'S'me besohet qe nuk kishe pare The Notebook' komentoi Kristi teksa dilnin prej kinemase se vogel qe cdo mbremje luante nje prej romancave klasike te viteve te fundit. Salla kish qene e mbushur me cifte te dashuruarish, e mes tyre edhe ata te dy.'Dhe mua qe ti e ke pare dhe me the tere filmin.'
'Qe mos qaje me. I pe gocat e tjera si quraviteshin. Ti mire qe me kishe mua' I gjuajti lehte.
'Sikur ju cunat nuk shihni keshtu filmash' komentoi Megli.
'Nuk shofim me deshire ama po, kur I shofim me goca dhe une kete e kam mesuar permendesh'
'Dukej' foli prerazi ajo. Ndihej cuditshem te mendonte qe ne kete kinema ai mund te kish sjelle sa e sa vajza te tjera.
'Ej, e kam pare me motren time. Ishte filmi I saj I preferuar gjate tere adoleshences dhe une vellai vogel qe ne shtepi duhet te beja cfare urdheronte ajo. Je e para vajze me te cilen shof nje film romantic. Ja e thashe' leshoi krahet anesh vetes I dorezuar.
'Me pelqeu shume' pranoi Megli.
'Nje film per ne do te ishte me I bukur ama' tha shkujdesshem Kristi, sic bente gjithnje kur I referohej asaj te 'ardhmes' se tyre bashke.
'Ne nuk jemi ne, ne' sqaroi Megli. Kristi ndaloi, e preku duart e saj te holla per ti shtrenguar ne te tijat.
'Por do jemi dhe nuk do ndahemi si ato te dy dhe ti nuk do me harrosh ndonjehere, sepse fundja, si mund te me harrosh mua dhe njemije e nje budalleqet qe them ne nje minute?'
'Padyshim qe s'do ti harroj idiotesite qe nxjerr nga goja'
'Gojen time s'do ta harrosh dot edhe per te tjera arsyje' komentoi ai perpara se ti qeshte djallezisht.
'The qe nuk do e beje me. Qe s'do kishte me komente perverse' I kujtoi Megli qe duart I terhoqi prej te tijave.
'Perverse' I tha ai tek qeshte. 'Une e kisha se kam buzet e bukura' beri te pafajshmin perpara sete kapte serisht doren e saj per te ecur si dy te dashuruar rrugeve te zbrazeta te Berlinit.
'Keshtu ia blen mendjen vajzave ti? Me premtimet e se ardhmes tuaj aq romantika sa ia vlen te kthehet ne film?' pyeti kurioze Megli qe krah tij kish filluar te ndihej disi e vecante.
'Je e vetmja qe kam njohur qe ka nje mendje dhe jo, s'po me funksionon. Ndoshta do me eci me mire nese sillem si horri mendjemadh. A nuk vdisni ju vajzat per ato?'
'Prototipa librash' u pergjigj Megli.
'Mos duhet te filloj edhe te lexoj tani?' u ankua Kristi e ajo mohoi e buzeqeshur.
'Duhet te kthehem ne shtepi' shpalli prej hicit tek pritnin semaforin te kthehej ne ate jeshilen e forte.
'Por ne po kenaqemi' beri te merziturin Kristi e ajo I gjuajti lehte krahut te tij te majte.
'Eshte vone'
'Kur nuk po ankohem une qe kam stervitje neser qe ne 6' vertete kishte por ora s'kish rendesi kur qe me te. E terhoqi per te kaluar rrugen e krejt papritur ndaloi ne mes te vijave te bardha e me nje shikim kurioz e te pakuptueshem shihte Meglin, si te qe duke e sfiduar per dicka.
'me beson?' e pyeti e perpara se ajo te pergjigjej u shtri ne asfaltin e ashper sic kishin bere edhe Noah me Allien tek filmi.
'Jo. Je I cmendur. Jo. As mos e co neper mend' shkundte koken ajo dhe e perkulur prane tij mundohej ta ngrinte prej tokes por Kristi ish me I forte, e ate betejen e fitoi ai, kur ajo ram bi te. Menjehere u terhoq, e beri te ngrihej por me syte e sinqerte ai I foli serisht.
'Me beso.' I premtoi butesisht e ne nje cast marrezie ajo e beri. U shtri krah tij e zemra I rrihte si e marre.
