xxvi

1.4K 146 108
                                    

U zgjua edhe me e keputur se nje dite me pare, packa Landi I kish premtuar qe ai ilaci I tij magjiberes do ta perzinte gripin idiot. Ndoshta bente mire te pinte nje te dyte, mendoi. U terhoq drejt komodines per te mberthyer bustinen e vogel e me tej filxhanin e shishen e ujit qe kish lene aty, kur ndjeu nje dhimbje therese qe pershkoi tere barkun e saj. La gotten te binte ne dysheme, e menjehere u mblodh kruspull ne ate pozicionin fetal qe te tere mesonim fare heret ne jete, ne barkun e nenave, ku mbroheshim prej gjithckaje e ku bota smund te na cenonte dot.

Pas pak I kaloi, e kete here u shtriq tere kujdes, perpara se te tentonte te ngrihej. Ne shtepi duhet te ishte vetem, sepse perndryshe e ema do te kish vrapuar ne dhomen e saj me te degjuar zhurmen e dickaje qe perplasej.
Nga toka mori filxhanin e krisur, per ta lene serisht mbi komodine, perpara se te shihte telefonin me ato thirrjet e shumta te humbura. Prej Etanin e Landit, qe sdinte te pushonte. Pa edhe oren, thuajse mesdite. Ajo kurre s'flinte kaq shume e ndonese kishte fjetur ore te tera, serisht ndihej e telefosur si pas nje nate pa gjume.
Pergjigja ish nje kafe prandaj ne kuzhine po kerkonte cezven e ate kafen turke, kur e njejta dhimbje iu perserit serisht. Kete here u mbeshtet bri bufese e priti, priti qe shtrengimi ta lironte pakez. U mbulua ne djerse te ftohta, e kjo spo I pelqente aspak, prandaj kerkoi serisht telefonin qe diku e kish braktisur, per te telefonuar te vetmin qe mund te rendtte tek ajo per mos ta lene vetem. Kete here injoroi teresisht dhe mesazhin e Etanit qe e njoftonte qe per te kish gjetur dy, tre opsione apartamentesh e qe deshtje tja pershkruante disi perpara se ta mbyllte ate muhabet.
Me vone, do ti pergjigjej me vone I kujtoi vetes tek mbeshteste fort telefonin ne veshin e saj e urrente ato zilet e gjata pa pergjigje.

Dreqin, mallkoi nen ze, e provoi ta telefononte serisht. E telefonoi plot here, cdo here qe dhimbja ngrinte krye e mposhtte forcen e saj. Ne kembe s'qendronte dot me, prandaj u leshua ne dyshemene e ftohte, e kete here ndjeu lot te rridhnin mes kapakeve te shtrenguar te syve te saj. Ishte teper e forte mendonte, tek detyrohej ti kujtonte vetes se si te mbushej me fryme.
Harroi ta bente kur pa nje njolle te kuqe qe ndoste pizhamat ngjyre qumeshti qe mbante veshur.
Cikli, mendoi, e disi u qetesua. Fundja gjithnje te dhimbshme I kish patur ato dite te muajit qe I kujtonin pse Even e urrente aq fort.

Landi e kish telefonuar, por kete here nuk e kishte degjuar ajo. U tremb pakez kur dikush trokiste fort e me ngulm ne deren e apartamentit te tyre. Aq fort sa dukej se porten mund ta shqyente e hidhte ne toke prej castit ne cast.

'Erdha' bertiti nga brenda tek vishte nje pale tuta te gjera.

I hapi deren Landit qe hyri brenda furishem, e Meglin e shihte me ato syte dyshues.

'Je mire?' e pyeti I merakosur.

'Po'

'Me kishe marre dhjetra here. E kisha harruar ne makine telefonin' shpjegoi. 'pastaj te mora une dhe nuk u pergjigje ti. Cfare s'mendova. Me cove gjakun ne fund te kembeve' I vendosi doren ne sup.

'Po me dhimbte pak barku e u tremba' shpjegoi per kushuririn e saj.

'Mos te ka zene apandesiti moj?' pyeti I shqetesuar Landi. 'Se si mos me keq dukesh dhe ne fytyre'

'Ate e kam prej gripit' I kujtoi 'Dhe c'apandesit thua. Harrove ti qe e kam hequr njehere ate?'

'He moj se thash se behet prape' u shfajesua.

'Seshte cudi qe ngelje ne biologji ti koketrangull'

'E terheq, qenke mire, persakohe me me share mua brisk e ke gojen' 

Por qe per dreq, svonoi shume e ajo dhimbja e saj e shpifur u shfaq serisht. Kete here u mbeshtet tek Landi, qe me Meglin qe renkonte lehte e tere veshtiresi mbushej me fryme, sditi cte bente.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now