Asgje, asnje e re prej Kristit, qe si ish pergjigjur thirjeve te saj. Capitej ne shtepi, nervoze duke u penduar qe kish plotesuar ate deshire te cuditshme te Kristit. Duhet te kish shkuar pas tij, ti qendronte prane - per te shtrenguar doren ne ambulancen e urryer, per ti kujtuar qe s'ish vetem.
Kishte kerkuar ne internet rreth demtimeve te tilla tek sportistet. S'kish qene nevoja qe ai te fliste per te kuptuar qe dicka e tille mund te perkthehej ne nje fund per karrieren e tij.
Lutej qe jo, lutej per enderren e Kristit, qe zoti s'duhet te vidhte prej tij.
Provoi ti binte serisht telefonit te Kristit, por serisht asnje pergjigje. Kete here nuk duroi, pas oresh te gjata asgjeje, vendosi te bente dicka. Hipi ne te paren taksi qe gjeti parkuar buze rruges, e shoferit e paduruar i kerkoi qe ta conte shpejte ne spitalin ku dinte qe ndodhej ai, i njejti i koheve me pare, ku kish nisur e tere kjo histori.'Ketu eshte shtruar ai sportisti' komentoi shoferi, qe sic duket sportin e ndiqte rregullisht 'Gjynah, pa fat. Kishte nje karriere te arte perpara vetes' uli zerin e radios.
'Ndoshta rikuperohet' psheretiu Megli qe shtrengonte syte mbyllur duke dashur te mos besonte qe ne te tilla fjale te kish sadopak vertetesi. Do vazhdonte te lutej.
'Veshtire, veshtire' shtremberoi fytyren shoferi 'Por gjithesi me mjeket e gjerat e sotme...'
'Do rikuperohet' e nderpreu Megli, qe luante me unazen ne gishtin e dores se majte.
Falenderoi shoferin perpara se te zbriste dhe me hapat e ngurruar eci drejt recepsionit ku kerkoi per Kristin.
'Ne katin e katert' ia ktheu vajza qe Meglin e shihte cuditshem, ndoshta e habitur qe ajo s'dinte me shume. U ngjit lart, per tu habitur kur dyert e ashensorit u hapen ne repartin e para salles. Pa rrotull, e iu afrua te parit mjek qe hasi.
'Me fal, jam... jam e fejuara e Kristit' u prezantua.
'Aa. Operacioni shkoi mire. Nje carje menisku dhe...' por s'arriti te degjonte pertej operacionit e asaj diagnozes se pashprese per nje futbollist. Ajo, ajo capitej ne shtepi teksa ai operohej. Deshi te qante por nuk e beri, jo para mjekut qe vazhdonte te fliste.
'Nje koleg shkoi te lajmeroi te afermit. Ndoshta nuk...'
'Jo, me fal. Nuk mund te prisja me dhe erdha ketu' kerkoi ndjese Megli perpara se te pyeste 'Kur mund ta takoj?'
'Qe tani nese ai eshte gati te prese kend.' Eci drejt fundit te pavionit e ajo pas saj, per te spikatur Kristin ne nje prej dhomave, mes xhamit. Ndoshta ai s'arrinte ta shihte Meglin, ose ndoshta bente sikur jo.
'Faleminderit' falenderoi mjekun, perpara se ngurruese te hynte ne dhomen e tij. Ndjeu syte e Kristit qe dukej sikur uleritnin, e urdheronin te largohej e ne te njejten kohe e ftonin ti qendronte prane. Eci drejt tij, per te kerkuar jete e shprese ne syte e zbrazet te dikujt qe vertete besonte qe kish humbur gjithcka.
'Krist' peshperiti emrin e tij perpara se te ulej mbi carcafet e bardhe te shtratit te gjere, ne anen e kembes se shendoshe.
'Mos...' u pergjigj ai, zeri i tij nje psheretime pergjeruese. 'Mos thuaj asgje' i kerkoi. Dhimbte ta shihte, dhimbte cdo gje - shpirti i tij, copetuar prej copezave te enderres se thyer.
Megli preku doren e tij, ne nje shtrengim qe dukej se i kujtonte qe ajo ish aty, krah tij ne cdo hap. Ajo, per te cilen ai tashme s'ish vecse nje barre, tani qe kish humbur cdo gje e skish asgje per ti falur asaj - asgje perpos zemres gjynafcare te dikujt te pashprese, dikujt pa te ardhme.
'Ndoshta s'eshte aq keq sa mendojne' uli koken per ta mbeshtetur ne kraharorin e Kristit. Fshehu prej tij lotet e nxehte qe rrodhen prej syve te saj. Por ai e dinte qe ajo qante, qante per enderrat e shkermoqura te Kristit teksa ai ndihej teper i humbur per ti qare ato.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...