Si cdo mbremje, gjumi e kish zene, tek priste per Kristin. Qe e kote, dhe e dinte edhe vete. Sepse edhe nese ai vendoste te dukej, nese nuk perfundonte ne shtepine e Etanit ose ndonje tjeter miku, me Meglin nuk shkembente asnje fjale – asgje, perpos atyre shikimeve te ftohta e neveritese, sikur te bezdisej prej pranise se saj aty. Por ajo vazhdonte priste, ashtu e mbledhur kruspull ne kolltukun e vogel qe ish shnderruar ne cepin e saj. Ishte aty per Kristin, per ta ndihmuar, vetem nese ai do te pranonte doren e saj te zgjatur.
'Ende ketu' shfryu nje pasdite, kur ajo u mundua ti fliste ne nje prej te paktave here kur nder duart e tij s'kishte nje shishe alkoli te qelbur.
'Cdo te thuash?' e pyeti, e frikesuar, e me zemren qe rrihte fort. Por ai nuk iu pergjigj, e vetem u largua duke perplasur deren fort pas vetes per ta braktisur serisht ne ate dreq apartamenti qe s'ish I saj.
C'bej ende ketu? Sa e sa here vetes I kish beret e njejten pyetje e gjithnje pergjigja qe e njejte – qendronte aty per Kristin qe nuk mund ta braktiste, qendronte aty per ate dashurine e tyre qe ende ekzistonte thelle ne zemren e tij te thyer. Luante me unazen, ate diamantine e vogel, simbol i nje premtimi prej kohesh te harruar.
Do te te bej te buzeqeshesh, i kish thene sa e sa here, por Megli nuk buzeqeshte me. Asnje lot i yti sdo jete prej meje, por cdo pikez e kripur qe derdhej prej syve te saj ish per Kristin.Premtime te thyera, mendoi, por serisht qendronte, sepse jo, sdo te thyente edhe te fundit gje qe i mbante bashke – dashurine qe Kristi kish vendosur ta varroste thelle ne deshperimin e tij.
Me ftohtesine e tij ish mesuar disi, e me pershtypje nuk i benin ato mengjeset e qeta ne te cilat nuk shkembenin asnje fjale. Pershtypje nuk i benin as netet e gjata ne te cilat aq shume i mungonte ngrohtesia e tij. Ish e habitshme sa thjeshte dikush mund te mesohej me ate qe dikur kish qene thuajse e sigurte qe smund ta kaperdinte dot.
Ishte mesuar edhe me ato netet ne te cilat ai terhiqte trupin e saj mbi te tijin per ta mberthyer fort mesin e saj, aq fort sa ish thuajse e dhimbshme por Megli me nuk renkonte, nuk ankohej, sepse ato pak caste te shfrenuara instinktesh animaliste, kishin qene e vetmja gje qe ndanin me njeri tjetrin se fundmi. Ish mesuar edhe se ndjeri e perdorur, aq sa tashme qe duart e tij s'preknin me kurre trupin e saj, ato kontakte i mungonin. E ato pyetjet torturuese, ne ai shfrynte mbi ndonje tjeter, mundonin mendjen e saj te lodhur, duke ushqyer ate xhelozine qe ajo kurre me pare nuk kish ndjere.Ish e habitshme vetmia mendonte edhe ate mbremje tek lante enet e pakta me te cilat kish gatuar dicka per veten; dicka edhe per Kristin sic bente cdo mbremje ndonese ai ushqim mbetej i paprekur.
Ish e habitshme vetmia, sepse ne te, ndihej aq e huaj. E huaj ne mendimet e saj, e huaj ne ate cka ndjente. Mbathja, uleriste nje copez e lodhur e vetes,por Megli ate ze s'do ta degjonte kurre. Sepse do te duronte – deri ne fund, deri kur Kristi te zgjohej per te qene serisht i saj. Kjo ishte dashuria... Durimi, perkushtimi I plote ndaj dikujt e jo vetem ato castet e embela e te mbushura me buzeqeshje qe kishin ndare dikur. Jo, dashuria e tyre nuk kish mbaruar castin kur Kristi kish vendosur ti dorezohej dhimbjes se humbjes. Dashurite nuk mund te vdisnin ashtu...Dashurite nuk vdisnin ne injorim, e as nen peshen e nje shurplake te shkujdesur. Dashurite vdisnin me shpirterat, e i saji qe ende i gjalle, ende i forte per te vazhduar perpara, per te duruar... Por edhe sa?!
Edhe sa, pyeste edhe ai. Edhe sa mengjese ajo do te ish aty per ta veshtruar me syte e saj qe nuk dinin te zhvishnin shpresen. Edhe sa mbremje do ta priste me po te njejtin shikim, ndonese mendja e tij e turbulluar prej alkolit darkave sqe e afte te arsyetonte. E kur zgjohej, perpos dhimbjes me te cilen ish mesuar, ish pyetja sec kish ndodhur nje nate me pare qe e perndiqte. Ish sjelle ashper, sic kish vendosur te bente per ta cliruar Meglin prej fantazmes se nje dashurie qe me nuk mund te ekzistonte, apo i ish dorezuar deshires qe ndjente per prekjen e saj nje te fundit here.
S'kujtonte, por lexonte tiparet e saj. Nese ajo shnderriste, ish sepse ai i kish lene te shihte permes vrajave ate copez se zemres se tij qe perqafonte shpresen, per mos te lejuar pjesezat e kalbura te shpirtit te tij ta gllaberonin. E nese Megli fshihej, ulte syte e skuqur prej loteve qe ai kish mbjelle aty, atehere kish qene i serte me te vetmin person qe nuk meritonte asgje perpos perkedhelive – perkedhelive qe duhet te pranonte ti merrte prej dikujt tjeter.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...