xxiii

1.5K 157 56
                                    

Mbante ne dore revisten, ne kopertinen e se ciles qe stampuar e madhe fotoja e Kristit krah nje tjeter femre teksa dilnin prej nje lokali nate. S'e leshonte, sic nuk ngrinte syte prej atij titulli pompoz per te veshtruar Etanin qe qendronte ulur perballe saj ne kafenene e vogel te lagjes.

'S'eshte ashtu sic duket. Prandaj desha te ta tregoja vete I pari' perseriti serisht tjetri. Kish qene Etani qe Meglin e kish therritur per nje kafe, per te zgjatur pak me vone drejt saj revisten e mallkuar, qe kish dale ne shtyp ate mengjes.

'As qe do ta kisha pare nese sdo ishte per ty. S'I lexoj kurre keto budalleqe, as ne internet' shkundi koken. Ndoshta duhet te fillonte ta bente. Ndoshta ne tere sajesat e gazetareve te paafte , kish edhe pakez te verteta.

'Ishim bashke ate mbremje. As qe I foli dy fjale asaj bimbes. Por ti e di se si jane gazetaret. Se si I shtremberojne gjerat per te shitur disa kopje me shume. E tragjedia e dikujt eshte terheqese per masen. E perdorin per te...'

'E di si jane' e nderpreu Megli.

'I tha qe jam I fejuar. Ia thote te terave qe provojne ti afrohen. Nuk te mohon ne asnje cast' foli ngadale dhe perzemersisht Etani.

'E ben, kur jemi bashke. Kur jemi bashke sigurohet te sillet sikur une nuk ekzistoj. Po me mbushet mendja qe ndoshta me urren vertete' pranoi per te paren here me zerin e keputur e tere dhimbje. Ndihej e lodhur, e pafuqishme per te vazhduar te priste rikthimin e Kristit. Ndihej e rraskapitur, e qe prej mbremjes ne te cilen kish qare ne krahet e tij, s'ish munduar me ti afrohej, ti fliste. S'kish pritur me per te zgjuar, e doemos s'kish pretenduar se cdo gje mes tyre ish mire, se do te behej mire. E ndjente, gjithcka ish krisur e rrezikonte te thyhej nese ajo nuk vazhdonte te duronte. Por edhe sa?

'Te do ende. Por mendon se nuk e meriton. Mendon se ska asgje per te te dhene dhe se... Thjeshte eshte zhytyr ca si thelle ne kete deshperimin e tij per te pare qarte'

'Ka nje menyre te bukur per ta treguar ama. Qe me do' psheretiu Megli, ndonese para Etanit skish dashur te thyhet. S'deshte ti linte te shihte copezat e shkerrmoqura te zemres se saj qe kishin vdekur kur dora e Kristit kish cikur, jo ledhatuese, fytyren e saj. Instinktivisht, preku faqen e majte, e menjehere u fsheh. S'kish asnje shenje aty, asgje qe te tradhetonte heshtjen e saj, por ndoshta Etani ish nje nuhates I mire, sepse ai menjehere foli, kete here me vetullat e mbledhura e syte e picerruar, si te qe nervoz, ndaj Kristit qe me nuk po provonte ta justifikonte.

'Cfare ka ndodhur mes jush?' pyeti vrenjtur.

'Asgje. S'ndodh asgje mes nesh. As qe flasim me' u pergjigj shpejte Megli.

'Te ka... ' ndoshta do ta kish pyetur ne I kish gjuajtur, e ndoshta ndonje tjeter pyetje I vertitej mendjes se tij, por Megli e nderpreu duke mos I lene rradhe te fliste.

'Te thashe, asgje' tha prerazi.

'Ndoshta po duron me shume sec duhet Meg' u mbeshtet ne karrigen e drunjte, me krahet e kryqezuar perpara vetes, tek thoshte mendueshem e sy permbysur ato fjale.

'S'eshte e para here qe e degjoj kete' I la te kuptohej 'Edhe psikologia qe supozohet duhet te ishte terapistja e Kristit me tha pak a shume te njejten gje. Nuk u duka me ne kliniken e saj'

'Sepse ste pelqen te degjosh ate qe mund te jete e verteta?' e shtyu Etani, syte e se cilit qene fiksuar mbi cepin e revistes qe Megli vazhdonte te shtrengonte nder duar.

'Po me thua edhe ti qe te heq dore prej Kristit? Tani, tani qe ai ka nevoje qe une, qe ti, ne ti gjendemi me prane se kurre?'

'Ti e di qe ai s'na do aty' vazhdoi Etani, qe ndoshta ndihej I lodhur si edhe vete ajo.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now