GJerat mes tij edhe Meglit kishin ndryshuar ose ishte vetem ai qe e kish bere sepse pas asaj nate kaluar me nje femer emrin e se ciles as qe e mbante mend, nuk ndihej me I paster karshi saj. Ndihej sikur ciltersine e Meglit nuk e meritonte me dhe prandaj e kish bere serisht, kish telefonuar te njejten bimbe per nje nate te dyte e te trete duke denuar edhe me shume veten te nesermen. Kishte menduar qe me Meglin kish patur nje shans e ne nje menyre te palogjikshme kish refuzuar cdo vajze sepse e rradhes do te ishte Megli per te, e pafajesine e saj s'deshte ta ndoste me trupin e tij te piset. Por ndoshta ajo as qe kish qene per te ne rradhe te pare, ndoshta duhet te mesonte ta shihte vetem si miken e tij pa torturua e denuar veten sic kish bere deri me tani. Por dreqin, serisht ish kaq e veshtire per te; kaq shume e veshtire te shkeputej prej aures se saj qe aq fortasi e terhiqte drejt vetes. E ishte pikerisht arsyeja qe Meglin nuk ia dilte ta shihte sin je shoqe te thjeshte shkak I atij shperthimit te tij mengjesor karshi vajzes qe flinte ne shtratin e tij dhe qe kish guxuar ti pergjigje asaj telefonate.'Eshte per ty' I kish thene duke u perkedhelur e I kish zgjatur telefonin pa vrare mendjen te mbeshtillej me carcafin e bardhe tek ngrihej per ta bere.
'Alo' kish peshperitur ne receptorin e telefonit e gjthcka ish errur kur ishte zeri I Meglit ai qe degjohej ne anen tjeter.
'Hm, nuk, nuk e dija qe ishe I zene. Dhe, hmm, mendova qe te pinim nje kafe. Por, lere fare. Vazhdo. Me fal' kish mbyllur telefonin duke e elene me aq e Kristi, I ish kthyer bjondes qe perdridhej ne shtrat ndonese faji ish vetem I tiji.
'Pse dreqin u pergjigje?' iu hakerrye.
'E dashura?' pyeti tere ironi tjetra.
'Nese do te kisha patur nje te dashur s'do ishe zgjuar ketu ket emengjes' ia ktheu I nervozuar.
'Ketu, ne nje motel c'rendesi ka nese do isha zgjuar me ty' kishte vazhduar ajo pa kuptuar ate qe ai kish dashur te thoshte.
'Nese do kisha te dashur do flija e do zgjohesha vetem krah saj cdo mengjes. Kafene do ta lej ne banak. Vetem terhiqe deren kur te dalesh' e me aq e kish brakistur ne dhomen e tij e me pas ne apartamentin modern kur kish rendur drejt te vetmes femer te ciles deshte ti dhuronte boten.
U mat disa here perpara se te trokiste ne deren e apartamentit te saj. Ndihej si nje idiot qe kish rendur aty. Ndihej aq fajtor per ate zhgenjimin ne zerin e saj. Ndihej I padenje per te trokitur ne ate mut dere te drunjte, por serisht e beri dhe priti qe fytyra engjellore e Meglit te shfaqej per te bere edhe me te forte dhimbjen e tij, sepse ajo s'do teish kurre e tija.
'Kristi' shqiptoi emrin e tij e hutuar.
'Erdha' shpalli ndonese e ndjente, ndjente krisjen mes tyre qe u kthye ne nje te care qe zor se do mund te kapercente kur ajo nuk e ftoi brenda me buzeqeshje, por perkundrazi, pranoi qe kish bere te tjera plane.
'Pra, do e pijme kafen' shpalli Kristi.
'E lashe me Robin dhe Tatin' I tha ajo, duke I vjedhur shpresen asaj dite qe nisi e zymte.
'Aha'
'Mendova se ishe I zene' u justifikua e ndoshta ai s'duhet ti ish pergjigjur ashtu por e beri.
'Kur kam qene ndonjehere I zene per ty' kish lene gjithcka pas per te qe aq thjeshtesisht e kish vendosur mbi gjithcka.
'S'te kam kerkuar te lesh te dashurat e tua pas dore per mua. S'dua... S'dua te mendoj qe per te pire nje kafe me mua perze nje...'
'Nuk e bej. Okay, ato e dijne qe sdo te thote asgje e qe s'eshte me shume se nje nate. E dine edhe se kur duhet te largohen dhe...'
'Nuk du ate di Kristi. S'dua te di per to dhe se si funksionojne keto gjera' u pergjigj Megli e ai serisht u ndje fajtor, sepse per te paren here sinqeriteti I tij karshi saj s'qe I mjaftueshem.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...