Nuk flinte, sepse si dreqin mundej kur ndjente dhimbje ne cdo qelize te trupit. E jo prej asaj dhimbjes fizike qe thjeshtesisht mund ta duronte. Kjo ish shume me shume, dhimbte shume me shume se nje shperfillje apo se nje zemer e thyer dashurie.
Aq shume sa pyete veten ne do te sherohej ndonjehere? Do te mesonte te jetonte me zbrazetine qe kish lene brenda saj krijesa qe s'kish ditur qe rritej aty.
Ndjeu serisht lote te grumbulloheshin ne syte e saj. Zot, sa do kish dashur ta dinte; sepse do ti kish peshperitur mijera te dua, do ti kish folur per mos tu ndjere vetem, do ta kish adhuruar ndonese ai kish qene vetem nje qelize. E engjelli i saj s'do te ish larguar ashtu, i shperfillur. Ndoshta s'do te ish larguar prej trupit te saj sepse ndoshta do ti kish pelqyer aty, do ti kish pelqyer ngrohtesia e dashuria e paskaj qe ajo do kish qene gati ti dhuronte.
Loti rrodhi e u perplas ne kellefin e jastekut te bardhe, qe qe njomur prej sa e sa pikezash te tjera.
Dhimbte shume, e lotet disi dhimbjen e benin me te tolerueshme, por jo te perballueshme.
Pse nuk vdiqa edhe une? Pyeste veten. Ashtu s'do ti duhej te ekzistonte me horrorin e se nesermes.
Pse sme more me vete engjell?
Valle s'e kish dashur as femija i saj?Nje tjeter lot e kete here edhe nje renkime e lehte qe i shpetoi buzeve te saj, por jo Landit qe qendronte ulur ne te vetmen karrige te asaj dhome spitali. Priste qe Megli te zgjohej prej oresh, por ajo hiqej se flinte sepse s'qe gati te fliste. Ai duhet ta kishte marre vesh tani, e Landi do te kishte pyetje, pyetje te cilave ajo s'donte ti pergjigjej.
Me nuk donte te mendonte, s'deshte te mendonte per Kristin qe s'ishte aty, Kristin qe prej muajsh s'ishte aty per Meglin, por ishte brenda saj per veten.
Ashtu ish konceptuar edhe ai engjell - jo ne netet kur ai dashuronte shpirtin e saj, por ne ato pak here kur perdorte trupin e Meglit per te shfryre ne te meri.Do ta doja gjithsesi. Do ta doja pa kushte! Mendonte.
Do ta kish dashuruar edhe ai... sepse Kristi dinte te dashuronte fort e ajo dashurine e tij e kish patur dikur.'Megli' Landi iu afrua per tu ulur ne kembet e shtratit te saj, e kete here Megli u kthye drejt tij me syte e enjtur prej loteve qe vazhdonin te rridhnin.
'Meg, si....' do ta kish pyetur se si ishte.
'Mos' i kerkoi te heshtte, por mbi carcafin e bardhe zgjati doren per te kerkuar te tijen. E Landi ia shtrengoi, fort, per ti bere te ditur qe ishte aty, gjithmone. Prandaj Megli i buzeqeshi dhembshurisht, perpara se syte e pergjakur ti puliste e mbyllte serisht. E ashtu, pa pare asgje, ndjente vec ate prekje e serisht, padashur mendoi per Kristin qe duhet te ishte aty, sepse ai femije ish i te dyve. Kristin qe do ta kish perzene mes ulerimash histerike nese do dukej, e serisht ne te njejten kohe e deshte prane vetes.
Cfare dreq personi je? Meso te urresh
Tashme mund ta bente, mendoi. Mund te urrente e do tja niste me fatin - qe ndoshta kete plan djallzor e kish thurur qe ate te mallkuar dite ne aeroport. Si do kish qene nese Kristin sdo ta kishte takuar kurre? Aty, ne mbremjen e asaj festes idiote e me tej ne ate festen e rradhes. Si do kish qene nese do ishte treguar me e forte e ti kish rezistuar atij karagjozllekut te tij te kendshem? Nese do ish dashuruar me dike tjeter. Dike qe si ajo punonte dicka te rendomte, dike monoton sic kish qene edhe vete perjete. Si dreqin kishin perfunduar syte e Kristit mbi te? Po, do te urrente fatin.
E me pas, me forcen e merise qe ndjente, do te urrente edhe Kristin qe s'ishte aty, Kristin qe dashurine e braktisi per nje enderr te thyer e qe theu, si enderren e tij, edhe ato te Meglit. I vodhi cdo shprese, i vodhi cdo force per ta lene te shkrete; aq te shkrete sa smund te ushqente me dashuri nje femije, sepse tere zemren e saj ia kish falur dikujt qe as s'diti ta respektoje. Jo, Kristin sdeshi ta shihte me kurre prane vetes vendosi aty. Dhimbte, si dreqi, por jo me shume se ai femije i humbur qe do te kujtonte gjithnje nese ndeshte syte e tij. Do ta shihte aty, ne pupilat e gjelberta te tij. Do ta shihte ngado...Qau serisht e Landi i shtrengoi edhe me fort doren.
'Me flit. Jam ketu' i kujtoi.
'Jam.... bosh' komentoi me ne fund. 'Dua femijen qe me moren' peshperiti mes lotesh. E dua, kish kembengulur edhe tek doktoresha qe jo vetem hoqi prej trupit te saj ate krijese, por keputi edhe shpresat per nje tjeter. Aborte te tilla lene ndonjehere pasoja edhe me afatgjata. Por sot ka njemije e nje menyra per te zgjidhur keto. Kish komentuar ajo shkujdesshem - ajo qe ne jeten e saj kish 2 vajza te mrekullueshme, ndersa Megli ish vetem.
YOU ARE READING
Tenebris (shqip)
General FictionSepse mjafton nje cast per te shkerrmoqur nje dashuri...