'Jo nga dritarja, jo nga dritarja' I ish lutur punonjeses se aeroportit qe ne kompjuter kerkonte per ti caktuar nje prej vendeve te avionit. E kish pare me vetullen e ngritur dyshimte.
'Te tere me kerkojne dritaren' kish komentuar ajo, qe me pertese I kish zgjatur bileten pak caste me vone.
Gjeti sedilen B ne rreshtin e tete, mes dy sedilesh te tjera po aq te ngushta. Askush s'qe ulur ende aty, por s'mund te priste ne kembe, prandaj zuri vend ne mes.
Shihte njerezit qe hynin rresht pas njeri tjetrit. Pa edhe jashte dritares se kursyer, ato punonjesit veshur me jeleket portokalli qe hidhnin valixhet e pasagjereve si te qene thase leckash.
'Jam aty' degjoi zerin e ashper te nje burri qe kish ndaluar krah saj.
'Me fal' kerkoi ndjese e menjehere u ngrit per ti lejuar burrit trupmadh te ulej ne sedilen ngjitur me dritaren. Uli menjehere ate grilen e plastikte. Sic dukej e kish ndare mendjen te flinte. E pa te lidhte ate rripin e cuditshem te sigurimit e me pas te mbeshteste koken ne plastiken e piset, duke shperfillur krejtesisht Meglin qe shihte nga ai.
Kerkoi pas vetes pjeset e rripit te sigurimit, u mundua me kot te zbulonte se si ngushtohej, por qe e kote. Ish mese e sigurte qe do ishte dicka e thjeshte – fundja deshtonte gjithnje ne gjera te tilla. Merrej akoma me zbulimin e saj, kur te njejtat te qeshura jo fort te kendshme pushtuan avionin. I njejti grup djemsh kishin ndaluar perpara stjuardeses. Njeri prej tyre I fliste gruas fytyrevrenjtur ne gjermanisht e shenjestronte me kembe e me duar dicka.'Ecni ne vendet tuaja' i fliste po ne gjermanisht ajo por dukej se djemte dinin vec te qeshnin.
I ndoqi me bisht te syrit disa prej tyre tek ecen krah saj, pa patur mendjen te vinte re djalin qe u ul ne krahun e majte te Meglit.
I njejti qe ish penguar me pare tek ajo. U mjaftua me nje shikim te vjedhur, e vazhdoi te merrej me rripin si te qe e vetmja gje ne bote.'Te dashur pasagjere, ju njoftojne qe fluturimi Lufthansa L05A drejt Mynihut eshte gati per nisje. Ju lutemi te kontrolloni valixhet ne kompartimentet siper jush e te lidhni rripin e sigurimit...'
'Dreq' shfryu me veten, sepse asaj vegle te cuditshme s'arrinte ti jepte dum.
'Eshte e thjeshte ta lidhesh.' Komentoi djali qe ngerdheshej shemtuar.
'E kam lidhur. Por, spo mundem ta ngushtoj. Shife, ketu nuk mund ta nxjerr prej kesaj...' nisi te shpjegonte.
'Po e komplikon shume' qeshi ai e me nje levizje te shkathet perzuri duart e saj te paditura prej rripit qe aq thjeshte e shtrengoi per te 'Vetem terhiqet. Kaq' perplasi duart.
'E c'dreq rripi eshte ky.' Protestoi serisht nen ze Megli.
'Sigurimi thone'
'Doemos qe njerezit vdesin ne raste aksidentesh. Ky smban asgje' komentoi por vemendjen e djalit e kishin terhequr ato shoket e tij qe nga mbrapa therrisnin Kristi. Duhet te quhej keshtu, sepse u kthye drejt tyre e nisi te ngacmohej me njerin, qe sic dukej ish kaperdisur per shtate pale qejfe mes dy vajzash adoleshente, dhe para tyre bente interesantin.
'Beso, vej syzet lal' I foli Kristi, e te tere ia plasen serisht te qeshurit.
Megli shfryu me veten. S'dinte si do te mund ti duronte nese ata gjate tere rruges do te vazhdonin keshtu. E thjeshte, s'do ta bente.
Sepse kur avioni I rende nisi te levizte, te ecte aq shpejte ne piste, te ngrihej duke krijuar ate ndjenjen e zbrazetise brenda saj, mbertheu ndaresen e sedileve te tyre dhe buzeve te saj i shpetoi nje lutje e frikesuar 'Te lutem boll'
Dhe djali e kish degjuar, sepse menjehere u kthye nga ajo. Dhe e dini c'beri? Qeshi, sic kish ore qe bente me shoket e tij te harbuar, per shaka te ndryshme perverse.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...