S'kish dashur te kthehej ne shtepi, ne ate apartament te zymte e aq te huaj. I huaj ndihej ngado, prane kujtdo. I huaj per veten. Kerkonte, kerkonte per nje qellim, por dukej sikur asgje nuk arrinte ta mbushte e plotesonte zbrazetine e lene prej enderres se shqyer prej shpirtit te tij. Aq prane, mendonte, kish qene aq fare prane – cdo gje e arritshme. Aq prane finishit ish rrezuar per mos tu ngritur dot me. E ndonese mundoheshin, askush nuk e kuptonte. Ish thuajse I sigurte qe s'arrinte te kuptonte as veten – s'dinte te cpeshtillej prej vellos se zeze se erresires qe e kish kaplluar. Erresire qe as drita e Meglit s'arrinte ta zhbente, si dikur. Ish edhe ajo nje tjeter kornize e zymte, nje tjeter kujtim i gjithckaje qe kish humbur. Asaj me nuk mund ti ofronte asgje ndonese ajo mundohej me ate miresine velese, qe hera heres I dukej edhe e stisur, qe ti jepte gjithcka. Prandaj s'e duronte – s'duronte qetesine e saj kur ai deshte te bertiste e te thyente gjithcka, s'duronte ato buzeqeshjet e embela qe ajo I dhuronte teksa ai deshte vetem te qante. S'duronte optimizmin me te cilin ajo perqafonte gjithcka, kur ai ish zhytur aq thelle ne pesimizmin e tij.
S'duronte ate, s'duronte te qendronte prane saj per tu kujtuar per cdo gje te shemtuar qe ndjente, gjithcka qe ajo kontrastonte me miresine e saj, teper veleritese.Prandaj ate mbremje, ngushellim e qetesi kish gjetur ne nje bar te zhurmshem prane kampusit universitar, ku kish takuar disa prej miqve te tij te vjeter – shqipetare si edhe ai, qe jeten e conin dem neper vende te tilla, e cdo para qe fitonin me pune te mundimshme gjate dites, e harxhonin per nje gote me shume. Ndersa ai, Kristi, para kish pafund, aq sa I mjaftonin per nje jete te tere, e serisht ndihej I zbrazet, sepse skish asgje per te bere kur te zgjohej te nesermen. S'kish nje pune per tek e cila duhet te nxitonte. Zgjohej ne zymtesine e asgjese.
'Lexuam ca ndodhi plak' I tha njeri prej Shqipetareve, ai me trupvogli, qe kish qene edhe I pari qe ai kishte takuar kur kish ardhur ne Gjermani.
'Ka njeri qe s'e ka lexuar?' ironizoi Kristi, qe fjalet i dukeshin te teperta. Ish zhytur prej ditesh ne heshtjen e tij, e zeri i tingellonte cuditshem, si ai I nje te huaji qe ai s'njihte dot me.
'Jeta vazhdon' I gjuajti supeve tjetri, kushuriri I sterlarget I shtatvoglit. Ngriti koken si per te bere nje dolli, dhe alkolin e piu shpejte, kur pa qe Kristi s'kish nje te tille. 'Merr dicka me pire vllai. S'shtyhet nata me uje'
Dhe Kristi e beri – pas aq kohesh mund te porosiste alkol, edhe nga ato me te fortit, sepse sdo ti duhej te vraponte rreth fushes se gjelber te nesermen ne nje prej atyre stervitjeve te mengjesit. Dhe s'u mjaftua vetem me nje gote, sepse piu, per tere netet qe s'kish mundur ta bente. Piu, aq sa nuk ndjente me percellimin e alkolit tek kaperdihej apo hidhesine e tij. Aq sa fjalet e te tjerve I dukeshin te kendshme, per te qeshur madje. Aq sa harroi, arsyjet pse heshtte perpara se te niste te fliste. Piu per te ngjyrosur disi shemtuar erresiren. Dhe funksionoi, sepse kur u largua prej aty ndihej me I lire – sikur alkoli ti kish hequr prej supeve peshen shtypese te gjithckaje qe kish ndodhur.
S'mbante mend shume, por kujtonte se si dy a tri here desh ish penguar per tu rrezuar, e me pas kish qeshur, me veten, pa e vrare mendjen per ato shikimet e shtrembura te njerezve qe as nuk e njihnin. Ores nuk ia kish haberin, por duhet te ishte vone, sepse rruget e Berlinit ishin te zbrazura si rrallehere. Vone, si ne ato netet kur ne te njejtat rruge capitej me Meglin per ore te tera, duke u munduar aq shume per te fituar zemren e saj. Ne ate cast deshiroi qe mos ta kishte bere – sepse ndoshta njeri prej te dyve do kish qene me I lumtur ne nje realitet ku nuk ishin bashke – jo ai.U sorrollat edhe me, verdalle kompleksit te pallateve ku ndodhej edhe apartamenti I tyre sepse s'deshte ta shihte ate. Edhe syte e saj te trishte e njekohesisht te buzeqeshur e vritnin.
Por u dorezua, dhe me ne fund tere pertese ngjiti shkallet e mermerta dhe me veshtiresi gjeti celesin e apartamentit mes tufes se celesave te panevojshem. U mundua ta hapte deren ngadale. Ndoshta nuk e beri, sepse kur hyri brenda ne erresire, serisht s'arriti ti shpetonte shikimitte pergjumur te saj – Meglit, qe mbledhur kruspull flinte ne divanin e vogel.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...