'Cohu, kaqol' hyri duke bertitur ne ate dhomen e tij te hotelit Etani, qe refuzonte te kthehej ne Gjermani, jo pa Kristin e jo me Kristin, sepse ai sipas tij duhet te ishte aty ku ndodhej edhe Megli.
'C'do?' e pyeti thate Kristi qe refuzonte te telefononte familjen e tij, sepse sdeshte ti shpjegonte, sdeshte ti zhgenjente sepse faji qe vetem i tiji - qe Megli sot s'ndodhej me krah tij per ti kujtuar te buzeqeshte.
'Cohu dhe rregullo kte mut lemshi njehere e mire. Boll me ndejte sikur te ka q* jeta.'
'Je nje ndyresire Etan. Thjesht lere kte muhabet' shkundi koken i mposhtur 'Merr a smerr vesh qe sdo te me shohe me me sy?'
'Tani. Tani eshte teper shpejte, jepi kohe, por ama gjendju aty e qendroi prane per ti kujtuar qe ti s'po heq dore'
'Une e dhjeva dhe ajo ka te drejte kur thote qe i kujtoj...'
'Po gjerat qe ke thene ti? Kur i thoje asaj qe te zhdukej e te thyente qafen se nuk e doje me? C'beri ajo?'
'Ishte aty' u pergjigj ngadale.
'Dhe ku je ti tani? Duke u qurravitur per deshtimet e tua ne vend qe te mbledhesh veten e te ftillosh jeten tende'
S'ju pergjigj, por kjo s'pengoi Etanin qe te vazhdonte me leksionet e tij.
'S'do te te shohe sot? S'do doje te te shohe as neser, e ndoshta as pasneser. Por dije qe ska per te ardhur tek ti, jo nese ti si kujton qe je aty per te. E kete here, te jesh vertete aty per te, per mos ta lene te rrezohet ne asnje cast. E lehte s'do jete, do jete nje mut. Mendo erresiren tende per te kuptuar te sajen, e ne vend qe te heqesh dore, skermit dhembet e lufto per Meglin sic ajo beri per ty'
Kristi serisht s'ju pergjigj, sepse Etani kish te drejte. Ne gjithcka.
'E di qe ta shpif ta degjosh, por e meritoje plak.'
'Ajo jo' kundershtoi kete here Kristi.
'Jo, ajo jo. Ajo meritonte dike me te mire, dike me te forte. Dike per mos tu dorezuar para deshtimit te pare, e thone qe jeta te tilla pengesa ka plot'
'Jam egoist qe e dua serisht prane vetes? Jam egoist qe dua te jem aty per te, ndonese e di qe ajo meriton shume me shume?'
'Jo plak, je thjesht i dashuruar' i gjuajti supeve, duke harruar qe tjetri ende ndjente dhimbje kudo ne trupin e tij - mavijosjet ende te dukshme ne fytyren e tij.
'Koke e kembe' pranoi sic kish bere gjithnje, edhe kur fe tere e tallnin qe kish lene trurin pas nje femre kur bota kish plot te tilla, sepse askush s'arrinte te kuptonte qe Megli s'ishte si te tjerat e te tjera si Megli nuk kish.
'E takova sot' rrefeu Etani. 'Ne spital'
'Si ishte?' ngriti syte i etur per te ditur me shume.
'Dukej e qete.'
'Cfare te tha?'
'S'tha shume.'
'Dreqin Etan, nxirri' iu hakerrye.
'Qe do mendohet rreth gjithckaje e qe nje dite do jete gati te bisedoje me ty, qetesisht. E ate dite, ti miku, duhet ta degjosh e ti premtosh me heshtje qe do jesh aty per te.'
'E tha?' Buzeqeshi pak e syte i shkelqyen me shpresen e vendosur aty prej fjaleve te Etanit.
'Ma premtoi' e siguroi Etani, perpara se ne xhepin e xhaketes se lehte te gerrmonte per te gjetur unazen qe Megli e kish detyruar ta merrte. E ai e kish bere, sepse ndoshta ai gur i pajete do i falte nje qellim ekzistences se thate te Kristit ku endej si nje shpirt ivdekur.
'Me dha dhe kete' tregoi unazen perpara Kristit. Diamant i shkelqyeshem qe vodhi driten e sapo ndezur te shpreses ne to.
Shihte i hutuar mikun, fjalet e se cilit s'perkonin me ate zgjedhje te Meglit. Nese do mendohej, nese kish nje shans qe ajo te kthehej tek ai, pse duhet te dorezonte aq lehtesisht ate simbol te dashurise q dikur kishin ndare me njeri tjetrin - dashuri, qe Kristi e dinte, te dy vazhdonin ta ndjenin.
Sepse jeta mund te godiste e testonte ndjenjat, te vidhte e te ushqehej me to, por serisht sja kish dale ta thyente ate qe dikur i lidhte me njeri tjetrin e kete Kristi e ndjente. E ndjente ne zemren e vrare qe vazhdonte rrihte vetem per Meglin.'Po...'
'Mos sterlexo pas nje zgjedhjehe te saj te castit. Ia plotesova ate teke, s'desha te nervozohej, deshta te ndihej me e qete e nese te merrja prej saj kete unaze e ndihmonte disi, skisha pse e kundershtoja. Ajo serisht me premtoi qe do mendohet, e ti do me premtosh tani qe s'do dorezohesh'
'S'do dorezohem' perseriti Kristi.
'Jepi, premtoje.' E nxito Etani. 'Premtoje' e shtyu serisht.
'Do ia premtoj Meglit. Do i premtoj...' peshperiti.
'Atehere merre' la unazen bri Kristit 'Merre per tja rikthyer serisht, ti'
'Pse po e ben kete Etan?' pyeti mikun e tij, te cilit i ish aq shume mirenjohes.
'Ta thashe njehere me duket. S'dua tju shoh te lenduar e larg njeri tjetrit kur e di, kur e kam pare, se sa te lumtur jeni bashke'
'Faleminderit' e falenderoi, ndoshta per te paren here qe prej dites kur e kish falenderuar per te rrahuren qe vete kish kerkuar.
'Me falendero kur ta kesh ftilluar kete mesele' i shkeli syrin 'megjithese, megjithese tani qe e mendoj, do te te duhet te me falenderosh sepse do te te them se ku mund te gjesh Meglin'
'Cf...'
'E ndoqe nga pas kur doli nga spitali me ate shokun e vet. Na foton' nxorri telefonin e tij 'se emrat e rrugeve tuaja une ti lexoj sdi hic'
'C'u be me 'jepi kohe'?' E pyeti Kristi me vetullen e ngritur.
'Se them gjera te zgjuara do te thote qe ti sduhet te besh budalleqe' e serisht i shkeli syrin. 'Shko fito ndjesen e saj, e me pas lufto per dashurine'
'Zot, flet si ato palloshat e filmave qe zgjidhin konfliktet me disa fjale te mencura' shkundi koken Kristi, pakez me i cliret.
U ngrit, sepse s'do te priste aspak. Koha ish e cmuar, e larg saj sdeshte te jetonte nje dite me shume...Do ta meritoj, i mbushte mendjen vetes. Do te shpenzoj cdo dite, do ti perkushtoj cdo ore e do ti dhuroj cdo minute vetem lumturise se Meglit...
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...