Pjesa eshte shuuume e gjate... kshq per te lexuar keni plot, po ishalla s'po trasheni deri ne fund 😜 enjoy 😘
S'e kish patur mendjen per te ndjere djalin e avionit qe i ish afruar. Madje ish trembur, kur nje nje ze mashkullor i ish drejtuar asaj, per me teper ne shqip. E perpos asaj perhumbjes se fillimit, menjehere mblodhi vetullat, si per ti lene te kuptohej qe prania e tij aty ishte e padeshirueshme, sic ishin te padurueshme ne ate cast per Meglin e dhe fjalet e teperta – e mesa mbante mend, djali kish qene nje llafazan I pashoq.
'Jo gjeni.' Iu pergjigj me ironi 'Vetem sa po shperlaja pak syte se me ishin bere pis' sajoi dicka qe duke e menduar serisht, s'kish fort kuptim.
'Interesante. Ma meso edhe mua si behet' beri sikur ironine e saj s'e kish kuptuar, dhe me ate moskokecarjen e tij, u ul krah Meglit, duke u leshuar ne barin e njomur prej brymes se mbremjes.
U terhoq, per tu larguar prej tij, perpara se ti pergjigjej jo miqesisht
'S'te ftoi njeri te ulesh'
'S'ka nevoje per ftese. Eshte nga ato vendet, si quhen, e mire publike. Mund te ulem ku te dua'
'Jo ne hapesiren time' kundershtoi Megli, qe ish shume e merzitur per te duruar edhe budalleqet e mendjelehtit qe jeten, sic dukej, e jetonte mes shakave e lojerave te fjaleve.
'Goca avionit, si quheshe?' trokiti ne ball me gishtat e dores se majte, duke bere rolin e dijetarit te menduar 'Megi?' buzeqeshi fitimtar.
'Jo' shkundi koken ajo.
'He, e di qe eshte dicka e tille. Nje version I cuditshem I ketij emrit. Mos ma merr per keq, po keto te rriturit ndonjehere me emrat ia fusin si kodra pas bregut'
'Sic flet edhe ti' tha neperdhembe ajo qe emrin e saj e pelqente, madje I dukej me I vecante se sa e sa te tjere.
'Mund te ishte edhe me keq. Nga keto emrat modern Veri, Juglindje e dreq e shejtan.' Vazhdoi te fliste.
'Eshte edhe me mire se emri jot qe e kishte gjysma shkolles time' s'ja pertoi Megli, qe disa Krista I kish njohur edhe me pare.
'E di, e di. Po ve bast qe asnjeri nga ato humbamenot s'ka qene njish si puna ime.'
'E ke seriozisht ti?' ngriti vetullen e majte, te vetmet me te cilen mund te bente ate fytyren dyshuese.
'Po mundohem te te bej te qeshesh' pranoi Kristi. Njerezit qe qanin i ishin dukur gjithnje te sikletshem, se s'dinte si te sillej rreth tyre. E thuajse gjithnje, perfundonte duke bere karagjozin.
'Po me acaron.' Genjeu Megli. Budalleqet e tij ishin me mire se ajo qetesia e vrare e nates.
'Genjeshtare vogel' I hodhi krahun supeve per ta afruar prane vetes e per ti shpupuritur floket, sic ndonjehere benin me miqte e mikeshat e tij.
E ndjeu te kontraktohej ne krahet e tij, e menjehere u terhoq. S'I kerkoi ndjese, thjeshte e veshtroi kurioz.
'Megsi' u tall tek hiqej sikur mundohej te kujtonte emrin e saj.
'Jo' shkundi koken serisht ajo.
'Megdi' vazhdoi ai.
'Jo, jo' kete here buzeqeshi lehte.
'Pra qaramane, do me thuash pse po qaje?' gjeti shkas ta pyeste.
'Sikur e lame qe une nuk po qaja'
'Pse po laje syte atehere?' modifikoi pyetjen e tij ai.
'Histori e gjate, qe s'di ne dua te ta tregoj ty' iu pergjigj. E pse ti tregonte atij te huaji, qe mund te ishte edhe nje psikopat kriminel, qe ish merzitur e ia kish mbathur prej festes sepse Andree, shoku I saj me I mire, kish provuar ta puthte, e kur Megli e kishte refuzuar, ai e kish mberthyer fort prane vetes per te ngjeshur buzet e tij te urryeshme ne te sajat tek luftonte buzet e saj te shtrenguara mbyllur me gjuhen e tij te shpifur. Kish qene I dehur, e dinte, por s'mund ta falte nisur prej atij justifikimi. Jo, kur me neverine e tij I kish vjedhur ate puthje te pare.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...