Epilog *2*

2.6K 161 67
                                    

Nje shpjegim:
Kristi = Melsi
Megli = Klesta

See what I did there? Swapped the first letters in their names. Me nje fjale kete gjasme e ka bere Elia, dhe Melsi dhe Klesta jane emrat e tyre te vertete :P Por per mua ama vazhdojne te mbeten Kristi dhe Megli :P Confession: I am so gonna miss writing about them :P

****

Pershendeti edhe nje here spikeren, kete here larg kamerave tashme te fikura, teksa njerezit largoheshin zhurmshem prej studios se vogel.

'Faleminderit per ftesen' i tha me nje buzeqeshje te turpshme, perpara se te zhdukej ne prapaskene ku nje perqafim i ngrohte e priste.

Te shkruarit Tenebris kish qene sfiduese ne cdo hap, sepse cdo fjale barte aq shume te verteta e emocion. E serisht, ndihej sikur diku kish caluar e sja kish dale te percillte gjithcka ne faqet e atij librit. Fundi, ish fundi ai qe e intrigonte, fundi qe shume lexues do te kishin dashur te kish qene ndryshe, por e verteta qe qe ajo histori s'kish nje fund.

Ish perqafimi i Klestes qe e beri te buzeqeshte, teksa vajzen trupvogel e shtrengonte ne krahet e saj.

'Faleminderit' i peshperiten njekohesisht njera tjetres, per dy arsyje krejtesisht te ndryshme.

''Faleminderit qe nuk u the qe ish nje histori e vertete' peshperiti Klesta, ndonese Elia kurre s'do ta kish tradhetuar ashtu. E verteta qe, qe prej vitesh ishin shoqe, nga ato te pandashmet, qe jeta krejtesisht i kish hedhur ne rrugen e njera tjetres. Shoqja me e mire e Jonit, Jona, ish lidhur me nje gjaknxehte te pandreqshem, e prej tij kish njohur Klesten, kushuriren e vogel e ajo qe fillimisht Elia kish menduar se ish e vetmja pike e dobte e tij.

'Faleminderit ti, qe me besove jeten tende per ta kthyer ne nje histori' i tha tek e perqafonte Elia. Kish qene nje dite si tere te tjerat kur Klesta kish hapur zemren e saj te lenduar per Elian, kur mes lotesh qe imitoheshin prej shiut te lehte vjeshtarak, kish ritreguar cdo gje. Kujtonte se si kish qare edhe ajo, e se si ashtu e perlotur Klesten e kish pyetur nese ate dhe Melsin kish ende ndonje shpese? Sepse e verteta ishte qe ata meritonin njeri tjetrin, e qe Elia, si edhe cdo lexues deshte vetem nje fund plotesisht te lumtur per ta. 'Jo' ishte pergjigjur Klesta ate mbremje, e jo vazhdonte te kembengulte sa here Elia i perseriste te njejten pyetje, por cdo here edhe me e pasigurte.

'E lexova mbreme' pranoi Klesta, qe kish refuzuar gjithnje te lexonte fjalet e Elias e bindur qe do te qene teper te dhimbshme. 'Me mjafton ti rikujtoj teksa te tregoj gjithcka. Sdua te perhumbem serisht ne te shkuaren' justifikohej, pa pranuar qe ajo ekzistonte ne te shkuaren qe aq shume deshte te mohonte, pa kuptuar qe ish prej asaj historie qe ishte femra qe ish sot. Por Elias nuk i pelqente te kembengulte. Mjaftohej duke qene aty, prane njerezve te saj te shtrenjte, tek qetesisht i shoqeronte ne rrugetimet e vetezbulimit. E Klesta, po bente pikerisht ate.

Nje zemer e thyer, plot dite te zymta, nje lidhje e dyte e krijuar mbi rrenojat e nje dashurie te vertete qe s'kish zgjatur shume. Elia e dinte, sdo ti duhej edhe shume kohe per te shkruar fundin e vertete te kesaj historie.

'Ishte, ishte... gjithcka' pranoi e perlotur per Elian. 'Ishte shume, e serisht ish e pamjaftueshme' foli me qetesine e saj te perhershme, tek fshinte lotet qe u mblodhen ne syte e smeraldte e te medhenj.

'A me ben te dobet fakti qe ai me mungon?' pyeti e frikesuar Elian. E ish ai casti, ajo nje pergjigje e saj qe mund te rishkruante fundin. Nje rreze drite, per te mposhtur erresiren.

'Jo Klest. Perkundrazi, te ben te forte. Te arrish te falesh, te arrish te dashurosh me te njejten force, kjo te ben femren me te forte qe njoh.'

'Nuk gabova atehere...' justifikoi zgjedhjen e saj 'Kur e lashe te shkonte, kur i kerkova te largohej. Nuk gabova atehere. Kisha nevoje...' fliste e frikesuar e pakez fajtore.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now