'Do me vrasesh?' e pyeti Kristi tek shihte pizzen e vendosur para tyre.
'Cfare?'
'S'dua te me vrasesh' vazhdoi ai me sjelljen e cuditshme qe kuish filluar qe ne castin qe refuzonte ti sulej si I babezitur pizzes sic bente gjithnje.
'Po me fikson' I tha Megli qe kesaj here ish kthyer plotesisht drejt Kristit, qe nen tavoline dicka kerkonte ne telefon. Ia zgjati Meglit per te pare ne ekranin e tij nje foto te tyren, shkrepur ne nje prej atyre shetitjeve te gjata te darkes, tek te cilat Kristi ende insistonte, madje edhe pas atyre stervitjeve te vona kur shfaqej ne deren e apartamentit te saj.
Dukej qarte ai qe buzeqeshte, e Megli strukur ne krahet e Kristit. Jo, nuk mund te shquante fytyren e saj e ishte thuajse e pamundur qe dikush ta njihte, por fakti qe dikush, nje I huaj kish shkrepur ate foto e bente te ndihej, cuditshem...
'C'eshte? Kush ta ka derguar?' e pyeti tek vazhdonte te zmadhonte e zvogelonte foton.
'Eshte lajmi I dites ne ate faqen e thashethemeve ne DerWelt, dhe ne internet' u pergjigj fajtor Kristi.
'Cfare?' klithi Megli qe vazhdonte studionte foton, kete here e trembur se mos ndokush po I fotografonte edhe ne ate cast.
'Me fal' kerkoi ndjese butesisht Kristi, qe disi ndihej fajtor qe karshi saj nuk ish treguar me I kujdesshem, qe dicka te tille nuk e ekishte menduar, sepse fundja s'ish hera e pare qe ndonje foto e tija perfundonte faqeve te internetit. E kete e urrente, urrente qe s'mund te bente dicka pa syte e te huajve qe e veshtronin, apo here te tjera pa mijera komentete gjykuese ose jo qe shoqeronin nje shkrepje te tille.
'S'eshte faji yt' u mundua ta qetesonte Megli qe ne ate cast ish gjithcka vecse e qete. Ishte e frikesuar, po, e trembur se mos dikush lidhte emrin e saj me Kristin, e ndonese Kristin e pelqente, s'ish e sigurte ne pelqente qe ajo lidhja e tyre aq e bukur, dhe e re te ishte me shume se vetem e tyrja. S'deshte qe ta ndante me boten.
'Eshte. Duhet te me kishte shkuar neper mend'
'Thjeshte nuk eshte' kundershtoi serisht ajo.
'Je e merzitur' komentoi ai.
'Jo me ty' iu pergjigj Megli. 'Thjesht... po sikur...'
'Sikur asgje. Gje e mire qe ne ate foto nuk dukesh mire. Askush s'do publikoje me nje foto tenden. Te premtoj' preku doren e saj nen tavoline por ajo, instinktivisht, e terhoqi.
'S'dua qe te ndryshoje gje mes nesh' peshperiti Kristi qe u mbeshtet ne ndenjesen e lekues qe ndanin me njeri tjetrin
'As une' pranoi Megli.
'Sepse per ate zot, s'jam aspak dakort qe te heqim dore nga rituali jote i pizzes tek Sallys. Fundja eshte vendi ku u dashuruam' ish serisht vetja e tij e cliret tashme qe kish ndare me Meglin ate cka e kish shqetesuar gjate tere dites.
'Eshte vendi ku une kuptova qe je teresisht e plotesisht budalla'
'Ato jane e njejta fjale' tha, kete here tek pertypte copezen e pizzes qe sapo mori.
'Per te perforcuar idene'
'Me beso, e vulose e dekretove kur me puthe' vazhdoi ta ngacmonte ai.
'Zot'
'E di qe me ke qejf' u llastua tek I ngerdheshej si nje femije qe kish nxjerre te tijen.
'Kur sillesh normal'
'Sdo me duroje tere idiotesite qe them nese s'do me pelqeje vertete shume, shume, shume' vazhdoi ta ngacmonte ai e Megli kete here me nuk iu pergjigj, sepse s'deshte ta genjente e ne te njejten kohe s'ish gati te pranonte qe po, Kristin e pelqente shume me shume se shume.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...