I pelqente te rrinte ne shtepi, te perqafohej prej ngrohtesise e qetesise qe vetem ajo hapesire krejtesisht e saj I falte prandaj dhe zgjidhte ta bente shpesh - te qendronte brenda kur tere moshataret e saj vraponin pa e menduar dy here kafeve apo klubeve te kryeqytetit gjerman.
Kish qene duke lexuar nje liber kur Rob e kishte telefonuar dhe duke mos dashur te dukej e pasjellshme ish pergjigjur, ndonese pa deshire. E kishte qene ende duke biseduar me te, duke degjuar ato ankimet pafund te tij e me pas ato pershkrimet e detajuara te zenkave me te atin, kur kish ndjere dike te trokiste ne deren e saj. Kristi e menjehere kish buzeqeshur. Vetem ai trokiste kur fare mire mund te tingellonte zilen sic do kish bere cdokush tjeter.
'Nje sekond Rob' I kerkoi ndjese telefonuesit tek nxitonte per te hapure deren per Kristin qe menjehere iu afrua per ti rrembyer nje puthje, por Megli u menjanua duke treguar telefonin qe mbante prane veshit. E ftoi brenda, dhe e pa te rehatohej ne divanin e kuzhines, ku edhe perfundonte duke fjetur ato te pakta here qe ajo pranonte qe ai te kalonte naten tek ajo.
'Po, erdhi nje shoqe' genjeu tjetrin per ta hequr qafe, sepse e kish ditur qe nese I thoshte qe ishte Kristi do e kish sulmuar me qindra pyetje per ti bere shokut te saj e nese do I kish thene nje shok, sdo e kish lene te mbyllte telefonin pa nxjerre cdo gje prej saj. Pa Kristin te ngrysej. Sic dukej pergjigja e Meglit si pelqeu e ajo I peshperiti nje me fal te padegjueshem.
'Me fal, me fal, me fal' foli vetem pasi mbylli telefonin per tu leshuar krah tij ne divan. Hodhi duart rreth qafes se Kristi e ajo sjellja e saj aq e ngrohte ate e cuditi disi.
'Duhet te me thyesh zemren qe te sillesh kaq e perzemert me mua?' pyeti e me pas buzeqeshi, ndonese jo sic bente gjithmone, perpara se te thoshte 'S'e nese po, thyema sa here te duash nese ma sheron po prape ti'
'S'me the qe do vije?' e pyeti Megli. Kishin biseduar me njeri tjetrin me pare e ne asnje prej mesazheve Kristi s'kish permendur qe do mbinte prej hicit ne deren e saj.
'Doja te surprizoja te dashuren time' u pergjigj shkujdeshem. Fjala, e dashur, shpetuar aq thjeshtesisht prej buzeve te tij ndonese ishte e para here qe Meglit I referohej ashtu.
'Te dashuren?' e pyeti e habitur.
'Shoqen qe me lejohet te puth, quaje si te duash, per mua je njesoj. Je vetem ti' I preku fytyren e bute per te kerkuar syte e saj te smeraldte prej se cileve s'ngopej kurre.
'Dhe dua te jem vetem une edhe per ty' peshperiti fare prane buzeve te saj dhe pa e puthur u largua disi prej saj.
'Je' e siguroi e turperuar Megli.
'Rob hundshtrembsi s'me pelqen' shfryu, I bezdisur prej faktit qe ajo fliste aq gjate me te ne telefon. S'e bente kurre me Kristin per te cilin gjente plot arsyje per ti dhene fund nje telefonate e per te kaluar tek mesazhet aq miqesore e te thjeshta qe shkruante. Madje I pergjigjej vetem me ndonje fytyre te buzeqeshur edhe atyre zemrave te kuqe me te cilin ai mbushte ekranin e saj.
'Xheloz' e ngacmoi Megli e buzeqeshi sepse I dukej I kendshem ai nervozizmi I tij I pavend.
'Jam sepse te dua vetem per vete'
'Dhe territorial' vazhdoi ajo.
'Ai te sheh sikur do te te zhveshe gjysmen e kohes. Me beso, duhet force e madhe per mos ti thyer turinjte. Kishte guximin te te veshtronte si I dashuruari I shekullit edhe kur isha une aty. Jo, ncuq, nuk I besoj' ferkoi ballin me doren e tij te djathte.
'S'eshte fare e vertete'
'Ore me beso mua qe jam cun dhe e di si funksionojme ne'
'S'eshte si te tjeret ai' I doli ne mbrojtje mikut te saj palluq Megli.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...