xxviii

1.4K 153 128
                                    

'Megl' peshperiti emrin e saj me te vendosur telefonin prane veshit, por sish zeri i embel e sherues i saj ai qe uleriste ne anen tjeter te telefonit. Nje mashkull, Landi, mendoi teksa mundohej te kuptonte cdeshte ti thoshte mes te sharash, mallkimesh. Fjale qe ai i peshtynte pa pendese, pa i lene rradhe Kristit te fliste.

'Cope muti, do... do te te vras.... ne me dalsh perpara... do te te mbys. Do te te mbys me keto dy duar e sdo me dhimbshesh aspak' vazhdonte mallkonte, kercenonte tjetri.

Megli duhet ti kish treguar , gjithcka... Mbylli syte, dhe tjetrin e la ta sulmonte me ate rrebesh te akullt ofendimesh, sepse meritonte gjithcka, meritonte me shume... Meritonte nje nofull te thyer, e serisht ndoshta sdo te ndjente dhimbjen qe Megli kish ndjere prej shperfilljes se tij.
Meglin qe e perfytyronte, krejtesisht te vogel e te pambrojtur, me supet e leshuara, teksa Landit i tregonte e perlotur gjithcka. Sepse vertete ish e forte, por edhe te fortet shfrynin diku, edhe te fortet thyheshin...

'Te qi*sha ty dhe tere rracen tende ne provon ti afrohesh asaj. Te isha betuar qe do te te thyeja turinjte nese i prekje dhe nje fije floku... do te te...' ndaloi te mbushej me fryme, e disi zeriu iu thye.

'Meriton te pervelohesh ne ferr. Meriton te vuash deri diten e fundit te jetes tende qesharake.' foli kete here me i qete Landi, me frymen qe i merrej. Gulconte, e serisht Kristin sdeshte ta linte te fliste.

'Cfare dreqin i ke bere? Cfare mutin i ke bere qe ajo erdhi ketu?' pyeti deshperimisht tjetri e Kristi heshti 'Pergjigju k*r' uleriti serisht Landi. 'Pergjigju ose do te te vi aty dhe te betohem do te te bej te pendohesh qe ke lindur' vazhdoi me kercenimet.

'Si eshte...' nisi ta pyeste se si ishte Megli, sepse cdo gje tjeter ish e parendesishme. Fundja ai duhet te dinte gjithcka, e ky insistim per nje pergjigje prej Kristit s'ish vecse nje loje per ta bere te rikujtonte cdo cast te dhimbshem qe ata te dy i kish katandisur keshtu - cdo sjellje qe nuk mund tef shihej e cdo veprim qe smund te zhbehej qe vritnin te tashmen e kercenonin te ardhmen. Kristi deshi vetem te dinte se si ndihej ajo, deshi te dinte nese disi ajo ish mire, nese ndihej me e qete atje, me e cliret pasi i kish besuar Landit gjithcka. S'i interesonte urrejtja e botes, i interesonte vetem mireqenia e Meglit, dhe asaj i bente mire te fliste. E le ta shante gjithandej, le ti blinte Kristit urrejtje e perbuzje me rrefimet e saj. Gjithcka, persakohe ajo ish e qete...

'Tall trapin ti tashi a ca. Si eshte ajo? Si mutin eshte ajo??' Landi qeshi shemtuar.

'E di qe e kam dhjere, keqazi. E di qe...'

'E di ti? Ca mutin di ti o , o ....' shfryu. 'Nje mut di ti, nje mut sepse nuk je ketu, sepse je andej ne te semes duke bere nje zot e di se ca. Nje mut' theksoi serisht.

'A eshte mire? A eshte me e qete?' e pyeti serisht e kete here u lut qe pyetjes se tij Landi ti pergjigjej e ai e beri, ndonese pergjigja s'ish ajo qe ai priste - ndonese pergjigja ngriti pezull shpirtin e tij per ta vrare perpara syve te tromaksur te Kristit qe s'deshte te besonte qe pas fjaleve te Landit fshihej nje e vertete.

'Mire, hm' qeshi serisht, po aq shemtuar sa edhe me pare me ironine qe mbeshtillte cdo fjale 'Po, eshte shume mire dhe e qete qe ka perfunduar ne nje spital dhe...'

'Spital?' e nderpreu Kristi

'Ndihet akoma edhe me mire per femijen e saj te vdekur.' peshtyu fjalet e urryera Landi

'Femijen?' pyeti Kristi. S'dinte per nje femije, s'dinte.... S'dinte asgje... S'ndjente asgje...

'Femije e fares tende te qelbet, po. E di ca, do ti mesoj te ndihet mire, mire qe shpetoi prej teje. Sepse vertete nuk e di se cfare ka ndodhur mes jush, por di qe nese do ishit mire, ti do ishe ketu. Dhe ti qe ti ske per tju afruar me kurre, kurre per sa kohe te jem une gjalle.' e kete here telefonin e mbylli, sepse ish sinjali i zbrazet qe pasoi. E Kristi, telefonin vazhdonte ta mbante mbeshtetur pas veshit, teper i mpire per te arsyetuar, teper i mpire per te rrokur fjalet qe Landi kish hedhur per te.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now