xvii

1.4K 151 41
                                    

Dy muaj, ne dy muaj kish patur serisht krejtesisht te sajin Kristin e dikurshem; Kristin qe e ngacmonte me shaka, Kristin qe s'linte rast pa e shnderruar ne nje loje fjalesh, Kristin qe buzeqeshte e I rrembente puthje pas puthjeje, Kristin qe e linte pa fryme me zemren e tij te cilter, me pasionin me te cilin bente gjithcka ne jete.
Ne dy muaj kish arritur te kuptonte se sa I rendesishem qe futbolli per te, e te respektonte edhe me shume ate sport qe per njerez si Kristi ish e tere jeta e tyre.

Prandaj ne 2 muajt pas rikthimit te tij, e shoqeroi ne cdo ndeshje, per ta pritur pas konferencave per shtyp prane dhomave te zhveshjes. Ne dy muaj e kish pare te ringjallej e sebashku me te, ish ringjallur dhe zemra e saj pa ditur qe ato dy muaj s'kishin qene vecse nje mirazh I asaj qe aq thjeshtesisht mund te humbisnin pergjithmone. Sepse qe e habitshme si nje cast, nje ndodhi , nje terheqe mund te shnderronte nje njeri, mund te riformezonte nje te ardhme.
E habitshme se si ndonjehere ngelim krejtesisht te pafuqishem perpara situatave pa zgjidhje – e te tilla here edhe pasioni e vullneti s'jane te mjaftueshme per tja dale.

Kish qene aty edhe ne ate ndeshje – ate mbremje te mallkuar qe permbysi gjithcka, per te dy.
Ate dite ajo s'ish me hajmalia e tij e fatit, vecse nje spektatore e fundit te nje enderre.

Aq, nje perplasje si sa e sa te tjera qe kish pare ne ate luften e zoterimit te topit. Loja ish nderprere, por Megli e dinte qe do te rifillonte serisht shpejte. Kristi s'mund te kish gje, ndoshta vetem nje terheqje, por shoket e skuadres qe u grumbulluan rreth e tij e me tej mjeket me barrelat e ato kutite e ndihmes se shpejte, tregonin qe kish dicka me shume. U ngrit ne maje te gishtave, duke u munduar te shihte mes kokave te njerezve se cfare behej ne fushe. Por te tere zgjateshin per te pare si ajo. Gjurulldi, nje rremuje fjalesh te pakuptimta, ankesa te tifozeve te tjere qe kerkonin te vazhdonte loja. E me pas loja vazhdoi, por kete here pa Kristin ne te sepse mjeket e nxorren jashte fushe mbi nje barrele portative.

'Me falni' kerkoi ndjese njerezve teksa ecte mes tyre, sepse s'mund te qendronte aty, jo pa ditur dicka me shume. Kerkoi dike te sigurise, por askush s'e linte te hynte ne zonat private te stadiumit, jo pa nje mjet identifikues. Prandaj iu desh te priste, deri sa dikush qe e njihte te shfaqej per ta njohur, per ti shpjeguar dicka me shume. E nuk vonoi te spikaste dike nga te skuadres se Kristit.

'Hej' e therriti e ai ndaloi per tu kthyer nga Megli, me fytyren e varur, ndonese Megli s'kujtonte ta kish pare ndonjehere ne humor.

'Megl' iu afrua e punonjesit te sigurise I tha qe ajo ishte me te. E shoqeroi per ne dhomat e lojtareve, ku ne njeren prej se cilave gjendej Kristi, ende me rrobat e lagura prej shiut te ndeshjes, e me floket pak te gjate te ngjitura ne ballin e tij.

Shihte ne toke, e syte nuk I ngriti as kur ndjeu hapa te afroheshin. S'I interesonte se kush ishte, s'deshte te shihte askend, e doemos qe s'deshte te shihte asnje doktor tjeter. Deshte te qendronte vetem, sic I kish kerkuar te tereve qe ishin dukur per ta pyetur se si ndihej.
'Duket keq' kishin thene njezeri mjeket sportive, por fjaleve te atyre te paafteve s'deshte tu besonte prandaj kishte therritur mjekun e tij, ate qe e kish ndjekur gjate muajve te gjate te rikuperimit. Refuzonte te besonte qe kish pesuar nje tjeter demtim, kete here ne gjurin e majte, ku takat e atletes se mbrojtesit te skuadres kundershtare ishin ngulitur ne lekuren e tij. Bythmuti s'kish marre as nje karton te kuq, ndersa Kristi ish detyryar te linte ndeshjen. Nje tjeter deshtim ky ne axhenden e tij, e ai deshtimet s'ish mesuar t'ja falte vetes.

