xxxvi (pjesa e fundit)

2.1K 152 101
                                    

Dhe te nesermen ai ish dukur serisht aty, sepse te vetmet caste kur rrokte shpresen qene mbremjet kur me zemren nder duar priste qe Megli te shfaqej me nje filxhan te nxehte caji nder duar, e me premtimin e nje rifillimi ne syte e saj. E shpesh ndihej edhe fajtor, sepse e dinte qe dashurine e saj s'e meritonte e kohen e saj sduhet ta harxhonte - por serisht s'kish qene kurre i forte e sdo te behej tani, tani qe ish teper i dobet per te mos zgjedhur dashurine.

E Megli ndonjehere dukej, e te tjera here jo, por serisht Kristi s'hiqte dore sepse gjerat mes tyre disi kishin ndryshuar. Ajo buzeqeshte me shpesh e ai me shpesh gjente veten te ish rreth saj me i cliret. Ishin miq, te nje lloji te cuditshem. Ishin dy te dashuruar qe kishin zgjedhur miqesine si te vetmin medium te sigurte per te mbrojtur zemrat e tyre, e askush s'qe gati te braktiste ate siguri te rreme per te provuar per dicka me shume.

Duhet te kish kaluar nje jave, e Megli mendonte per tu kthyer ne shtepine e saj ku dhjetra pyetje e pritnin. Kish kaluar nje jave e Etani ish kthyer ne Gjermani, e Kristin e telefononte cdo dite sepse prej se largu brohoriste per ata te dy. Ndersa Landi cdo mengjes vlonte se brendshmi sepse Meglin mundohej ta kuptonte por vertete sja dilte e ndonese qe gati qe Kristit ti turrej ne drru serisht, zgjedhjet e Meglit ai i respektonte.

'Ku do te dalesh me kete?' e pyeti nje mengjes, kur ajo e pergjumur u duk ne kuzhinen e ngrohte.

'Me cfare?' pyeti pafajesisht sepse vertete mendonte qe ai gje s'dyshonte.

'Bisedat e gjata neteve me Kristin.' u pergjigj shkujdesshem Landi e Megli shtangu.

'Kurrkund' u pergjigj, sepse vertete s'kish menduar ne e tere kjo mblidhej ne dicka qe ish me shume sesa oret e gjata te kaluara ne shoqerine e njeri tjetrit. Ore ku Kristi fliste e pranonte cdo ndjenje te tij, e ajo e degjonte sepse thjeshte zeri i tij pakez i vrazhde mjekonte plaget e saj qe aq shume i perngjasonin te tijave.

'Nese s'mund te harrosh, mos humb kohe' foli prerazi, e Megli ate keshille te tij s'e kuptoi e ndoshta e perktheu ne nje tjeter sulm perkundrejt Kristit, pradaj u ngrys pa i lene rradhe Landit qe te fliste me tej.

'Edhe ai vuan. Prej kesaj... humbjes se femijes.' u pergjigj me zerin e dobet.

'Normal qe vuan, por Megl mos vuajtja e tij e ben me te veshtire qe te vazhdosh perpara?'

Perpara? Duhet te vazhdonte perpara, por braktisur ne ate udhekryq rrugesh te pambarimta, jeta e kish lene pa nje busull.

'Mund te flas lirshem me te per disa gjera. Disa pyetje, per cfare ndodhi.. Vetem ai mund te me pergjigjet per to Land. Dhe e di qe e urren por te kam kerkuar te me besosh'

'Nuk e urrej Megli. Ate te rrahuren, e meritonte, por seshte vendi im per ta urryer apo denuar per gjera qe ne fund te fundit si di krejtesish. Por te shoh ty, dhe mos ma merr per keq, por je kaq e humbur. Do te kthehesh ne Gjermani? Do te rrish ketu? Dreqin Meg, s'ke shkuar as te takosh prinderit e tu qe s'dine asgje. E shpresoj qe ato sesionet e terapise naten me Kristin te te ndihmojne te gjesh nje pergjigje se cdo te besh me jeten tende, sepse jeta jote vazhdon e keshtu, mbyllur ketu, ti nuk je duke jetuar' rrekelleu kafen qe kish pergatitur per veten.

'Ky i mengjesit ishte antibiotiku i fundit Meg.' i kujtoi. Kish dite te tera qe ish internuar brenda atyre mureve per mos ta lene ne asnje cast vetem, e ate mengjes per te paren here ne aq kohe, do te dilte. Ndoshta per te takuar miqte e tij, ose per te kaluar ne punen prej se cilesh ish shkeputur aq gjate. 'S'dua te te ngus, por kjo eshte jeta qe troket ne dere e te therret'

'Mund te me cosh ne shtepi?' i kerkoi e Landi buzeqeshi tek pohonte.

'Kjo eshte Megi ime. Megi qe njoh nuk fshihet e jeten e vendos perpara'

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now