Puliti syte, nje, dy, tri here pa ditur se ku ndodhej. I hapi ngadale, e u mundua te ngrinte doren per te ferkuar syte e enjtur, por i dhembi duke i kujtuar qe mbante ende aty kunjin e ngulur prej infermieres.
Do i benin nje serum, po, e kujtonte. Por asgje me shume. C'kishte ndodhur me pas? Pse dreqin s'mbante mend asgje? Pse dreqin nuk mbante mend si kishte perfunduar ne ate dhome te erret spitali?Levizi ne shtrat, e tere trupi i dhimbte, sikur nje kamion te kish shkelur mbi te. Renkoi lehte, e vetem atehere ndjeu dike te levizte, e me pas njohu zerin e Landit qe shqiptonte emrin e saj ne erresire.
'Je zgjuar?'
'Land?' foli e lodhur. Dhimbte edhe te fliste.
'Po therras mjeken' shpalli ai e hapi deren qe la driten e korridorit te depertonte ne erresire.
'Cfare ndodhi?'
'Te rane te fiket. Tensioni e sheqeri i ulet me thane. Po te bejne serume dhe tani do te te bejne nje eko'
'Me dhemb... me dhemb tere trupi' renkoi.
'Po therras doktoreshen ti jape drejtim kesaj pune' foli i vendosur e u zhduk prej dhomes se qete. Tashme qe kish pakez drite, pa verdalle, aparatin e fikur te ekos. Ish ne nje prej atyre dhomave te ekzaminimit e disi u qetesua. Vetem i kish rene te fiket, i kujtoi vetes. Ishte e lodhur, semure e per me teper me ato. S'ish cudi qe trupi e kishte tradhetuar e kish zgjedhur te fikej per pak. Lesheoi koken rendshem ne jastekun e ulet e shfryu, ne pritje te mjekes qe u duk pas pak, shtyre prej Landit qe dic i fliste eger.
'E keni lene aty e sju plas ne i ndodh gje njerezve apo jo. Mostra jeni.' bertiste ai.
Mjeksa, e njejta si me pare, ndezi driten e neonte qe vrau pakez syte e mesuar me erresiren te Meglit.
'Land' foli e bezdisur Megli, si te qe duke e urdheruar qe te hesshtte.
'Cke? Se meritojne perparesen qe mbajne veshur. Bluzat e bardha kto shpirtzinjte' vazhdoi
'Land, te lutem' peshperiti e lodhur serisht Megli.
'Do tju kerkoj te dilni jashte zoteri. Do te vazhdoj me vajzen' foli prerazi mjekja, e Landi i dorezuar por jo fort me qejf, doli prej dhomes se ekzaminimit duke mbyllur deren pas vetes. Dere mes se ciles nje infermiere hyri pakez me vone, duke injoruar Landin qe qe pas dere pyeste se cfare dreqin kishte Megli.
'Sa dite ke qe ndihesh keshtu?' e pyeti doktoresha, teksa hidhte xhelin e ftohte qe kish sjelle infermierja mbi barkun e saj.
'Qe sot ne mengjes. Por te thashe, me erdhen ato' i kujtoi.
'Ehe' pohoi mjekja, kete here duke ngjeshur sonden ne lekuren e bute. Ne ekran shihte dicka e perqendruar. Mblodhi buzet si te qe duke pare dicka qe nuk i pelqente. Shypte disa butona, e ekranit iu afrua edhe me, perpara se te shkundte koken.
'Eshte...' nisi te pyeste infermierja, me po te njejten fytyre te trazuar.
'Cfare ka?' pyeti Megli kete here, tek shihte sa mjeken e sa infermieren e re.
'The qe ciklin se ke patur te rregullt. Prej sa kohesh?'
'Gjithmone. Vijne si ti teket' u pergjigj shpejte ajo.
'Ma merr mendja prandaj ste ka shkuar mendja qe mund te jesh shtatezane' shqiptoi prerazi doktoresha.
'Une cfare??' beri te ngrihej, por doktoresha i kerkoi te qetesohej e te qendronte shtrire. 'Jo, s'mundet... me erdhen ato' theksoi Megli.
'Nuk ka rrahje zemre' tha mes buzeve te mbledhura doktoresha, perpara se sonden ta flakte mbi tastjeren e pajisjes se ekos. Me duart e nderlidhura, vemendja e saj u perqendrua plotesisht tek Megli.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...