xxxii

1.5K 153 41
                                    

Rreth Kristit s'kishin folur aspak - nje marreveshtje e heshtur mes tyre per mos ta permendur fare emrin e tij. Por ama Megli i kish kerkuar qe ti tregonte per ate xhiron ne komisariat e Landi aq kish dashur.

'Polica trapa' shfryu ende pak nervoz.

'Gjuhen Land' i kujtoi Megli. Ish lodhur se degjuari fjale te piseta gjithandej. Ish lodhur prej harbutesise e ashpersise se panevojshme te njerezve. Ish lodhur e zhgenjyer edhe prej dashurise - lodhur prej gjithckaje, ja c'ishte.

'M'doli nje shoku Xheles aty dhe me mbaroi pune' iu referua te atit.

'Ia hodhe paq me nje fjalen'

'Donin me me mbajt ter naten aty. Edhe neser tr...' nisi te shante serisht, por kete here u permbajt, e pak me i qete foli serisht 'Ndihem i qete tani qe jam ketu'

U rehatua ne karrigen e vogel, e mbeshteti koken ne nje batanije qe po paloste prej minutash te tera per ta perdorur si nje jastek te sajuar.

'S'ke pse flen ketu. Hajde me merr neser kur te dal'

'As qe behet fjale. Pastaj sdo me kishte zen gjumi nese sdo isha ketu gjithsesi'

'Faleminderit Land.' I buzeqeshi Megli kete here. 'Dhe...'

Por tjetri i lexoi mendjen sepse e nderpreu per ta qetesuar teksa i thoshte qe prinderve te saj u kish thene qe ishin bashke me disa miq te tijet.

'Por smund ti genjesh gjate' i kujtoi, perpara se te mbyllte syte e lodhur.
Gjumi zuri shpejte edhe Meglin, qe u zgjua vetem kur infermieret filluan te shetitnin dhomave per te vendosur ato mjekimet e mengjesit. Atehere u ftillua dhe Landi, qe mengjeseve s'para shquhej per zgjursi e durim, ndonese durimi ish nje prej atyre virtyteve qe kahere s'e zotonte aspak.

'Do dal sot' i tha Megli infermieres se moshur.

'Del, s'del s'di une. Kartela thote te te bej antibiotikun, une do ta bej. Ti pastaj sqarohu vet e bej cte duash' Foli serte dhe e lodhur tjetra.

'Ej, mos i flit ashtu. Dini respekt ju a duhet me ju fut xhetonat 10mijlekshe neper xhepa?' Shpertheu Landi. Infermierja shfryu, e ate shiringen e nguli fort ne shishen e serumit qe lidhi me vigonin e Meglit perpara se te dilte pa pershendetur aspak.

'Mirupafshim o...' bertiti Landi pas saj.

'O cakmak' e ngacmoi Megli e qeshi lehtesisht.

'Ika te kap doktoreshen sa te vi, para se te fillojne serine e kafeve kto' shtremberoi fytyren.

'Vetem mos vrit kend aman' i kerkoi me shaka Megli.

'Vetem njerin' shtoi Landi tek dilte prej dhomes se ngushte. Kristin, mendoi per te paren here per te. Gjithmone ndodhte keshtu - dicka qe e rikthente ne mendjen e saj, prej ku s'mund ta perzint me gjate tere dites. Pa unazen e rene mbi dysheme dhe ngadale u perkul per ta ngritur. E vendosi mbi komodinen e vogel sepse ne gishtin e saj ajo unaze rendonte me tere peshen e dhimbjes. S'do ta vinte me kurre, mendoi perpara se te vazhdonte te mblidhte ato pak gjera qe Landi kish sjelle per te ne canten e vogel te shpines. Do te largohej e s'kish si te ndihej me... u mendua, sepse lumturi sdinte ne do mund te ndjente me; sikurse dhe qetesia per Meglin tashme ish nje kujtim i larget.
E cliret perfundoi me veten, e lire prej mureve te mykura te spitalit, ku dhimbja e humbjes ish edhe me mbytese.

Dera kerrciki fort, nje sinjal qe dikush hynte e Megli u kthye menjehere, gati per tu perballur me Landin qe ndoshta shfrynte e skermitej sic bente gjithmone.
Por ishte Etani qe e shihte, sikur ende te mos besonte qe ajo ndodhej aty.

'E paske marre vesh edhe ti.' Peshperiti me vete Megli qe mikun e saj te vetem skish pse ta perzinte, ndonese ndjente qe edhe ai i perkiste nje kapitulli te vjeter, nje kapitulli qe deshte te mbyllte.

