i

3.5K 195 74
                                    

'E more pasaporten?' pyeti per te disaten here e ema, perpara se te hipnin ne makinen e vjeter te babait te saj.

'Po, ma' iu pergjigj, e ndonese e dinte qe e kish marre – kish qene e para gje qe fuste ne xhepin e sigurte te cantes se saj te shpines – kontrolloi serisht per te. 'Eshte ketu' e valeviti perpara fytyre se te emes, qe vazhdoi ta pyeste per te tjera gjera qe sipas saj mund ti duheshin.

'Pupat me pellush? Pizhamat e trasha? Cizmet qe te bleva vjet, ato te lekures qe nuk fusin uje?'

'I kam marre te tera' e siguroi, e hapi canten per te future serisht ne te pasaporten e ate jastekun e qafes qe mbante me vete per ne avion.

'Ke marre edhe Lakin?' nje tjeter pyetje, kete here per dicka qe ajo s'kish si ta harronte.

'Eshte pellushi im me fat' i kujtoi. Edhe ai, nder te paret qe ish future ne canten e madhe sportive.

E ema u perlot serisht, e aty perpara dyqanit te xhaxhi Rizait, atij marketit te vogel te lagjes, e perqafoi fort.

'O ma' u ankua Megli, qe ndjente lotet te grumbulloheshin ne cepat e syve te saj.

'E di, e di tani je goce e madhe. Dhe e di qe je plotesisht e afte te kujdesesh per veten. Te besoj plotesisht, si edhe syve te ballit. Por je prape vogelushja ime, qe do jete aq larg. E une nuk do jem aty per te te ferkur kembet kur te zgjohesh ne mengjes apo per te te bere ate supen qe ke aq qejf kur semuresh'

'Kembet ishin specialiteti nones' iu referua gjyshes 'Dhe receten e supes ma ke shkruar ne faqen e pare te cdo fletoreje e blloku te mundshem'

Nuk iu shkeput kraheve te se emes. Do ti mungonte aq shume ajo. 'Por mua do me mungosh ti.'

'Dua te te mbaj ketu. Tani, a ta mbajme ketu?' iu drejtua burrit, qe uli dritaren e makines per ti pyetur se c'kishin qe nuk hipnin.

'Nese do te na mbaje inat tere jeten' beri shaka si gjithnje ai. 'Hajdeni tani. Jemi pak vone e ajo rruga laprakes ka trafik gjithmone'

E percollen drejt Rinasit vajzen e tyre te vetme, nga ku ajo do te nisej drejt nje kapitulli te ri ne jete. Ish pranuar te vazhdonte studimet per inxhinieri ndertimi ne nje prej universiteteve me te mira ne Berlin. Do ti duhej te riperseriste vitin e pare, por s'ish menduar dy here kur letra e pranimit ish sjelle prej nje postieri ne deren e apartamentit te tyre.

Me to qe edhe Landi, cuni i xhaxhait qe punonte per te atin, e qe per Meglin kish qene si vellai I madh qe nuk kish patur kurre.

'Do ikesh e kampione?' I shpupuriti floket e saj ngjyre mjalti sic bente kur ishin te vegjel, pa e vrare mendjen qe gjendeshin ne hollin e aeroportit te Rinasit.

'Do vish te me takosh' e urdheroi.

'Kur te me jape leje Tani nga puna' u tall Landi. Ish disa vite me I madh se ajo, por kurre s'e kish trajtuar Meglin si nje bebushe e asnjehere s'kish kundershtuar ta merrte nga pas kur dilte me shoqerine e tij. Madje ia prezantonte shpesh edhe atyre te dashurave te tij sa per te kaluar kohen, si motren e vogel.

'Na merr ne telefon' I fliste e ema

'Edhe na shkruaj mesazh edhe tani perpara se te niset avioni' shtonte ajo.

'Ahh rruga e kurbetit, ia hoqi petllen fare ketyre' u tall Landi qe Meglin e mbante perqafuar prane vetes.

'Po ma. Do ta bej.' I premtoi. 'Me duhet te shkoj tani, mendoj' foli. 'Do me mungoni' i peshperiti tek I perqafonte per nje te fundit here, e me pas perseriti serisht ato fjale tek valeviste doren per ti pershendetur se largu.

Pas disa procedurash te stergjata, u gjend ne hapesiren tjeter te madhe te aeroportit, ku ulur neper stola, I duket te pritnin prane daljes nga ku niseshin fluturimet perkatese. Permes xhamave, shihte avionet e medhenj mbi piste dhe ndjente ate shtrengimin e frikes ne gjoks. Me avion nuk kish udhetuar kurre, sic nuk kish shkelur kurre ne nje vend te huaj qe s'ishte Kosova apo Mali i Zi.

