32➪𝐄 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚

1.6K 84 33
                                    

Ngriti me shpejtesi shkallet dhe u perball me ate c'ka i trembej

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ngriti me shpejtesi shkallet dhe u perball me ate c'ka i trembej. Davina e mberthyer nga Klabio dhe me pistoleten drejtuar kokes se saj. Brejdi nga njera ane ishte me kurriz. Arriti te shikonte shikim e saj te frikesuar. 

''Klabio leshoje ate, ti ke pune me mua!''U perpoq Brejdi te qetesohej, por e kote, edhe damari i tij doli ne pah.

''Pa shiko, njeri na u nevrikos, e di edhe kjo vajza jote e kishte kete.''Tha ai teksa mabnte nje intonacion zeri djallezor.

''Leshoje po te them!''Ngriti me shume zerin  ai.

''Baba leshoje ate.''U afrua i acaruar Kristiani, por jo shume.

''Nese ben edhe nje hap me shume Kristian, bukuroshja e vogel, do te perfundoje ne parajse.''Buzeqeshi djallezisht.

''C'faj ka ajo?''Pyeti Brejdi teksa perpiqej te nxjerrte nga situata vajzen e tij.

''Ne fakt edhe kjo vajze e pafajshme ka faj.Jo aq sa ti, por ka.''Perfundoi.

''C'faj ka ajo qe une e lashe mafien?''Ngriti zerin Brejdi, ku afer tij tashme u afrua edhe Samueli, i cili po qendronte disa metra larg tij.

''Erdhe Samuel. Nuk e prisja nga ti biri im. Ne fakt c'mund te presesh nga nje kopil.''

''Baba mos guxo!''E kercenoi Kristiani duke i nenkuptuar te mos i drejtohej ne ate menyre.

''Pse nuk eshte? Une per nje qellim e mora ate, ta rrisja dhe te merrja vajzen , ne fakt e di cfare Samuel? Nuk me interesohej shume se ti u dashurove me te, por sepse mora vesh qe kjo vajze ka me shume faj.''

''Cfare dreqin thua baba?''Bertiti Kristiani i acaruar nga ato qe po degjonte.

''Brejd, i dashur Brejd, ne ishim shoke. Ndertuam bashke gjithe kete perandori.''Filloi ta tregonte me pistoleten qe kishte ne dore.

''Leshoje vajzen dhe bisedojme bashke.''Kerkoi ai.

''Oh Brejd per cfare do te flasim?''U nevrikos.''Do flasim se si ti me more dashurine e jetes sime, apo se si kjo u be shkaktare e vdekjes se saj.''Davina tashme po e shihte e hutuar, per cfare e kishte fjalen ai, po ajo cfare kishte ne kete mes.

''C'do te thuash?''Bertiti Brejdi. Samueli dhe Kristiani po degjonin te habitur.

''Oh Brejd, Valentinen une e pashe i pari, une u dashurova i pari, edhe ajo do te me donte, por ti erdhe dhe ajo u dashurua me ty, djalin e keq. Ti e di shume mire se si isha une, e kunderta jote.''Tregoi, e Brejdi po e degjonte teksa ai po rrefente tashme.

''Cfare do te thuash?''Uleriti i acaruar teksa vetem emri i saj i permendur nga ai, e acaronte.

''Po te them qe ti me more dashurine time.''Bertiti tjetri.''Une e doja Valentinen, me shume se ty, me shume sec ajo me donte ne fakt. Dhe ne fakt e pranova. Edhe perse ajo ishte larg meje, edhe pse ajo donte dike tjeter, sepse ti fundja le mafien per te, dukej qe e doje shume edhe ti. U acarova kur me the qe po braktisje gjithcka, por me shume sepse ti do largoheshe me te. Ajo ishte sa e lumtur. Por edhe une isha i gatshem ta lija mafien, por ajo gjithsesi shkoi me ty.'' Tregoi ai kete te vertete qe e mundonte gjithe jeten. ''E di? Nje dite mendova t'i shpreh ndjenjat, ndoshta do te me donte me pas, por e di cfare u perballa, me lajmin qe ju do te beheshit prinder.Nuk e ke idene se si u ndjeva. Isha kaq keq qe ai femije nuk ishte i imi. Ai femije qe qendronte te ajo nuk ishte i imi. U largova, me shpresen per ta harruar. Por jo.Nuk e harrova. Ti nuk e di, por kur u largova per nje mision, une ia kalova me te, dhe ne cdo moment me kujtohej ajo. Gjithsesi e mbajta veten. Pastaj e di cfare?''Per nje moment hyri nje qetesi e madhe, edhe zhurmat e krijuara nga armet kishin ndaluar tashme.''Pastaj mora vesh qe do te beheshit perseri prinder. Vendosa ta harroj, por e pamundur. Ishte e ngulitur thelle ne zemren time, e ne mendjen time. Cdo nate enderroja per te. Pastaj e di cfare ndodh pas nente muajsh?''Pyet ironisht.

''Mos guxo!''Foli Brejdi me nje ze kercenues teksa shtrengonte fort grushtet.

''E di cfare ndodhi? Mora lajmin e vdekjes se saj. Dhe e di perse kishte ndodhur e gjitha kjo? Vetem per fajin  e kesaj.''Bertiti teksa ne te gjithe u shfaq shenjat e habise.

''Baba?''Foli Davina me zerin e ulet, teksa syte iu mbushen me lot.

''Po, ajo vdiq vetem sepse lindi kete. Ajo zgjodhi te vdiste qe kjo te jetonte.''Bertiti me fort Klabio teksa lotet filluan ti lagnin faqet.

''Baba?''Po qante tashme Davina. Nje e vertete e hidhur. Nje e vertete te cilen nuk do te donte ta merrte vesh kurre.

''Davine mos fajeso veten!''I kerkoi ai, teksa shikonte lendimin e vajzes se tij.

''Fajesoje. Fajesoje!''Foli Klabio.

''Baba, mbylle ate dreq goje!''Foli i acaruar Kristiani.

''Tani Brejd si thua sikur edhe vajza jote ta paguaje?''Fshiu lotet ai teksa ajo buzeqeshja djallezore iu rikthye.

''Jo! Me vrit mua. Une ta mora Valentinen apo jo? Fundja nese nuk  do te ishte me mua Davina nuk do te lindte.''U perpoq ta bindte.

''Shume mire!''U mendua pak.''Por mos me merr aq idjot. Tani. Hiqe jelekun e antiplumbit.''I kerkoi.

''Baba mos e bej!''Degjoi Davinen t'i lutej. Por ai do te bente gjithcka qe ta shpetonte ate.

E hoqi jelekun , e tashme qendronte me bluze perpara tij. 

''Baba!''Ulertiti Davina, teksa tashme kembet nuk e mbanin me. U rrezua e Klabio e la te binte rendshem ne tok.

Te shtena armesh kembuan ne te gjithe shtepine. Gjaku i cili filloi te rrjedhte nga trupat qe qendronin tashme shtrire ne ate dysheme te ftohte.

Vazhdon...

Krimineli Mbrojtës ✓Where stories live. Discover now