'Cfare dreqin po bejme?'
'Po jetojme si ne film'
'Po kerkojme te vdesim sit e cmendur' kundershtoi Megli.
'Cohu' I kerkoi atij por Kristi mohoi.
'Vetem nese do kercesh me mua? Si tek filmi?' kerkoi kete here dhe ajo pohoi, sepse kish frike, aq shume frike qe nje makine do te afrohej dhe pa I pare do ti kish shtypur te dy.
Eci perpara tij per te arritur trotuarin e anes tjeter dhe u mbush me fryme vetem kur e beri. Ndersa Kristi, qeshte, qeshte i lumtur. E ashtu, pa paralajmeruar, ende I buzeqeshur e terhoqi ate prane vetes per ta udhehequr ne nje kercim te cuditshem hapash te shpejte e kecimesh te lehta ne ajer. Dy a tri here u mundua ta rrotullonte e ajo u ngaterrua ne krahet e tij.
'Duhet te mesojme te kercejme. Per dasmen' shpalli ai me ne fund e serisht qeshi.
'Zot, cfare dreqin beme' qeshi edhe ajo.
'Qejf. Beme qejf Megli' peshperiti ai, serisht krejtesisht serioz tek e veshtronte me syte kerkues qe kete here dukej se luteshin per dicka me shume.
'Faleminderit' I peshperiti e kete here embeshtolli ne krahet e tij, ne nje perqafim te ngrohte. Mbeshteti mjekren mbifloket e saj e qendruan ashtu deri kur ajo e trembur prej zemres qe vazhdonteti rrihte kokeforte, u shkeput prej tij per te shpallur qe kete here duhetvertete te shkonte.
'Duhet te iki' perseriti.
'Sepse eshte vone' plotesoi ai qe duart I futi ne xhepat e parem te xhinseve.
'Po, por ishte kenaqesi' peshperiti.
'Edhe per mua' ia ktheu ai qe kete here dukej se vertete do ta linte telargohej.
'Naten e mire' pershendeti Megli duke hedhur nje hap te vogel pas.
'Naten' pershendeti edhe ai e ajo u kthye, nisi te ecte larg Kristit qe endes'kish hedhur asnje hap. Kristit qe e veshtronte I buzeqeshur tek largohej dukemenduar se si mund ta bente te qendronte edhe pak, serisht me te.
'Ej Megli' e therriti e kur ajo u kthye e hutuar drejt tij, me disa hapa mbyllidistancen mes tyre per ti rrembyer nje puthje, e me pas nje tjeter kur ajo eshihte me syte e zmadhuar, thuajse e trembur, por ne asnje cast nuk refuzoibutesine e buzeve te tij qe shijonin te sajat. Ne asnje cast nuk e shtyu tutje,madje u relaksua ne krahet e tij te forte qe e shtrengonin aq prane vetes.
'Faleminderit' I peshperiti duke mbeshtetur ballin ne te sajin e perkedhelte meduart e tij fytyren e saj aq te brishte. 'Per naten me te bukur te jetes time'shtoi perpara se ta puthte serisht.
'Thuaj dicka' I kerkoi por ajo uli syte e turperuar.
'Cf...Cfare...'
'Te putha me duket. Jo me duket. Ishte padyshim nje puthje.'
'Nuk...'
'Ej, jeto' I perseriti serisht tek vazhdonte te perkedhelte fytyren e saj. 'Kamkaq kohe qe dua ta bej. Dreq, kam qe ate nate vite me pare qe doja te te puthja'
'Krist'
'Shtt' e perqafoi pa dashur te shkeputej prej saj.
'Duhet te shkoj' kerkoi te largohej, shume e turperuar per te qendruar endeaty. Shume e dobet per ti rezistuar.
'Do te te shoqeroj' shpalli.
'S'eshte nevoja.'
'Per tu siguruar qe nuk do qash.Sepse nuk dua te jem arsyeja e nje loti kur duate jem ai qe fshin tere lotet e tu' pranoi.
'E ke nga filmi?' I vodhi embelsine atij casti ajo me ate mosbesimin e saj.
'E kam nga ty' ia ktheu ai perpara se ta shtrengonte edhe me prane vetes.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...