Ndjeu telefonin ti dridhej ne xhepin e xhinseve te ngushta. Ishte e ema, qe e telefononte ende pa kaluar gjysem ore prej ndarjes se tyre.

'kalove? E gjete daljen?' pyeste per tu siguruar.

'Jam plotesisht e sigurte qe po. S'ishte e veshtire. Fundja ketu 6 dalje paska gjithsej' e informoi.

'Te puc mami fort. Dhe Babi.'

'Edhe une juve' po I pergjigjej kur te emen e degjoi ti bertiste dicka Landit, qe me siguri kish hedhur ndonje prej atyre batutave te tij.

S'arriti te degjonte mire fjalet e te emes, e kete here jo prej linjes se dobet, por prej te qeshurave te disa djemve qe po ecnin drejt zones ku ndodhej edhe ajo. S'u kushtoi vemendje, por u perqendrua duke shtrenguar telefonin prane veshit.

'Mush, s'ju degjoj mire'

'Vazhdo, vazhdo. Dhe na shkruaj e? Na merr ne telefon. Mos harro'

Siguroi serisht telefonin ne xhepin e vogel, e kete here ne canten e shpines gerrmoi per te gjetur romanin qe kish future ne te. 'Nje jete e vogel' lexoi titullin perpara se te kthente kopertinen, per te nisur te lexonte cdo shkronje, edhe ato falenderimet e gjata drejtuar botuesve e publicisteve. Ish rehatuar mire ne karrigen e vogel, e qe gati te niste kapitullin e pare kur dikush u pengua ne kembet e saj te shtrira.

'Ouch' u ankua e menjehere kembet e saj te gjata I mblodhi.

'S'je ne shpine tende ketu' foli eger dikush evetem atehere ajo ngriti syte per te pare.

'Dhe ti shif ku ecen' I tha djaloshit te ri, ndoshta moshatar te sajin ose farepak me te madh se ajo. E njohu si njerin prej atyre qe deri para pak castesh qeshnin si te cmendur, pa e vrare mendjen per ato shikimet gjykuese qe te tjeret s'I kursenin karshi tyre.

Ai qeshi serisht, uli syte ne dyshemen e beri sikur kaperceu kembet e saj qe s'qene me aty. U kthye drejt Meglit per ti shkelur syrin, perpara se te drejtohej drejt vendit ku grupi I tij e priste. Kater djem te tjere edhe dyvajza trupvogla.

'Vaj medet si e kemi hallin me keto te rinjte e sotem' u ankua zonja e moshuar qe qe ulur perballe Meglit. Ajo e veshtroi, ndoshta s'ish duke I folur asaj,por sidoqofte I buzeqeshi perpara se te pranonte se kish qene pak edhe faji Isaj.

'Ishte edhe faji im. S'duhet te isha rehatuar aq shume, por u perhumba ne lexim'

'Ti me pelqenke se lexonke. Dukesh qe je vajze e mire xhane, me kembe ne toke.Jo si moshataret e tu qe iu kput qafa me koke perkulur mbi ekranet e ktyregjerave qe s'I leshoni nga dora ju. Si I quani. Afona gjera?'

'iPhone' korrigjoi Megli e qeshi me dufin e te moshuares babaxhane.

'Le pastaj ato atje. Te dhemb shpirti ti shofesh. Gjynah ato prinder qe I rrisin e ia plotesojne te tera e keto ia shperblejne duke u bere tape' kometoi plaka duke iu referuar grupit te djemve 'Pale dhe vajzat tani. Shi, pa turp fare, ulet mbi preherin e tjetrit'

Ktheu koken drejt tyre, ndonese s'kish dashur ta bente sepse kurrsesi s'deshtete ndeshte me shikimin e djalit. Njohu nje shishe vodka ne doren e njerit prej tyre, e me pas pa ate qe pershkruante zonja – njeren prej vajzave te ulura mbi preherin e brunit qe per pak, prej pakujdesise se tij, desh kish thyer kemben e saj.

'Ndoshta jane te dashur' argumentoi Megli, qe ne jeten e saj nje te dashur nuk kish patur kurre. E as qe enderronte per nje te tille, sepse prioritare per te ishte shkolla, gjithnje kish qene.

'Po pra, keto modernizmat. S'marr vesh une nga keto. Ne kohe tona, u martoje dhe e ndaje mendjen. S'kishte...'

Do kish folur ende nese s'do kish qene per zerin e nje femre qe pushtoi sallen.Lajmeronte pikerisht fluturimin e saj.

U ngrit, e pasi pershendeti dhe I buzeqeshi zonjes, hodhi te parin hap drejt teardhmes, fillimit te saj te ri...

Ndjese per 'i' qe dalin I - por autocorrecti kompjuterit e ka fajin dhe jeta eshte shume e shkurter per ti ndryshuar 😂

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now