'Hej' njohu zerin e embel te Meglit e doren e saj ne floket e tij te njome. S'e kish ndjere te afrohej, as te ulej ne stol krah tij.

Nuk iu pergjigj, nuk ngriti as syte per te ndeshur shikimin e saj. Fjalet qene te teperta, s'kish asgje per te thene. I duhej vetem te priste.

'Do jesh mire' I peshperiti ajo, duke u munduar te cante erresiren qe kish pushtuar tiparet e tij me pozitivitetin e optimizmin e saj.

'Thua?' hungeriu ironikisht ai.

'Cfare te than...' deshi te dinte, por kurioziteti I saj u prit keq prej Kristit, qe I bezdisur ngriti pakez zerin per ta urdheruar te pushonte. E beri, sepse s'I pelqente ta shihte ashtu, e s'deshte ta nervozonte me shume, por vazhdoi te luante me floket e tij e ai e lejoi, ndonese per Kristin qe sikur ajo te mos ish aty. Mundohej te levizte kemben, por dhimbja therese e bente thuajse te pamundur.
Provoi disa here por dukej sikur dhimbja s'deshte te largohej, perkundrazi behej edhe me e padurueshme.

'C'dreqin eshte kjo?' pyeti menjehere kur ndjeu deren te hapej e njohu mjekun qe hynte aty. Provoi te ngrihej por mjeku foli qetesisht.

'Mos leviz. S'eshte ide fort e mire' i keshilloi tek afrohej prane tij. Pa Meglin, I kerkoi te largohej e ndoshta ajo do ta kish bere, teper e perulur per te kundershtuar, por Kristi nderhyri serte.

'Ajo qendron ketu. Eshte e fejuara ime' kerkoi prerazi e mjeku s'kundershtoi. U perkul per te ekzaminuar kemben e Kristit, duke I kerkuar te kryente disa levizje te vogla e duke I shkaktuar disa te tjera.

'Dhemb?' e pyeti e Kristi vetem sa pohoi. Ndonese nuk renkonte, Megli dinte ta lexonte, vetullat e ngrysura e ballin e rrudhur tek mundohej te duronte dhimbjen qe duhet te ndjente.

'Fola me mjeket. Mendojne...' nisi te fliste doktori.

'E di se cfare mendojne ato te paaftet.' E nderpreu.

'Edhe une mendoj...' vazhdoi mjeku, per tu nderprese serisht prej Kristit te nervozuar.

'Me thuaj se cfare kam. Mendimet tuaja as dua ti di. Me thuaj se si zgjidhet dhe I lajme duart bashke'

'Demtim te ligamenteve te gjurit dhe ndoshta ndonje carje menisku. Do duhet te bejme ekzaminimet ne spital e ndoshta edhe ndonje nderhyrje per kete pune.'I perplasi ne fytyre mjeku. 'Besoj se e di se c'do te thote kjo Krist' peshperiti.

'E di' tha mes dhembeve Kristi me nofullat e shtrenguara fort.

'Lutu qe ta kemi gabim' vazhdoi mjeku.

'C'mendon se po beja deri tani?' pyeti pa kursyer ironine qe shemtonte fjalet e thena prej tij.

'Kam therritur ambulancen. Do vijne te te marrin' beri drejt deres, e u largua vetem pasi pershendeti Meglin perzemersisht, Meglin qe kish ndjekur ate shkembimin e tyre pa kuptuar asgje; Meglin qe kish frike te pyeste Kristin, e trembur prej shikimit te tij kercenues e veteshkaterrimtare.

'Po vdes te pyesesh' komentoi thate, pa asnje emocion ne zerin e tij te akullt. Nuk ndeshi as syte e saj per te pare friken e dhemshurine e shkruar ne to, sepse ish pikerisht kjo e dyta qe nuk duronte dot tek njerezit.

'Do te te shoqeroj me ambulance?' ndoshta do zbulonte dicka me vone, mund te pyeste edhe doktorin e Kristit mendoi.

'Pyetje e gabuar' qe pergjigja e tij, serisht e ftohte 'Sepse eshte ajo gjeja tjeter qe do te degjosh'

'Kur te jesh gati te flasesh. Une s'dua te te shtyj' iu afrua me hapat jo fort te sigurte, jo mjaftueshem per te prekur fytyren e tij.

'Shko ne shtepi, Megli' I kerkoi e vetem per nje sekond, ne syte e tij kish dhimbje, dhimbje. E me pas, serisht asgje...

Asgje...

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now