Qendronte e mbledhur krusull ne cep te asaj dhome te erret. Donte te bertiste, por zeri nuk i dilte. Donte te qante, por lotet i ishin zhdukur. Tashme po qante shpirti ne vend te syve.
Qendronte aty vetem, sic qendronte gjithmone. Mendonte...Mendonte shume. Mendonte per gjendjen e babait dhe motres se saj. E dinte se si ndiheshin. Nga njera ane me pas ishte e lumtur , e lumtur qe nuk po i perjetonte motra e saj ato qe ajo po perjetonte. Klabio ia kishte treguar te gjitha. Me pas ishte dicka tjeter qe e ngacmonte gjithmone ne zemer. Nje ndjenje zhgenjimi, ndihej e tradhetuar. Kishte filluar ta urrente Kristianin me gjithe shpirte. Ato sadopak ndjenja qe kishin filluar te lulezonin, tashme ishin kthyer urrejtje. Urrejtje qe e kishte braktisur. Urrejtje qe e kishte genjyer pas gjithe asaj kohe. Kishte filluar te mendonte qe ai mund te kishte gjithashtu ndjenja per te...por ishte gabuar. Veprimi qe kishte bere tregonte qarte qe nuk ndjente asgje. Ajo nuk kishte qene asgje per te vecse nje mision. Ata qe te duan, nuk lendojne. Nuk te largojne. Por ai e kishte bere, madje e kishte derguar me duart e tij drejt vdekjes, sepse ajo ashtu ishte tashme. Si nje e vdekur. I dukej sikur kishte humbur motivin per te jetuar. Por me pas kujtonte Savinen dhe babain, ajo do te behej e forte per ata. Pastaj nga ana tjeter dicka ishte e sigurte, ajo Davina qe ishte nuk ekzistonte me. Ajo Davine eshte zevendesuar me nje Davine te ftohte e te larget. Kishte te drejte. E kush nuk mund te ndryshonte? Dite te tera pa ushqim, apo edhe pa uje. Aq here kishte humbur ndjenjat saqe nuk e mbante mend. E askush nuk bente perpjekje qofte edhe per ta ngritur e ta vendosur ne ate krevatin e vogel e te qelbur. Ishte taman si e burgosur. Nje e burgosur pa faj. Por edhe te burgosurit nuk treajtoheshin keshtu. Askush nuk merrte mundimin t'i mjekonte ato plage te shkaktuara nga rrezimet e shumta. Jo se ndjente dhimbje. Dhimbjen e madhe e ndjente ne shpirt. Ishte vetem. Ishte vetem ne ate bote te erret. Ndricimi i saj ishte zhdukur. Tashme ajo ishte bere njesh me erresiren. Nuk i bente me pershtypje. Ishte mesuar. Ishte mesuar tashme t'i shihte gjerat ne kendveshtrim tjeter.
Shqetesohej, shqetesohej per familjen e saj. I dhimbte fakti qe nuk mund te bente asgje. Kushedi sa here ishte perpjekur te arratisej, por pa sukses. Nuk kishte hequr dore gjithsesi. Nuk mund te priste Klabion ta dergonte, s'mund te vinte ne rrezik jeten e familjareve. E kishte marre vesh edhe per Samuelin. I kishte perjetuar shume keq gjithe ato te verteta. Mendonte e mendonte, mendime te shumta.
Degjoi zhurmen sherdhuese qe beri hapja e deres dhe u duk nje nga rojet me nje tabaka ne dore. Ia la ne toke dhe u largua. Kushedi sa kishte pa ngrene , perseri nuk i hahej. Donte vetem qe ky makth i vertete qe po perjetonte, te perfundonte. Donte te ishte perseri si dikur, e lumtur, edhe pse e dinte qe nuk do te ishte me ajo Davina e dikurshme, thjesht deshironte te bashkohej me babain dhe Savinen, ata ishin lumturia e saj...
***
Shtrengonte fort timonin e makines i nevrikosur. Gjithcka qe i ati i kishte premtuar, tashme ishte thyer. Kujtoi ate nate, naten kur e dorezoi. Ishte ate nate qe i ati i premtoi qe nuk do ta lendonte, por ai e kishte bere. E kishte lenduar. Por jo me shume se ai.
Gjithcka qe Klaboi po bente ishte te bente Brejdin te vuante, duke i paraqitur keshtu gjendjen e rende te se bijes, vuajtjetet e saj.
Ndaloi makinen perpara nderteses qe babai i kishte thene qe do ta mbante , por e kote. Ajo ishte bosh. Erresire dhe nje arome e keqe. E perplasi fort deren dhe mori te atin ne telefon.
''Kristian!''Iu pergjigj me ne fund thirrjes kerkuese te Kristianit.
''Ku eshte vajza?''E pyeti duke bertitur , e tashme ndodhej ne makine.
''Qetesohu si fillim.''Beri perpjekjet per ta qetesuar.
''Ti me premtove qe nuk do ta lendoje!''Ia kujtoi i acaruar.
''Nuk e kemi prekur!''I tha me nje intonacion te qete.
''Mos me thuaj!''Tha me ironi.''Une e pashe videon.''Vazhdonte po me te njejtin intonacion zeri.
''E dija qe Samueli do te bente dicka. E vertete qe mund ta kem lene pa ushqim, apo uje, por nuk kam ngritur dore. Ato shenjat qe ke pare, jane thjesht ngaqe ajo ka rene disa here pa ndjenja.''Vazhdonte te tregonte i qete.
''Me thuaj ku jeni!''Kerkoi.
''Do te ta dergoj vendodhejne, por ta dish Kristian, une jam gati per hakmarrjen, mund te vish sonte nese do, por jam i sigurte qe vajza nuk do te doje te te shohe.''E paralajmeroi. Kishte te drejte. Sigurisht qe nuk do te donte ta shihte. Ishte i sgurte. Por ai kishte nevoje ta shihte. Kishte nevoje per te. E dinte qe edhe ajo kishte nevoje per te. Sa ironike! Mendimet e tij ishin te tilla. E si mund te kishte ajo nevoje per te?! E vetmja gje qe ajo kishte nevoje ishte te largohej nga ai vend dhe te bashkohej me familjaret.
Telefoni tringelloi perseri dhe kesaj rradhe ishte vendodhja qe i ati i kishte derguar. E pa, dhe e dinte ku ndodhej. Jo shume larg vendit ku ndodhej ai. E la telefonin menjane dhe u nis me nje shpejtesi marramendese. Deshironte vetem te shkonte te ajo. Kete donte. Pyetja qe e mundonte ishte nese edhe ajo do te donte. Epo dihej qarte qe pergjigja do te ishte negative. Por gjithsesi ai kishte shprese. Shpresonte!
Vazhdon...
ESTÁS LEYENDO
Krimineli Mbrojtës ✓
RomanceNdonjëherë zgjedhja e vetme për mbrojtjen e një vajze çapkëne , mbetet një kriminel. Një kriminel , i cili është armiku nga se përpiqesh të mbrosh vajzën. A mundet ai vallë ta mbrojë atë nga vetja? A do mundet ai kriminel në rolin e mbrojtësit ta m...