'Prinderit e mi do vijne ketu. Cuditerisht, per te festuar lajmin, megjithese akoma vazhdojne me te tyren qe duhet te heq dore' I rrefeu Meglit ate mengjes tek qendronin ulur perballe njeri tjetrit ne ate kafenene e vogel, fshehur diku mes godinash hijerenda.
'Kur?'
'Hmm. Sot' beri sikur u mendua gjate perpara se te pergjigjej.
'Dhe ti je ketu me mua?' pyeti e habitur ajo.
'Po, pse ku duhet te jem tjeter. Grua, jeta ime je ti, dhe fusha futbollit me te cilen do te me duhet te me ndash. Dhe e vetmja per te cilen do kesh ndoshta nje arsyje te vogel per tu bere xheloze. Kam hequr dore prej cdo femre qe s'je ti. Pike'
'Pra je kthyer ne peshkop?'
'Dhe ja, ti serisht qe kakos muhabetin kur une them dicka te ndjere' u ankua sic bente gjithmone 'Talent, talent e ke'
'S'je I vetmi I talentuar ne kete tavoline' e sfidoi ajo e Kristi prej sfidave nuk ia mbathte kurre.
'Kam dhe ca ase nen menge une kur vjen puna tek talentet po s'do ti' e ngacmoi Meglin qe shakate pakez perverse prej tij kish filluar ti priste disi me ndryshe. Si fillim nuk shtremberonte me fytyren sikur te kish pire leng limoni.
'Dua qe te vish sonte' foli serisht Kristi.
'Me prinderit e tu?'
'Do kete dhe njerez te tjere. Menaxheri, ca te skuadres se vjeter, ca shoke te koheve te fillimit'
'Hmm'
'He,mos u bej turpacake tani. Domaten time te preferuar e dua aty.' I shtrengoi doren mbi tavoline 'Pastaj ato te shtepise sime po vdesin te te njohin'
'Cfare??' s'kish pritur qe ai vertete ti kish treguar per te, madje as qe e besonte; qe e sigurte qe ish nje tjeter shaka e Kristit.
'Cuditesh? Normal qe u kam treguar per shoqen time qe mund te puth qe une e konsideroj te dashuren time, por qe se di a e kam lejen ta perdor ate fjale akoma' luante me doren e saj.
'Cfare thane?' pyeti kurioze, ndonese nese te tijet ishin si prindeirt e saj, s'deshte ta dinte.
'U hyre ne zemer kur u thashe qe je shqiptare. Per te tjerat nuk u behet vone aspak, persakohe nuk je nje gjermane psikopate sic thone ata.'
'U paske thene vertete' shfryu Megli.
'S'tallem. Jo per te tilla gjera serioze. Betohem per koke te topit'
'Topit?' qeshi ajo.
'Te futbollit ta sqarojme, se ajo mendja jote pisanjose kushedi nga fluturon'
'Prinderit e mi...' nisi te fliste Megli duke injoruar plotesisht komentin e tij te fundit.
'Ej prit, s'kane nevoje te dijne gje per topat ato. I kam frike keshtu sic jane gjerat. Me fal qe ta them, por sic I ke pershkruar ti kam frike ti takoj. Le pastaj ate kushon tend. Kuceder fare ai, do me perveloje me nje shikim e ndjej' u tall Kristi.
'Je kocke e forte ti. S'te gjen gje'
'Ore, po te them qe me ato kam frike te dukem ne dasmen tone' vazhdoi me shakate Kristi.
'Kushedi s'martohemi dhe ja, zgjidhet problem yt'
'Do te thush mos te bejme dasem per fiset? Mos te djeg shamine e beqarit. Kurren e kurres' s'kish menduar qe gjera te tilla atij mund ti pelqenin, por serisht, s'dinte te thoshte as nese ai po tallej apo jo.
'Dua te them qe mund te mos martohemi bashke'
'Jo faleminderit per oferten, por e refuzoj.' Shkundi koken.
'Duket sikur e ke ndare mendjen. Po nese sdua une' propozoi Megli.
'Do te te bej te duash, e thjeshte' piu gllenken e fundit te kapucinos se ftohte e pas disa castesh te tjera bisedash siperfaqesore u ngriten prej atij qe ish bere vendi i tyre. Sic bente gjithnje percolli Meglin deri ne shtepine e saj diku aty prane, e perpara se ti largohej, pas puthjes se vjedhur perpara deres se kafenje, I peshperiti butesisht 'Sonte. Vish fustan. Te lutem'
U largua me hapat e medhenj e Megli qendroi aty, per ta percjelle me sy deri kur te zhdukej ne katin e meposhtem tek ndihej plotesisht e lumtur, vetem krah tij.
