xxiv

1.4K 146 45
                                    

'Faleminderit' pershendeti me ate falenderim Etanin qe e kish shoqeruar per ne aeroportin internacional, ku kish blere te paren bilete per ne Shqiperi, pa e vrare mendjen per oret e gjata te pritjes ne Mynih apo per cmimin qesharak.

'Me e pakta qe mund te beja Meg' iu pergjigj me nje buzeqeshje te dhembshur.

'Po shkoj' foli e kete here hodhi nje hap drejt zones se kontrollit, por Etani nuk e lejoi te ikte pa I rrembyer nje te fundit perqafim.

'Do te kthehesh serisht apo jo?' e pyeti tek e shtrengonte prane vetes trupin e saj hollak. E shihte si motren e tij te vogel, e jo vetem si te fejuaren e mikut te tij me te mire, prandaj dhe dhimbte, ta shihje ashtu – te lenduar e te rraskapitur, sikur te qe gati te dorezohej prej castit ne cast, e serisht, disi serisht ia dilte qe te luftonte.

'Kam punen.' Ish pergjigja e saj. 'Zot, as qe kam marre leje e do te me duhet te sajoj ndonje semundje te paqene' foli shpejte. Kish harruar te mendonte tere arsyjet e tjera qe e lidhnin me Berlinin.

'E rregulloj une' u veteofrua Etani.

'Dhe do te me duhet nje apartament per kur te vi' u kujtua.

'Gje qe rregullohet' shperfilli Etani, qe shpresonte qe disi, ajo serisht do te gjente rrugen drejt Kristit.

'Tek ajo shtepi une nuk shkel me' shpalli Megli qe duke u shkeputur prej tij, shkundte koken e sigurte 'As me intereson qe kam gjera per te marre. Sdua asgje'

'Do flasim edhe per kete, por si fillim, shko ne shtepi. Qetesohu me prinderit e tu' u mundua ti buzeqeshte embel.

'Mire' pohoi ajo.

'Do te te shkruaj. Mos guxo te mos pergjigjesh' sepse deshte qe disi te ruante lidhjet me te, per mos ta lene te zhdukej ne nje vend qe as nuk e njihte. Do te mundohej te zgjidhte meselene e krijuar, sepse qe I sigurte qe Kristi s'ish nje tradhetar, ndonese kjo nuk ndryshonte faktin qe ish sjelle me Meglin si nje gomar.

'Ok' nuk kundershtoi, ndonese skish nder mend ta bente. Ditet ne vijim, qofshin 5, 7 apo 2 jave kish ndermend ti kalonte e shkeputur prej realitetit te dhimbshem ne te cilin ish shnderruar per te Gjermania.

Etanin e pershendeti me nje valevitje te dores, e vetem me telefonin pa bateri, e pasaporten qe shtrengonte nder duar, beri drejt kontrollit te sigurise e me tej te passaportave. Ndihej sa e lire, po aq edhe e burgosur ne ate castin e urryer kur syte e saj kishin ndaluar mbi silueten e Kristit e te brunes ne ate lokal te mallkuar; skene qe perseritej pambarimisht ne mendjen e saj gjate udhetimit disa oresh drejt Tiranes.

Mos valle ish nxituar? Po sikur e tera te kish qene nje keqkuptim sic duket te besonte verberisht Etani? Mendime qe verviteshin ne mendjen e saj, perpara se ti perzinte.
Ajo, tradhetia e supozuar, sishte vecse maja e ajsbergut te poshterimeve qe kish duruar muajt e fundit. Kish tere te drejten per tu larguar mendoi, tere te drejten per te zgjedhur veten pa u ndjere fajtore. Mjaftonte te kujtonte shperfilljet e fjalet e bertitura ironikisht, te kujtonte netet e dehura, ato shperthimet e dhunshme qofte duke flakerur tutje nje kuti formuesesh apo dora e tij qe gjente faqen e saj; netet kur shfrynte brenda trupit te saj tere dufin e tij per ta shtyre tutje pa asnje perqafim, pa asnje fjale te embel.
Durim, I kish kujtuar vetes cdo here, por jo, me nuk mund te duronte. Jo tek ndjente veten te zhytej ne nje perhumbesi ku sdinte me si te ndihej. Ku kish harruar se kush ishte.

I kish dhuruar Kristit muaj, e tani ish koha, qe vetes ti dhuronte disa dite, dite larg katrahures qe po linte pas, por qe serisht smund ta zhvishte prej vetes.

---

Mberriti ne Tirane mengjesin e te nesermes, e ndihej krejtesisht e rraskapitur. Doli prej aeroportit me hapat zvarrites per tu sulmuar prej ajrit te lagesht e mbytes te Tiranes qe prej vitesh kish harruar sec ish dimri. Hipi ne nje taksi e i dha adresen e shtepise pa e zgjatur me tej biseden me shoferin plak. Me koken mbeshtetur ne xhamin e ftohte mendonte sec do tu thoshte – si do te justifikonte kete vizite te pa planifikuar, e se si do te shperfillte tere pyetjet ne lidhje me Kristin qe prinderit e saj do ti drejtonin sepse jo, s'do tu tregonte gjithcka. Ajo Kristin nuk e urrente,keshtuqe sdo ta urrenin as ata.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now