'E urrej ti genjej' shfryu disa here perpara se te telefononte prinderit qe merakoseshin per te.
'Vete s'do te shkosh e tua thuash te tera' shtremberoi fytyren Landi, qe s'kuptonte pse ajo deshte te mbronte ato palo mashkull me cdo kusht.
'Sepse ti e di shume mire si jane e si merakosen, e sdua qe te merziten. Fundja tani kaloi, une jam mire' ngulmoi, sic kish bere dhe plot here te tjera qe kishin diskutuar pikerisht kete.
'Merri e thuaji ate qe vendosem' e shtyu Landi, e kete here Megli e beri.
'Jam me Landin, me rrembeu per nja ca dite ne Korce me shoqerine e tij. Poo ba, do i bertas une qe nga puna iken pa kerkuar leje. Falja dhe ti ama se une njehere vi nga Gjermania. Puthe mamin, ju dua. Do rrime edhe bashke, premtoj'
Telefonin e mbylli disi me e qete, madje e hodhi tutje ne divanin e vogel perballe atij ne te cilen qe ulur per tu mbeshtjelle me nje batanije te trashe. Shtepia e Landit ish nje apartament i vogel diku ne dalje te qytetit, larg atij trafikut gjithnje te nyjshem te Tiranes. Kish qene i vetmi vend qe mund te perballonte kur kish vendosur qe me ne fund i duhej te shkeputej prej familjes e te jetonte me vete.
'Keshtu dhe mami s'me interviston kur dua te sjell ndonjeheren ne shtepi, e smi qeras te nesermen sikur te jene te tera nuset e mia' kujtonte fjalet e tij atehere Megli.'Kur tha se do vije infermierja?' pyeti Megli, koha per te cilen kalonte me aq veshtiresi. Ndihej ende e dobet, pa do te kish dashur te shetiste, ecte, qofte edhe verdalle lagjes se shemtuar me trotuaret e ngushte e te pluhurosur.
'Po nga ora 8 do jem ketu tha ajo. Dhe per leket qe po merr, ben mire te jete'
'Do ta paguaj une' kembenguli Megli. Ndihej aq fajtore qe atij iu desht te paguante aq shume per te. Fajtore qe tani me refuzonte te merrte parate e Meglit.
'Behu mire ti ate bej e flasim pastaj'
'Mire jam une tani' u mundua ti mbushte mendjen Megli, por Landi zor se e besonte.
'Mire nga trute e kokes sje' i vuri vulen asaj bisede e Megli me nuk e ngacmoi. Fundja, qetesia i pelqente vetem sepse s'pelqente te shtirej e te hiqej sikur qe mire, te fliste kot se koti kur fjalet i dukeshin aq te largeta, sikur s'dilnin prej saj.
Mbeshteti koken ne divanin e bute, e mbylli syte per te lene kohen te kalonte. Prej mendjes kish perzene cdo mendim, e kish lene veten te mbeshtillej prej mburojash qe e mbanin te burgosur larg gjithckaje sepse ndoshta vetem keshtu, sdo te mund te ndjente dhimbjen qe njerezit, jeta shkaktonte.
S'diti sa qendroi ashtu, se here koha kalonte vrikthi e te tjera here zvarritej ne pafundesi, por ishte nje e trokitur e nxitur dhe e paduruar ne dere qe e zgjoi.
Beri te ngrihej, por Landi ish gjithnje me i shpejte se ajo, dhe me dy hapa te medhenj u gjend perpara deres se blinduar qe hapi me ngut, i sigurte qe duhet te ishte infermierja qe qendronte ne anen tjeter te saj. Por u ngrys kur njohu Kristin, qe s'dinte te hiqte dore. Shtrengoi grushtet, e skermiti dhembet, sepse perpara Meglit s'deshte te bente te paberen, por atij ia kish bere bene qe do ta vriste nese insistonte te lendonte e merziste edhe me kushuriren e tij.'Cf...' c'dreqin deshte aty s'arrinte ta kuptonte, por Kristi s'i la rradhe te fliste. Nese te paren here kish qene i perhumbur e krejtesisht i mposhtur, kete here qendrimi i tij bertiste vendosmeri, e ajo siguria qe kish fituar Landin e bezdiste edhe me, e deshte tja shkermoqte ne te njejten menyre sic ai kish shkermoqur Meglin, shkelqimi i se ciles qe shuar per ti lene vendin erresires.
'Dua te shoh Meglin. Dua te flas me te.' shpalli Kristi, qe s'trembrej prej shikimit te venger e aspak miqesor te Landit. Si trembej merise se tij e forces se grushteve qe pasonin. Ish vetem Megli ajo qe e tmerronte, te biseduarit me te, refuzimi i saj... Ish ajo e vetmja qe mund ta vriste. E
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...