Beri sic I kerkoi, ndonese fustanet I urrente me tere forcen e shpirtit te saj. Zgjodhi nje te gjere, me lule te vogla te thurrura ne copen e tylte. Krehu floket ngadalet per te mos prishur ondet e saj te medha qe i la ti binin supeve. Por sado qe u mundua te mesohej te ecte maje takave te reja qe kish blere se fundmi, serisht zgjodhi te vishte te sheshtat e saj te preferuara – nje pale ballerina klasike me pakez maje.
Keshtu do kish mundesi te ecte thjeshtesisht deri ne dyqanin e dhuratave per ti blere Kristit dicka te vogel te cilen ai kish spikatur kohe me pare, sepse ish gati, ti jepte dhuraten qe ai priste prej kohesh. Ose keshtu mendonte, sepse nje zot e dinte qe kishte frike, shume, shume frike.Per gjithcka e ne te njejten kohe asgje, tek sillte nder mend buzeqeshjen e embel te Kristit. Buzeqeshje qe per asnje moment nuk u largua prej fytyres se tij gjate mbremjes se organizuar per kontraten e tij te re.
'Te thashe sa i lumtur jam qe je ketu?' kujtohej ti peshperiste here pas here perpara se ti vidhte ndonje puthje te shpejte.
'Jam e lumtur qe je I lumtur'
'Dua te te shoh vetem keshtu. Dua vetem te te bej te buzeqeshesh' I premtonte sepse deshte vertete ti dhuronte diellin vajzes qe kish thurur yjet ne jeten e tij.
E Megli buzeqeshte, e plotesuar, pa ditur si ti pergjigjej embelsise se tij.
'Kam dicka per ty' I tha me vone, kur pjesa me e madhe e te ftuarve qene teper te dehur per te vene rre arratine e tyre teksa ajo e terhiqte drejt verandes se madhe.
'Cfare?' pyeti kurioz Kristi perpara se ajo te nxirrte prej cantes se saj te vogel kutine e vogel te dhurates, paketuar me letren e gjelbert.
'Hape' I kerkoi e uli syte, teper e turperuar per te kerkuar syte e tij. Por serisht kurioziteti e shtynte qe me bisht te syrit te shikonte Kristin qe griste letren e me pas hapte kutine per te gjetur brenda saj zilen e vogel.
'Ser...' nisi te komentonte ai por ajo e nderpreu.
'Mos.' Preku doren e tij qe mundohej te nxirrte zilen prej kutise 'Mos e tingello ende sepse s'jam gati. Dua te them, dua, por kam frike' pranoi per te e Kristi e terhoqi ne nje perqafim.
'Ti e di qe do te te prisja. Mos u nxito. Sdua te te ngus'
'S'po e ben.' I premtoi Megli perpara se te kujtohej per ti thene 'Dhe dicka. Mund ta zhdukim ate shoke qe mund te puthen nga lista e emertimeve tona. Mendoj qe 'e dashura' shkon me shume' e kete here u ngrit ne maje te gishtave per te puthur butesisht buzet e tij.
'Emertimet nuk ndryshojne asgje, sepse ne jemi prape ne.' i peshperiti ai 'Sic ndyrshon as nje 'te dua' nga nje 'te kamperzemer' megjithese une te kam te dyja'
'Kushuriri im kuceder me kish thene nje apo dy gjera.' Pranoi Megli qe Kristit s'i kish thene, ende, qe Landi kishte krijuar nje mendim te mire per te. Nje djale I sinqerte, keshtu I ish referuar Kristit perpara se te shtonte qe shpresonte qe te ishte po aq I zgjuar sac dukej e qe Meglin ta mbante vertete ne pellembe te dores sepse perndryshe ai vertete do ti thyente turinjte.
'S'mu duk llafazan ai mua'
'Do doja te ma kishe thene ti, para atij dua te them'
'Por e kisha bere. Ne aq shume menyra.' Peshperiti Kristi. 'Sic te thashe, fjalet sjane gjithcka' e kete here e puthi butesisht, pa askend qe mund ti vidhte magjine atij castit te tyre te lumtur. Kristi e dinte, do te kish plote te tille per ta.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...