Muajt e fundit kishin qene nje enderr e keqe, ne te cilen jetonte i burgosur pa nje shpetim. Per dreq kemben e allcosur zor se e ngrinte prej toke e jo me te ecte e vraponte ne te.
Ngulmonte per ato vizitat e shpeshta tek mjeku, qe gjithnje perfundonin me burrin moshe thyer qe i thoshte qe allcine do te duhej ta mbante edhe pak kohe.'Dhe sa pak kohe dreqin?' Shfrynte, hera heres edhe me i nervozuar, sepse cdo pergjigje e papelqyeshme vidhte edhe me shume prej durimit e qetesise se tij.
'Durim Krist' i buzeqeshte mjeku e ai heshtte, duke mos dashur ti bertiste atij, Meglit, te tere atyre qe e keshillonin te kish durim. Ato nuk e kuptonin qe jeta e tij vervitej rreth sportit, futbollit qe nuk mund ta luante me nje kembe te thyer.
Dilte prej spitalit me nje tufe ilacesh, ilace qe i pinte me shpresen se do benin dicka.
'Jane per dhimbjen' i thoshte mjeku, por as ato nuk qetesonin shtrengimin e dhimbshem e ndjente ne kraharor.
Megli i kish qendruar prane, madje kish pranuar dhe te hiqte dore prej atij apartamentit te saj diku ne periferi per tu transferuar tek ai.
'Duhet te gjymtohesha qe te me plotesoje deshiren me ne fund' i kish thene ate dite; fjale te zhveshura prej gezimit qe do kish ndjere nese s'do kish qene tere kjo situate muti qe nxiste ate per nje vendim.
'Ishte koha' i ishte pergjigjur Megli ndonese Kristi mendonte qe koha s'do kish ardhur kurre nese sdo kish qene per kemben e thyer. Teper pesimist, sic nuk kishe qene kurre me pare, ai qe verberisht kish besuar ne te pamundurat.
'Ta dija do kisha thyer ndonje gisht kohe me pare' ish tallur, por dhe shakate e tij s'mbartnin ne ate lirshmerine e meparshme. Syte e tij nuk shkelqenin si dikur. Ndonese Meglin e deshte si gjithnje, ndoshta edhe me fort. Ishte gjithcka kishte, e ate s'do ta humbiste. Ishte forca e tij per tu zgjuar cdo mengjes, forca per te mposhtur semundjen, forca per tja dale mbane, serisht.
'Dhe kjo do kaloje' ish munduar ti mbushte mendjen edhe ajo.
'Do te kaloje' kish mbeshtetur mendimin e saj, sepse po, e tere kjo sdo mbetej tjeter vecse nje kujtim i vjeter.
Por Megli do te ishte aty, perhere krah tij, sic edhe ne keto caste qe ndricoheshin prej nje buzeqeshjeje te saj.
'Te dua' i peshperiti ate mbremje tek ndjente qe ajo pergjumej ne krahet e tij.
'Hmm' mermeriste.
'Do te te mbaja ne krahe deri ne krevat, por kam frike se do te te duhet ta besh ti kete' mundohej ta kthente gjithcka ne komike, sic bente gjithnje.
Vizita e fundit kish qene me shpresedhenese. Kockat ishin ngjitur, e allcia mund te zhdukej per te filluar reabilitimin, qe serisht doktori s'dinte te thoshte se sa do te zgjaste. Por kete here Kristi s'deshte tja dinte, sepse kete here i mjaftonte forca e vendosmerise se vet per te shkurtuar kohen e nevojshme.
Prandaj zgjodhi te bente fizioterapi te perditshme, e me pas te ushtrohej edhe vete ne shtepi, packa atyre kundershtimeve te Meglit qe merakosej per te.'Mjeku tha qe nuk duhet te stermundohesh' recitonte fjalet e doktorit, por ai e shperfillte sic kish shperfillur edhe pranine e saj ditet e fundit per tu kujtuar per Meglin mbremjeve kur qetesisht shtrihej ne shtratin ku ajo flinte.
'E di cka thene ai tuhafi, po ske ndopak besim tek une? Ta kam thene me duket qe jam kocke e forte, dhe nese harrojme mini aksidentin kockethyes, ti e di qe kam te drejte' i perngjasonte Kristit te dikurshem ndonese disi ndihej ndryshe, por sdinte as vete te thoshte si.
'Do te te shkaktoje dhimbje dhe....' vazhdonte Megli qe qendronte ulur perballe tij tek e shihte te ushtronte muskujt e atrofizuar te kembes se semure.
'Per cfare i kam ilacet' i pergjigjej pa ndaluar Kristi 'Pastaj pak dhimbje te kalit'
'Jo per ti ngrene si buke. S'te bejne mire as ato.' shkundi koken Megli qe deshte vetem me te miren per Kristin, e kjo, stervitjet e sterzgjatura dhe fiksimi per tu rikthyer sa me shpejte ne fushen e gjelber, nuk ishin.
