimit, apotek I uleshin provokueshem ne preher per ti dhuruar puthje te vogla qe I ftoninper dicka me shume.

Molly, quhej studentja amerikane qe Kristit I ish qepur nga pas – aq e dehur sas'dinte c'fliste por ne te njejten kohe mjaftueshem e kthjellet per ato lojerate saj perverse me duart qe gjasme 'padashje' preknin Kristin ngado.

'Do me shoqerosh ne dhomen time, Armenia? Dua te te bej nje dhurate' Ipeshperiti provokueshem.

'Albania.' E korrigjoi Kristi, por amerikanja koketrashe vazhdonte tengaterronte te dy vendet me njeri tjetrin. E sigurte qe para nje harte te botess'do tja dilte te gjente asnjerin.
Vajzat e zgjuara I pelqenin, por me Amerikanen s'do te martohej, e ne nje nateqejfi s'kish pse hapte listen e pretendimeve ne kryes te se ciles ishin'trute'.

'Ikim?' pyeti serisht ajo e Kristi do t'I kish thene po pa e zgjatur, nese s'doish kujtuar qe prezervativ nuk kish me vete – nuk sorrollatej kurre me nje tetille ne kulete. Ishte Tomasi ai qe ne xhepat e pantallonave te tij mbante njefarmaci te tere, por per bela Tomasin ne mesin e njerezve s'po arrinte tashquante dot.

Pa Leon, I zene me nje bjondine por as ai s'kish idene se nga dreqin kish thyerqafen tjetri.

'Me prit jashte' I kerkoi Amerikanes, qe ne mesin e njerezve s'do ia kish daleta gjente kurre gjithsesi dhe nxitoi per ne farmacine e pare qe do te gjentehapur ne ate ore te vone.

Por s'ish kryqi I gjelbert e I ndricuar I nje farmacie c'ka e beri te ndalonte.Ishin ngasherimat e nje vajze qe qendronte ulur nen nje peme, mbeshtetur netrungun e saj te gjere.

Floket e arte i kishin rene ne fytyre, e serisht disi ajo i kujtonte dike porKristi s'dinte se ke. Do te kish ecur, vazhduar ne punen e tij nese pikerishtne ate cast ajo s'do te kish ngritur koken per te fshire syte e perlotur – sytee smeralde te vajzes se avionit; shqiptares kokeforte qe ate dite ne aeroportas qe I kish kthyer pershendetjen e tij: ate mirupafshim-in e bertitur me sakish patur fuqi.

Nje rastesi e habitshme, mendoi, qe ate e rigjente serisht aty. Rastesite Ipelqenin, sic I pelqente edhe te hakmerrej, prandaj me duarn ne xhepa e hapat esigurte iu afrua, per ta pyetur tere vetebesim:

'Ke qare?'

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now