1➪𝐋𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐙𝐞𝐳𝐞̈

5.8K 116 37
                                    

Zhurma që u krijua nga rënia fort e duarve mbi tavolinl kumboi në të gjithë dhomën

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Zhurma që u krijua nga rënia fort e duarve mbi tavolinl kumboi në të gjithë dhomën.Tavolina u lëkund pak, duke bërë që të gjitha sendet që ndodheshin aty të pësonin zhvendosje.

''Ju po më thoni që ta leë vajzën time me kriminel?''Pyeti i nevrikosur ai drejt tij. Mori frymë thellë e për pak po mundohej të analizonte gjithçka por asgjë nuk i jepte kuptim.

''Zo...zotëri ju e dini, kemi marrë edhe trupojat më të mira dhe të gjithë kanë dështuar.''Tha i frikësuar duke parë burrin përballe tij, damari i të cilit arrihej të dallohej në ballin e tij.
Shkundi kokën lehtë nga gjithë ato mendime që i kaluan në kokë.

''Po më thua se është zgjidhja e vetme?''Ngriti njërën vetull drejt tij kurioz. E më pas mendoi për gjendjen që ishin. Sesi tashmë zgjidhja e vetme që i kishte ngelur ishte marrja e një krimineli në mbrojetje të së bijës.

''Po zotëri.''Pohoi dhe u ul në kolltukun përballë tij. Liroi paksa kollaren , e u përcoll lehtë teksa shikimi i egërsuar mbi të vazhdonte.

''Nga e di që ai mund të jetë i aftë? Përderisa është kapur, nuk  duket aq.''Tha mendueshëm. E sërisht shkundi kokën në mohim.

''Në fakt zori unë mendoj se ai  vete ka dashur që ta kapnim. Ne as që e dinim ekzistencen e tij , dhe ai u shfaqen papritur.''Tregoi tjetri.
Pa nga ai me një shikim konfuz. Vërtetë mendonin ata që zgjidhja e vetme ishte ai kriminel që kishte dalur nga hiçi?

''Shumë bukur, pra po e dërgokam me duart e mia vajzën drejt vdekjes.''U çua nga kolltuku duke shfryrë. Nuk i pëlqeu aspak ai mendim. Por duke parë situatën, sesa roje kishin ndërruar e asnjë nuk e kishte bërë siç duhej punën ,mendoi sërisht.

''Zotëri them se ai do të pranojë."E hoqi nga mendimet zëri i tij. U kthye nga ai me një shikim pyetës.

''Çfarë të bën të mendosh se do të pranojë?''Pyeti duke ngritur përsëri zërin. Gjithë ajo situate e kishte nevrikosur.
Kaloi duart në flokë vrullshëm .

''Kur situata të qetësohet, atëhere ai do të dali nga burgu dhe nuk do të ketë  dosje penale.''Shpjegoi mendimin e tij tjetri."Në rregull ai duket sikur u shfaq vetë, por dëgjova se dëshironte që të mos kishte dosjen penale."Shtoi disi mendueshëm.

''S'mund t'i besoj atij.''Kryqëzoi duart dhe u drejtua nga dritarja dhe pa vajzat e tij, njëra e ulur në atë stol duke lexuar, e tjetra duke luajtur, a thua kishte moshe për te luajtur, por ajo ishte e vogla e tij, e çmendura e tij, kështu i thoshte ai me përkedhëli, e adhuronte atë acarimin e saj, se si damari i dallohej qartë në ball dhe fytyra e saj merrte nje pamje krejt tjetër. Pastaj ishte ajo vajza e urte e e dashur, vajza e madhe e tij, ajo i ngjante më shumë mamasë së saj, edhe nga karakteri, kurse tjetra ishte njelloj si ai. Ato ishin kaq të kundërta. Po e adhuronte atë lidhjen e atyre. GjIthmonë bashkë.

Krimineli Mbrojtës ✓Where stories live. Discover now