viii

2K 171 34
                                    


Cfare po ben shoqja ime e preferuar? Ose me shume si shoqja ime e vetme'

Lexoi mesazhin e Kristit tek qendronte ulur ne kafene e vogel prane zyrave te kompanise ku ajo punonte – tashme qe kish nje diplome, e punesuar me orar te plote.

'Ora e kafes' iu pergjigj, me ate buzeqeshjen qe ndriconte fytyren e saj sa here nje mesazh prej tij mbinte ne ekranin e telefonit te saj.

'E dija. Prandaj edhe te shkruajta tani.Jam axhenda jote personale.' Iu pergjigj shpejte ai.

'A s'duhet te ishe ne stervitje ti?' e pyeti, sepse dinte te njejtat gjera per te. Kishin muaj, thuajse nje vit qe shoqeroheshin me njeri tjetrin, e ne asnje moment ai s'kish provuar ta sikletoste sic bente me pare me ate shikimin e tij zhbirilues, ndonese vazhdonte te hidhte ato komentet e tij teper te clireta lart e poshte e kur Megli ngrysej, teper e turperuar per ti kthyer nje pergjigje, e teper e kompleksuar per tja mbyllur gojen me ndonje pergjigje te se njejtes natyre, ai menjehere I kerkonte ndjese e shpjegonte qe arsyeja pse e bente ishte sepse donte qe shoqja e tij e ngushte te mos ish aq e ngurte ndaj jetes. E komente te tilla Meglin nuk e merzitnin, sepse e dinte qe ishin te verteta. Ish frika qe e bente te ngurronte, dhe ngurrimi qe e shtynte qe plot here te kembengulte qe me Kristin ishin vetem shoke e qe sdo ishin me shume sepse ai ishte acarues e ato nuk do zgjatnin me shume se nje jave.

'Provoje ti njehere' e kishte ngacmuar Kristi njepasdite.

'E kane provuar te tjera per mua dhe lidhja me e gjate ishte cfare, 1 muaj?'

'E di. E tmerrshme' u tall ai ndonese Meglit ne ate cast kish dashur ti thoshte qe arsyeja pse asgje nuk zgjaste ishte sepse asnje prej atyre femrave nuk ishte ajo. Dhe se fundmi gjente veten shpesh te kerkonte copeza te Meglit ne tere vajzat me te cilat shoqerohej rendomte, apo edhe te mendonte per shoqen e tij te ngushte teksa ndonje tjeter e provokonte e ftonte haptazi per dicka me shume.

'Jo pas nje fitoreje' erdhi pak me vone mesazhi I Kristit.

'Urime' e uroi.

'Prape nuk e pe ndeshjen?' pyeti ai ndonese e dinte pergjigjen e Meglit qe kurre nuk shihte asgje, e nuk merzitej ndonese krenar genjente e thoshte qe ajo ishte tifozja e tij numer nje.

'Ncuq. Isha ne pune'

'Justifikime. Sdo ta kishe pare edhe sikur te kishe qene gjeja e vetme per te bere ne nje bote post-apokaliptike'

'Paske mesuar fjale te re' e ngacmoi e qeshi kur ai u pergjigj me ate fjalen qe dikur kish shpallur sit e tyren.

'Impresionuese e di'

'Dukesh e lumtur?' kete here nuk ishte nje mesazh, por Robi qe erdhi te ulej krah saj ne banakun e larte.

'Ckemi Rob?' e pershendeti tjetrin miqesisht e serisht uli syte mbi ekranin e telefonit. S'kish ndonje mesazh te ri prej Kristit. Vendosi qe ishte e pakendshme te perhumbej ne telefon, kur Robi qendronte krah saj, ai qe gjithnje e kish perkrahur ne pune e kish qene I sjellshem ne cdo rast. Edhe ai qe shoku I saj mendoi.

'Mire pasi te pi kafen' u pergjigj ai dhe kamarierit I porositi nje prej atyre dopioekspreseve qe pinte gjithnje.

'I kafeinizuar' e talli Megli e tjetri buzeqeshi perzemersisht. Ndjeu telefonin qe vibroi mbi tavoline e kur ajo nuk I kushtoi aspak vemendje, serisht.

'Qenke shume e kerkuar' komentoi tjetri, qe kish nisur te tregonte dicka.

'Ska gje. Mund te prese' e vazhdoi ta degjonte ate rrefimin e nje pasditeje ne nje qyteze pak jashte Berlinit.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now