Kristi i fliste gruas se moshuar ulur krah tyre, perzemersisht e me ate buzeqeshjen e tij te embel kish fituar plotesisht zemren e saj.
'Kemi pervjetorin e lidhjes tone' i tha asaj e Megli u kthye per ta pare e habitur. 'Apo jo zemer?' iu drejtua Meglit e ajo e hutuar sic ishte s'diti si te pergjigjej.
'Eshte e turpshme' e justifikoi tek zonja e moshuar qe I shikonte te dy tere dashuri.
'Me kujtoni Gustavin tim. Edhe ne u njohem kur ishim fare te rinj. Ishte dashuri me shikim te pare' nisi te tregonte ajo.
'E jona jo. Ne fillim desh me theu kemben e pastaj me akuzoi qe isha nje qaraman. Gje e mire qe krejt rastesisht u takuam serisht ne Berlin. S'e kam hequr dot nga mendja qe ate nate'
'Duket dashuri e vertete' komentoi zonja.
'Eshte. E dua mbi gjithcka' fliste serioz Kristi, e Megli do ta kish besuar nese s'do kish ditur qe ai tallej dhe e bente aq mjeshterisht.
'Dhe nje sekret.' Vazhdoi ti fliste zonjes, kete here me zerin e ulet thuajse nje peshperime. 'Do ti propozoj sonte, por ajo ende nuk e di'
'A s'eshte kjo kaq romantike?' komentoi zonja e po ne te njejten kohe Megli ngriti vetullen e saj e shtoi
'Dhe a nuk supozohet te jete surprise?'
'Do surprizohesh gjithsesi zemer'
Fluturimi I shkurter kaloi edhe me shpejte fale historive te sajuara te Kristit qe pershendeti zonjen vetem tek terhiqte Meglin drejt daljes, me doren e nderlidhur qe refuzonte te leshonte.
Lane cantat e vogla ne dhomat e hotelit diku ne periferi te qytetit, ku do kalonim vetem ate nate sepse fluturimet e kthimit kishin qene te prenotuara e bileta me e afert ishte ajo e te nesermes pasdite.
'Shofim Mynihyn me ate rast' e kishte qetesuar Kristi. Nje qytet I ri per te por nje ne te cilin ai kish qene qindra here.
'Do jem guida jote personale' ish veteofruar, ndonese ajo cka dinte mesemiri ne ate qytet ishin fushat e futbollit te shperndara ngado.Ishte tek ecnin ne qendren mahnitese te qytetit, nen hijen e katedrales hijerende, mes tifozeve qe kishin nisur festimet ndonese ishte ende heret, qe ndjeu telefonin ti dridhej ne xhepin e xhaketes se mbante veshur. Ndaloi dhe thuajse I pushoi zemra kur lexoi 'Babi' ne ekran.
'C'ke?' e pyeti Kristi qe lexoi mbi te njejten gje mbi supet e saj 'Pergjigju' e shtyu.
'Cfare ti them?'
'Thuaji edhe qe jemi ketu xhanem. Por pergjigju. Ji e qete' vendosi duart e tij ne supet e saj, e I la te rreshkitnin drejt qafes se holle te Meglit per ta prekur aq butesisht, sikur te kish frike se ajo thyhej ne krahet e tij. E me pas, iu afrua e njerin prej kraheve e lidhu rreth mesit te saj, tek qendronte nga pas dhe e ndjente te dridhej perpara se te peshperiste nje 'Alo' te mbytyr. Mbylli syte, sepse deshte te ndjente trupin e saj prane vetes, aromen aq te mire e dehese te flokeve te Meglit. Do jepte cdo gje per ta patur te tijen. Do blinte boten per te, per ta shitur serisht nese ajo ia kerkonte.
E degjoi tek fliste, ndjente vibrimet e zerit te saj. Ndjente gjithcka. Ndihej I plotesuar.
'Alo, ba?'peshperiti e trembur tek mbeshtetej ne krahet e Kristit, shume e dobet per te mbajtur veten.
'Si je te keqen babi?' i fliste ai nga ana tjeter e ajo ndjente tere peshen e fajit mbi vete, shtypej nen te.
'Mire, ja.'
'Mora se me ka marre malli'
'Edhe mua, shume' ish e vertete. Ata I mungonin pafund.
'Vazhdo zemer. Te puth' e me vetem aq, ai perfundoi ate telefonate. Megli u mbush me fryme – kishin mjaftuar pak sekonda per te vrare ate entuziasmin qe kish ndjere deri pak me pare.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...