Do ti kthente celesin e tualetit te paster ne fund te korridorit, vetem aq. Por qene fjalet e sanitareve e infermiereve te katit qe e bente e mberthyen.
'Ngelin me barre e pastaj shkojne vrasin femijet e tyre, katilet' ngulmonte njera prej grave.
Te pashpirta vertete, mendoi edhe Megli, qe engjellin e saj sdo ta kish cenuar kurre.
'Dhe pastaj edhe qurraviten sikur i deshen fort. Ja kjo e dhomes 7, au iu, duke e qare e gjej tere kohen'
E atehere dicka iu mblodh ne fyt. Po flisnin per te, dhoma 7 ish birruca e saj e urryer.
'Kur s'i duan mos te shkojne te bredhin me meshkujt e botes' foli e njejta grua.
Me nuk duroi, me s'deshi te degjonte. Por nuk deshi as tja mbathte, nuk deshi ti lejonte ta pergojonin pa ditur asgje. E as qe meritonin te dinin, por ajo serisht brofi ne ate dhomen e nxehte te stafit dhe eci ngadale drejt tyre per ti perplasur celesin mbi tavolinen e drrunjte.
'Une e desha femijen tim' tha mes dhembeve te skermitura per ti lene grate gojehapura. Ndoshta do ti kishin kerkuar ndjese, nese aty do te kish qendrua me gjate. Por ndjeses se tyre sja kish nevojen. Asgje, asgje s'do ti kthente pas cka kish humbur tashme pergjithmone.
Eci drejt dhomes se saj, ku muret e mykur e mbronin prej fjaleve qe nuk deshte me te degjonte. Edhe nje nate mendoi e te nesermen do te zhdukej prej aty. Ilacet intravenoze do te paguante nje grua per tja bere ne shtepine e Landit. Landi me dike kish folur. E Landi duhet te ishte kthyer, mendoi tek shtynte deren kerrcitese. E vertete dikush ish aty, por e dinte mjaft mire qe mashkulli i me koken mbeshtetur ne pellembet e medha s'ish Landi.
Kristi, deshi te peshperiste emrin e tij, por nuk e beri. Nuk hodhi as nje hap me shume, vazhdoi te qendronte aty - ta shihte te kerrusur e aq, aq te ndjeshem ndaj ndonje goditjeje te fatit, aq te dobet. Qendroi aty, per te kuptuar qe dhembja e tij s'vlente me asgje. Qe me s'deshte tja dinte per ate cka ndjente sepse vete ndjente me shume, shume me shume. Vete dhe e vetme luftonte humbjen me te madhe. E do tja dilte vetem, krejtesisht vetem kish vendosur sepse njerezit e dobet si ai te fundosnin - ate e kishin fundosur njehere e te mbytej ne deta te trazuar s'deshte me.
Po, ishte e sigurte qe Kristin aty nuk e deshte aspak, e ne te njejten kohe nuk foli per ta perzene, por vazhdoi te qendronte bri deres, me syte e fiksuar ne hijen e tij qe levizi, qe ngriti koken e perkulur per te kerkuar ne erresire Meglin, e kur syte e tij gjeten fytyren e saj, brofi ne kembe e do te kish mbyllur ate distancen e vogel mes tyre, nese ajo sdo kish shtrire krahet hollake perpara vetes.
'Mos... ' tha e vendosur. Zeri i saj qe si ciflat e akullta qe ngrine kurajon e Kristit, qe sic ajo i kerkoi ndaloi, sepse Meglit i bindej zemra e tij mjerane. Zemra e tij i perkiste vec asaj qe me zemren e tij nuk e deshte.
'Megli...' nisi te thoshte, me erresiren qe ngrohte e perkedhelte guximin e tij. Do te ish dorezuar nese perhumbej ne vuajtjen e merine qe percillte shikimi i saj.
'Mos flit. Mos thuaj asgje' e nderpreu prerazi.
Kristi provoi serisht ti afrohej, e kete here Megli u step. Nje hap me pas, e pastaj hapa te hedhur drejt shtratit te rremujshem, larg tij.
'C'dreqin ben ketu?' e pyeti, me kurrizin qe mbante kthyer nga Kristi, sepse nuk do te dorezohej para tij. E deshte larg.
'Erdha... E di per....' mati pergjigjen qe do ti kthente. 'Dreqin, erdha sepse, sepse s'dua te jem larg teje. Jo tani, jo...'
'Une nuk te dua ketu' ngriti pak zerin, qe iu thye nen peshen e atyre fjaleve, serisht pa u kthyer drejt tij.
'Une duhet te jem ketu.' Kembenguli Kristi, e kete here nuk pati me frike qe te afrohej tek ajo, te ndalonte perpara Meglit, e te impononte me prezencen e tij tere vemendjen e saj.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...