xiv

1.6K 163 46
                                    


Oret e stervitjes per Kristin tashme qene me te gjata, por Megli nuk bezdisej prej ketj fakti, sepse e dinte qe tere koha e tij e lire I perkiste asaj. Ishte shoku I tij I ngushte ama, ai qe ankohej e gjithnje thoshte qe Kristi e kish lene pas dore qe kur kish rene koke e kembe brenda me Meglin.

'S'ma var me hic' e ngacmonte gjithnje sa here dilnin te tre sepse tashme ajo nuk kish me turp prej shokeve te tij. Luftonte komplekset e saj per te qene gjithcka cka Kristi deshironte, per ta beret e lumtur sic e bente ai ate.

'Mesohu plak.' Ia kthente Kristi.

'Megli, dua kohen time me shokun tim te ngushte' vazhdonte ankohej tek ajo e me pas gjithcka kthehej ne nje shaka, ku Etan niste tregonte ato historite e tyre te dikurshme, sepse sic kish mesuar prej tij Megli, me Kristin njiheshin prej vitesh.

Sezoni i ri per Kristin kish nisur mbare e ai ia kish dale te shenonte per skuadren e tij te re te parin gol ne ate ndeshte te pare. E me pas kish vazhduar te shenonte edhe thuajse ne tere ndeshjet e tjera.

'Je ti qe me sjell fat' i thoshte Meglit pas cdo ndeshjeje, teksa ajo e priste ne ate vendin e saj ne tribune nga ku ndiqte cdo ndeshte futbolli – madje kish filluar edhe ta pelqente, ndonese gjate tere ndeshjes kish sy vetem per Kristin e saj.

'Je ti qe je shume I mire' ia kthente ajo. Linin stadiumin ne makinen e tij, qe me pas e parkonin buze rrugeve te Berlinit sepse as I ftohti I qytetit apo netet me shi nuk mund ti privonin prej shetitjeve te tyre te mbremjes.

'Mami dhe babi im do vijne kete fundjave' ndau me Kristin lajmin qe ato I kishin dhene disa ore me pare.

'Po me thua qe duhet te gjej nje vrime e te futem?' e ktheu ne nje shaka ai, qe doren e Meglin nuk e leshonte per as nje cast.

'Jo. Dua qe ti takosh' foli shpejte sepse ndonese kish frike, dhe e dinte qe reagimi I tyre sdo ish nga me te kuptueshmit, serisht s'deshte te fshihte prej tyre pjesen me te bukur te jetes se saj – dashurine.

'Po kushuriri kuceder?' pyeti serisht Kristi.

'Akoma mendon qe eshte kuceder?'

'Ne fakt tani mendoj qe eshte edhe spiun. S'e mendoja nje nga ato qe nuk mban dot gojen mbyllur por hajt me.'

'Je budalla' e ngacmoi serisht Megli. E bente shpesh, perdorte ate fjale kur ne te vertete deshte ti thoshte qe ish zemra e saj, por fjaleve te tilla perkedhelese s'ja kish marre ende doren, e ndoshta s'do ja merrte kurre. Per me teper, Kristi e dinte, pranaj I buzeqeshur I pergjigjej

'Edhe ti je zemra ime' dhe sic pelqente te bente, e mbeshtillte ne krahet e tij, per te ecur ashtu, te perqafuar.

Jo, Meglin s'deshte ta humbiste kurre. Per te do te kish ecur mespermes flakeve te ferrit, e prandaj, e shoqeroi per te pritur prinderit ne aeroport, ndonese e dinte qe prania e tij aty per ta do te ish nje surprize e pakendshme.

'Faleminderit qe erdhe' e falenderoi dhjetra here ajo ate mengjes.

'Mos me falendero me' I kerkonte ai, por e dinte qe ajo do ta bente serisht e serisht.

Sepse ate mengjes e vetmja gje qe bente ish te falenderonte e me pas ta paralajmeronte per prinderit e saj pakez strikt.
Kristi kish menduar qe ajo ekzagjeronte, por mjaftoi nje shikim I babait te saj per te kuptuar qe ndoshta, ndoshta I kish zbutur pakez ne pershkrimet e saj.

'Kush eshte ky?' ish pyetja e pare e babait te saj ende pa I hedhur syte mire Kristit, madje edhe pa takuar te bijen qe shihte pas aq shume kohesh.

'Kristi, hmm, eshte i...' ngurroi Megli prandaj ai u pergjgj ne vend te saj, per te bere ate konfrontim te pare pak me te qete.

'Shoku Meglit' zgjati doren drejt burrit qe e shkundi fort. E me pas u prezantua edhe me mamane se saj, fytyra se ciles I pergjnasonte aq shume asaj te Meglit.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now