'Shko me mire' i kishte kerkuar Landit, por tjetri, i vendosur per te kaluar tere naten krah saj, as qe kish luajtur prej vendit.
'Land, shko se cke cben me shume. Do fle dhe une' e kishte siguruar, por ai serisht s'kish dashur te largohej per ta lene vetem.
'Po c'pune te prish nese rri ketu' ia kish prere shkurt.
'Por as nuk zgjidh gje. S'dua te strapacohesh kot'
'Boll mendove per tere te tjeret o Meg' ia ktheu, i vendosur per te kaluar mbremjen me te.
'Mire atehere, me ndihmo te cohem pak' i kerkoi Megli e ai menjehere u gjend prane saj.
'Ku po shkon?' e pyeti i alarmuar kur Megli beri drejt deres.
'Te eci pak ne korridor, dhe ne tualet.' iu pergjigj, e menjehere Landi iu vu nga pas. 'Vetem Land. Me ler te pakten pak fare vetem' iu lut.
'Mire' pranoi turivarur tjetri 'Po iki te marr nje kafe ktu perballe atehere. Do gje ti?'
'Ndonje caj do e desha po sdi ca me lejohet e ca jo' mblodhi supet.
'He se pyes une'
'Eshte thuajse mesi nates. Ske per te zgjuar spitalin prej gjumit per te pyetur' i kujtoi Megli.
'Se mos jane ketu per te fjetur ato te rojes' shtremberoi fytyren Landi qe aq deshte perpara se te merrte serisht zjarr.
'Mire, mire tritol. Shko tani' u mundua ti buzeqeshte per ta siguruar qe ishte mire, qe do te ishte mire per pak minutat qe do te qendronte pa te, por serisht Landi u largua turivarur e tere pertese. S'do ta kishte bere nese ajo sdo ia kish kerkuar me ngulm. Fundja dhe kafen mund ta blinte ne nje nga ato makinerite e ndryshkura te spitalit, ose fundja tja bente ndonjera prej infermiereve ndonje kafe turke te trashe, se kafe pinin tere kohes e punes i linin shendene.
Gjithsesi, perfundoi jashte spitalit, aty ne trotuarin e gjere te bulevardit, ku disa familjare pritnin per lajmin e ndonje lindjeje. Nje dreq kafeje hapur do ta gjente, skermitej, pasi pa qe dhe ajo MonCheri qe premtonte sherbim 24oresh kish ulur qepenin, e mbledhur pirg karriget mbi njera tjetren. Tek mendohej, nxorri edhe nje cigare sepse kish shume pa pire. S'ish nga ato duhanpiresit e rregjur, por ndonjehere i pelqente ta ndizte. I dukej sikur cigarja e qetesonte vertete, ndonese asgje smund ti zhdukte ato shperthimet e tij te merise. Gjaknxehte ishte, e pranonte, sic pranonte edhe qe ndonjehere ngutej duke mos bere zgjedhjet me te zgjuara.
Por kur njohu te fundit person qe deshte te shihte tek nxitonte drejt spitalit, as u mendua dyhere perpara se te turrej drejt tij. As pendohej per grushtin qe i ngjeshi surratmutit kundrejt se cilit vlonte tere meria e zemerimi i tij.
Po, njohu Kristin , qe i shperfytyruar kalonte rrugen. Me mjekren e dukshme, e me floket e harruar pakrehur si ngjante aspak bukuroshit qe nxirrnin e lakmonin revistat si nje talent futbollistik e si nje beqar te famshem. Por as pamja e tij mjerane, e ajo cehrrja e pervuajtur s'fitonin dot dhembshurine e Landit qe Kristin e urrente me se shumti.
Dhe po, ndaloi perpara tij, ne mesin e rruges ku mbremjeve makinat qe kalonin qene te pakta, e pa vrare mendjen qe kish njerez verdalle qe u kthyen drejt tyre, pa menduar asgje, i gjuajti fort, teper fort.
'C'mutin do ketu shkerdhate?' i uleriti, perpara se ti gjuante serisht, edhe me fort. Por s'kish te ngopur, s'kish te ngopur se ndeshkuari maskarain qe i kish lenduar me te shtrenjtin njeri ne jete. Ndoshta sdo te kenaqej as nese e vriste sepse muti meritonte te vuante shume, shume me shume.
'Te thashe qe do te te vrisja nese me del perpara' iu hakerrye, kete here teksa mberthente jaken e pulovres polo te Kristit per ta shkundur fort 'Te jam betuar qe do te te vras e sme plas fare' serisht i gjuajti fort. E tjetri grushtet e Landit i mirkpriste pa iu kundervene, pa iu kunderpergjigjur ndonese fare thjeshte mund te kish luftuar edhe ai. I mirkpriste sepse e dinte qe i meritonte, aq e shume me shume.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...