v

2.3K 172 101
                                    

Pjesa e gjate e rradhes 😜 enjoy xP editimet do i bej me vone 😜

(pas 2 vitesh)

Mblodhi te fundit dosje, per ti vendosur ne raftin e zyres, sic bente cdo dite perpara se te largohej. Ishte perkulur per te fikur kompjuterin, kur ndjeu deren te kerciste e hap ate rende te hynin ne zyren e saj te sajuar ne fund te nje korridori te gjate.

U ngrit, e drejtoi shpejte kemishen e saj, per tu ndeshur me shikimin miqesor te Rob.

'Jam vetem une' shpalli tjetri e menjehere ajo u qetesua. Ish nje mik I saj, I vetmi qe dinte te buzeqeshte mes gjermaneve me te cilet punonte prej disa kohesh.

'Ckemi?' e pershendeti perzemersisht.

'Hic. Doja te te jepja kete' mbi tavolinen e organizuar vendosi nje zarf te madh, te zi.

'C'eshte?' pyeti Megli tjetrin perpara se te terhiqte zarfin drejt vetes.

'Ftese. Ne nje banket qe organizohet prej partnereve tane' beri te ditur Rob. 'Kisha deshire qe te ishe edhe ti'

'Hmm.' Belbezoi jo fort e sigurte 'Nuk, nuk e di. Keto gjera s'jane per mua' per festat s'kish qene kurre entuziaste, as tani.

'Babit do I behej qejfi nese do dukeshe. Te vlereson shume, besoj se kete e di'

'Faleminderit' uli syte. I ati I Rob ishte edhe shefi I kompanise inxhinierike ku ish punesuar. Ish ai, qe e mesonte rreth aq shume gjerash, e Megli I ish aq shume mirenjohese.

'Mos mendo se eshte me shume se nje event pune' e qetesoi Rob, I cili vazhdonte ti buzeqeshte ngrohte.

'Kur eshte?' u interesua kesaj here ajo.

'Sonte.'

'Shihemi atje' peshperiti. Mund ti mbijetonte nje mbremjeje mondane, ish e sigurte.
Askush s'kish vdekur prej disa gotash shampanje e muzikes se qete ne sfond. S'do te ish as fundi per te.

'Faleminderit' falenderoi Rob kete here, e pa e bezdisur me teper doli prej zyres se saj.

*

U zgjua i lodhur, me deshiren per te fjetur serisht.U rrotullua ne shtrat, por parfumi i rende i gazetares qe flinte krah tij, I vriste shqisat e I shkaktonte nje ndjenje te sikletshme sekelldie. S'ish as e para here qe zgjohej krah saj sepse ne shtratin e tij ajo ish pervdhjehur krejt rastesisht edhe nje tjeter here.

Pa e vrare mendjen te mbulohej prej saj qe kish pare cdo pjese te trupit te tij, beri drejt tualetit ku shperlau fytyren ende te pergjumur.

Kishin fituar, nje ndeshje te rendesishme e kish qene pikerisht goli i tij vendimtari. Nje gol qe ish vendimtar jo vetem per ndeshjen por edhe per te ardhmen e tij ne nje prej skuadrave me te mira te qytetit qe lunate ne ligen gjermane primare te futbollit. E vezhgonin, ia kishin thene, e ne marketin e veres do te ishte lojtari I pare tek I cili do te investoheshin. Edhe pak, fare pak  muaj e ndanin prej realizimit te nje enderre disa vjecare.

'Kristi' degjoi gazetaren te therriste emrin e tij me ate theksin e rende jugor.

'Ne banjo' u pergjigj pa u munduar te dilte sa me pare prej aty. Edhe ajo ishte si sa e sa te tjera, nje prej femrave qe jeten e jetonte per vemendje e rendte e deshperuar pas mundesive qe mund ti siguronin nje kontrate nen projector.

S'ish I marre,e jeten nuk e jetonte si disa miq te tij qe nderronin femrat me shpesh sec nderronin te mbrendshmet. Por s'ish as shenjtor e as deshte te sillej si I tille. Femrat I venin nga pas, femrat I veteofroheshin, e ndonjehere, ndonjehere edhe ai perfitonte prej tyre duke u siguruar qe tu falte kenaqesi.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now