vii

2K 190 65
                                    

E lodhur, u leshua mbi divanin jo fort te rehatshem, pasi kish rregulluar e palosur pirgun e rremujshem te rrobave, marre pluhurat e fshire ngado neper apartamentin e vogel. E tani, rrinte pa bere asgje, me floket e mbledhura ne nje topuz te rremujshem maje kokes, e ate kremin e vendosur vende vende ne fytyre per te luftuar pucrat kokforta qe kercenonin te shfaqeshin ne ate periudhe te muajit. Te flinte kaq heret nuk donte, prandaj do te vriste kohen ne kuzhine duke qendruar pa bere asgje perpos verdallisjes neper internet apo ndonje loje ne telefon.

Jetonte vetem e ndonjehere vetmia ish bezdisese, sepse s'kish askend me ke te fliste. Asnje shoqe per ta degjuar tek derdelliste rreth Kristit e se si ai ish zhdukur per 2 dite te plota pas asaj mbremjes se kaluar me njeri tjetrin.

'Sepse mori ate cka donte prej teje' protestonte vajza e permbajtur brenda saj, ajo qe ate puthje e konsideronte budallekun me te madh te jetes se Meglit.  E sa here kujtonte, prekte buzet e saj te plota e me syte e mbyllur deshte te ndjente serisht butesine e asaj puthjeje. E keshtu, ajo qe niste si nje autokritike per veten shnderrohej ne nje tjeter seri enderrimesh. Dhe me e keqja, s'ish e para here qe i ndodhte. Ne pune pasditeve, gjate leksioneve te merzitshme paraditeve e doemos ne shtepi, kur vetmine e ndriconte me skenare filmash ku Kristi mbinte prej hicit per te kerkuar ate.
Po e bente serisht, po humbiste ne shtigjet e imagjinates vetem per tu rikthyer ne realitetin e zymte prej ziles qe tingelloi kokeforte.
S'priste njeri, sic nuk kish bere asnjehere ne apartamentin e saj te ri , ku as ato pak shoqe qe kishte s'kishin qene asnjehere. Mund te ishte ndonje prej komshinjve, ata qe nuk I njihte, qe ndoshta kerkonte ndihmen e saj per dicka, prandaj eci drejt deres, jo fort e sigurte e pak e frikesuar per ta hapur.

U zgjat ne syrin magjik, per te pare te fundit person qe do te kish menduar se mund te qendronte jashte deres se apartamentit te saj – Kristin. Ndoshta s'ish zgjuar prej atyre enderrave mashtruese ne fund te fundit.

Hapi deren ngadale, aq sa qe e mjaftueshme per te nxjerre koken e per ti dhene nje shikim kurioz Kristit qe I buzeqeshte embelsisht tek valeviste perpara fytyres se saj disa prej atyre pakove te kokoshkave te mikrovales e nje koli birrash.

'Cfare ben ketu?' e pyeti me zerin qe I dridhej.

'Erdha te shoh ndeshjen me personin e preferuar.' U pergjigj skathtesisht, me buzeqeshjen qe nuk shuhej ne fytyren e tij, e kur Megli nuk iu pergjigj, sepse per dreq fjalet braktisen qenien e saj ai vazhdoi

'Do me lesh te hyj apo do vazhdojme te rrime ketu si hu? Jo se kam ndonje kundershtim persakohe je dhe ti aty, por betohem, kete ndeshje dua ta shof kaq shume'

Megli hapi deren pak me shume, duke e lejuar te hynte ne apartamentin e saj – I pari djale qe shkelte kembe aty. U kujtua per pizhamat qe mbante veshur, floket e pakrehur e madje edhe ate kremin dhe e turperuar uli koken sepse e dinte, duhet te dukej si nje e cmendur e vertete.

'Ku eshte mikrovala?' pyeti Kristi qe vertitej kuzhines se saj si te qe ne shtepine e tij. Kish vendosur birrat mbi banak, e madje kish gjetur edhe hapesen e tyre.

'Tek cepi' tregoi me gisht Megli e ai vazhdoi te merrej me pergatitjen e kokoshkave. Madje gjeti edhe tasin e madh mes eneve te gatimit qe Megli zoteronte e kur kokoshkat qene gati, vazhdoi te merrej me televizorin per te gjetur kanalin qe transmetonte ndeshjen.

'Meg, hajde' I kerkoi qe te afrohej tek ai vajzes qe qendronte teresisht e hutuar, e terhequr ne nje cep te dhomes se ndenjes 'Nuk te haj' I premtoi tek I gjuante kolltukut krah vetes 'Hajde, rri si ne shtepine tende' beri shaka ai, e kete rradhe ajo buzeqeshi pak.

'Keto kokoshka s'dua ti haj vetem.' Tregoi tasin. 'Jo s'e s'mundem por ama erdha te rri me ty'

E kete here ai eci drejt tij,serisht jo fort e sigurte. U ul ne cepin me te larget, e ngadale zgjati doren per te mbushur grushtin e saj me kokrrat e bardha fiksuese.

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now