'Me vjen keq Megli. Shume, shume keq' nuk priti qe ajo te thoshte dicka perpara se ta surprizonte me nje perqafim vellazeror, qe aq shume i ngjante atyre te Landit.

'Edhe mua. Edhe mua' belbezoi teksa dorezohej, sepse sdeshte me te shtirej. U shkeput prej Etanit per tu ulur ne krevatin me sustat e zhurmshme.

'Ta kam thene ndonjehere sa te admiroj per forcen e miresine qe gjithnje rrezaton?' foli Etani, qe s'provoi te ulej prane saj. Qendronte karshi Meglit qe e shihte me syte e medhenj e te frikesuar. 'Duhet te kesh kaluar nje ferr te vertete, e serisht je... je ti.'

'S'jam....' sjam une u mat te thoshte. 'S'jam e forte' peshperiti. 'Ndihem e... ndihem shume keq'

'Do kishe qene nje mama e mrekullueshme. Do te jesh nje mama e mrekullueshme nje dite' i buzeqeshi, si te qe duke i premtuar qe nje dite vertete do te ishte.

'Ti cne ketu?' E pyeti kete here Megli.

'Duhet ti fuste dikush nje shkelm prapanices atij qe e di vete ti, dhe te sigurohej qe te ishte aty per ti futur shume te tjere nese i shkonte neper mend te katranoste serisht dicka. Por pastaj, nga ta dija une qe shkelma e grushte ketu e pritnin plot' beri shaka Etani.

'S'dua... sdua te flasim per te'

'S'do ta bejme. Jo tani. Merr kohen tende, merr shume kohe. Tere kohen qe do te te nevojitet per te qene gati te perballesh me Kristin'

'E beme. Mbreme' i kujtoi sepse ish e sigurte qe Etani e dinte.

'Ajo qe bete mbreme ishte nje shfryrje nervash, dhe mese e nevojshme me beso. Por dikur, shpejte a larg qofte, duhet te flisni si dy te rritur. Qofte edhe per te thene mirupafshim'

'Sa me sikletos kur ben te zgjurin. Me duket sikur nuk te shkon'

'Pranoje, une jam nje gjeni' i shkeli syrin.

Landi zgjodhi ate cast te mbinte prej hicit, e sic i shkonte per shtat menjehere u hodh ne sulm me ate fytyren e vrenjtur me te cilen ftonte cdo kend.

'Duhet ta rraf dhe kte tani?' Pyeti me vetullen e ngritur.

'Ncuq, eshte nje shok' i sqaroi Megli perpara se ti prezantonte me njeri tjetrin e Landi e mati me syte skeptike perpara se te rrudhte buzet.

'Vandami ky?' pyeti Etani ne Gjermanisht perpara se te qeshte.

'Cka qe zgerdhihet ky?' Vazhdoi Landi me serine e tij te pyetjeve.

'Po thote qe i ngjan Vin Dieselit, pervec flokeve qe i ke me shumice' sajoi Megli.

'Ja tregoj une Vinin atij' shfryu Landi, e njekohesisht Etani Meglin e shihte dyshues

'Cfare i the qe po me sheh sikur do te vrase? Me beso, e pashe se cmund te beje grushti tij. Sdua kocka te thyera, jo faleminderit' ngriti duart i dorezuar perpara vetes.

'E ka shfryre tere dufin. Tani fryhet kot si gjel' e siguroi Megli.

'Me kte gjermanishten na hengret' u ankua njekohesisht Landi, qe i bezdisur u leshua ne karrigen e thyer, e per pak desh perfundoi mbi dyshemene e piset.

'Karma' nepedhembi Etani qe tjetri mos ta degjonte e hodhi nje hap drejt deres.

'Me premto?' i kerkoi Meglit duke iu referuar bisedes se tyre te meparshme.

'Do mendohem' ia ktheu ajo e ai buzeqeshi i kenaqur. Por kur po hapte deren e c'centruar, drita u perplas mbi diamantin qe Meglit i verbonte arsyjen, prandaj unazen e preku mes gishtave te holle.

'Etan, prit' i kerkoi, e kur ai u kthye drejt saj, e zgjati per ta leshuar ne doren e hapur te Etanit.

'Sapo the qe do mendohesh' pyeti i hutuar ai.

'Mendoj me mire pa ate...' pranoi kokeulur dobesine e saj.

'Kam besim tek ti. Shume besim qe do besh gjene e duhur' i buzeqeshi dhembshurisht.

Me duket sikur di vetem te gaboj deshi tia kthente por vetem pohoi. Besimi thyhej aq lehtesisht... kish nje shembull - besimin e saj prej te marre per te besuar ne enderra te vrara prej realitetit, deri ne fund. Deri kur i pashpirt, realiteti vrau edhe ate.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now