'S'me ben mire te humbas tere sezonin. S'jane paguar miliona per mua qe une mos te...' nisi ti shpjegonte, pak me i nervozuar se zakonisht, e menjehere u pendua qe Meglit i ish drejtuar ashtu sepse s'qe e tille marredhenia e tyre.. 'Me fal' i kerkoi ndjese menjehere 'Megli, me fal. Por jam, jam kaq nervoz dhe' nisi te justifikohej por ajo serisht e kuptonte.
'Nuk ka gje' i buzeqeshi. 'Fundja do te te duhet te thyesh serisht rekordin e ndjesave' kujtoi prej atij takimit te tyre te pare.
'Neser, do te shkojme diku' shpalli edhe ate mbremje sic i premtonte ndonjehere Kristi, por kur e nesermja vinte, ai serisht perhumbej ne ate rutinen e ushtrimeve, duke harruar qe ajo priste per dicka qe s'do te ndoshte as ate dite. Por serisht heshtte dhe me veten lutej qe cdo gje te kthehej si me pare pa ditur qe ajo qe kishin patur dikur ish vrare diten e asaj perplasjeje. S'e dinte asnjeri prej te dyve, qe njeri tjetrin vazhdonin ta dashuronin si gjithnje.
'Mendova qe do benim dicka' i peshperiti nje mbremje Megli, por ai nuk e degjonte, tek shfrynte per te kryer ate ushtrimin e dhene prej nej tjeter fizioterapisti.
'Lere fare' peshperiti, kete here e dorezuar e beri te ecte drejt dhomes se gjumit, por Kristi e ndoqi nga pas.
'Me fal. C'the?' i peshperiti tek mundohej ta perqafonte.
'Asgje. S'ishte asgje' shkundi koken. Si pelqente te ndihej e shperfillur e njekohesisht per Kristin sdeshte te shnderrohej ne nje barre. S'e dinte as vete pse kish thene ate qe kish thene kur fare mire e kuptonte perkushtimin e tij. Ndoshta sepse i mungonin ato mbremjet e dikurshme, ndoshta sepse i mungonin ato ditet ne te cilat asgje nuk i shqetesonte perpos shiut qe bente te pamundur ndonjehere shetitjet neper Berlin.
'Me fal' zhyti koken ne qafen e saj.
'E thua kaq shpesh se fundmi' i peshperiti. Ndihej keq qe prej nje komenti te pamenduar mire te saj, ai tashme ndihej fajtor.
'E di. Kam marre seriozisht ate rekordin' Pershperiti Kristi tek cekte butesisht buzet e saj. 'Do te isha i humbur pa ty. Faleminderit' e menjehere vazhdoi te fliste, per te ndare te vetmin lajm te mire te koheve te fundit me te. Kish pritur mbremjen per tja thene, ndonese skish menduar se ato fjale do ti peshperiste teksa ajo ndihej e merzitur, packa Kristit sdeshte tja pranonte kete gje.
'Terapisti sot me tha qe jam me mire. Mjeku i skuadres mendon qe mund te rikthehem ne stervitje javen tjeter.' rrefeu.
'Po sikur te jete teper heret?' E pyeti e trembur Megli, qe nuk ndante te njejtin entuziasem me te.
'Nuk eshte heret. Jam gati. Une kam vetem frike se mos eshte teper vone' pranoi. Trembej vertete per rikthiminin ne fushen e gjelbert qe i mungonte aq shume. I mungonin edhe ato mengjeset e hereta te stervitjes, nxitja perpara nje ndeshjeje, adrenalina qe e pushtonte me fryrjen e bilbilit.
Jeta e tij ish pazgjidhshmerisht e lidhur me ndjesi te tilla, e pa to, ai ndihej i marre fund...'Keto kohe, me ke munguar' pranoi pa ndeshur syte e tij ajo. 'Me ke munguar ti' ledhatoi fytyren e Kristit, aty ku mjekren e paket ai e kish harruar te pahequr.
'Jam ketu' iu pergjigj perpara se ta puthte serisht 'Jam gjithnje ketu per ty'
'Por a je vertete? Sepse mua me duket sikur jo. Sikur mendja jote fluturon diku shume larg ku une nuk mund ta ndjek. Dhe me mungon' vazhdoi Megli.
'Duhet te me kuptosh, kam qene.... ' i kerkoi me syte pergjerues. 'Me fal' tha i dorezuar me ne fund 'E c'rendesi ka si kam qene. Do thuash ti ka, por me beso, eshte me e rendesishme si do jem, dhe te premtoj, sdo te te mungoj me asnje dite te vetme' i puthi hunden majuce 'Cdo gje do te jete si me pare, me mire se me pare' i premtoi i sigurte.
Por a do te ishte?
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...