Kristi vazhdonte te qendronte ne ate sheshpushimin e pallatit te vjeter, ulur ne shkallet e ngushta perballe deres se apartamentit te Landit. E ndoshta me kokefortesine e tij sdo te nxirrte ne drite asgje, por deshte ti vertetonte Meglit, vetes, qofte edhe Landit qe kete here s'kish ndermend te hiqte dore. Pa nje vajze trupvogel te vinte, te trokiste - pa Landin tek e ftonte brenda e me pas e percillte duke e falenderuar pas pak minutash, e me pas asgje. S'arrinte as te degjonte zerat e tyre tek peshperitnin ndonese aq shume deshte te dinte ne po flitnin per te.
Po e benin, sepse Landi mes ecejakeve e shfryrjeve, shikimeve akuzuese qe i hidhte Meglit, gjithnje perfundonte duke u ankuar per Kristin, prania se cilit ndjehej edhe mes tyre.
'Do kap ta hedh prej katit te 4 shkerdhaten'
'Te shkoj tja thyej turinjte mire e ti fus nje shkelm' shpallte here pas here.'Boll' i kerkonte Megli e me pas ai kujtohej te fajesonte edhe ate.
'Eshte dhe faji yt. Do ti flisje ti. Dhe tani, tani ai mendon se ka ... mutin di une c'mendon ai zgjebsi' fliste i acaruar, e plot here Megli e injoroi, deri kur me nuk arriti ta duronte.
'He? Do te dalesh ta takosh? Aty te rrin mendja ty, duket. E ai ate po ben, po shfrytezon miresine tende dhe...' ish akuza e rradhes e Landit.
'Boll Land, boll' bertiti kete here 'Jepi fund kesaj marrezie. E cfare se pranova te flas 5 minuta me te? Eshte zgjedhja ime per te cilen s'mund te me besh te ndihem fajtore. E nese dal ti flas, serisht eshte zgjedhja ime te cilen ti do, s'do do te duhet ta pranosh.'
'Ai te lendoi. Do ta...'
'Do ta beje serisht? Kete do thoje?' e nderpreu Megli e Landi pohoi 'Ate nuk e dime as une as ti Land.'
'Po mendon ta falesh...' kete here e tiija nuk ish nje pyetje, por me shume si nje konstatim.
'Jo Land, s'po mendoj asgje. S'po vendos asgje. Thjeshte, le te mos flasim per Kristin'
'Si dreqin mund te mos flasim per te kur dreqi eshte pas asaj dere?' goditi me kemben e tij cepin e tavolines se mesit, ndonese jo fort.
Por Megli prej shperthimeve te tij nuk trembej, prandaj u ngrit per te qendruar prane Landit tek i fliste butesisht.
'Te dua shume Land, e s'di si te te falenderoj per gjithcka po ben per mua. Sdi ne do te ta shperblej dot ndonjehere'
'Por?' pyeti Landi qe e dinte qe do te kish nje te tille
'Por ka plot gjera pjese e se ciles ti nuk mund te behesh, gjera qe s'jane te tuat per tu zgjidhur. Gjera per te cilat duhet te me besosh. Ndoshta vertete tani jam e lenduar, e pranoj, jam. E ndoshta mendon qe s'jam e afte te gjykoj drejte e ndoshta eshte keshtu, por serisht, duhet te me besosh. Une dhe Kristi...' u mendua per fjalet e saj te rradhes 'Dicka na lidhte, dicka qe s'pres qe ta kuptosh plotesisht, e ish kjo arsyeja pse pranova ti jap 5 minuta, arsyeja pse zgjodha me pare ti qendroja prane. Kjo s'me ben te dobet Land. S'ke pse ndihesh sikur duhet te rrahesh e therresh boten per mua, sepse ndoshta jam e afte ta luftoj edhe vete' u ngrit ne maje te gishtave per ti dhuruar nje puthje te embel ne faqe kushuririt te saj gjatosh, perpara se te terhiqej per te shkuar drejt dhomes se miqve ne te cilen kish zgjedhur te qendronte, ndonese Landi kish kembengulur qe duhet te rrinte ne dhomen e tij.
Te flinte qe e pamundur, prandaj qendroi ulur ne parvazin e gjere te dritares per te veshtruar qytetin qe pergjumej pak nga pak per te lene erresiren ta mbeshtillte e bekonte me premtimin e qetesise se saj. Me koken mbeshtetur pas xhamit te ftohte, shihte avullin qe vishte xhamin sa here fryma e nxehte e saj perplasej ne qelqin e ftohte, e mbi te shkruante me gishtin e saj nje A te pakuptimte.
Vone, shume me vone, ndjeu hapat e Landit, e me pas deren e dhomes se tij qe mbyllej duke kercitur, ndonese ai mundohej te tregohej sa me i kujdesshem per mos te zgjuar Meglin qe se fundmi zor se flinte.
Ish pas mesnate, mendoi, sepse Landi kurre nuk flinte heret. E vetem atehere kurioziteti rreth Kristit e kaplloi. A vazhdonte te ishte ende aty?
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...