30➪𝐋𝐮𝐥𝐣𝐚 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐯𝐲𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫

1.7K 83 5
                                    

''Pra?''E pyeti Brejdi Samuelin, i cili sapo ishte kthyer nga vrojtimi i territorit ku qendronte Davina

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

''Pra?''E pyeti Brejdi Samuelin, i cili sapo ishte kthyer nga vrojtimi i territorit ku qendronte Davina.

''20 roje te armatosur jane jashte, me sa e njoh une babin, jam i sigurte qe 10 roje jane brenda.''Foli mendueshem.

''Pra? Cfare mendon?''Pyeti e paduruar Savina.

''Do marrim 40 roje, zgjidhja jone  e vetme.''Tha.

''Eshte e pamundur t'i gjej perpara nje dite!''Tha i shqetesuar Brejdi.

''Kush tha qe do te shkojme sot?''E pyeti Samueli.

''Nuk mund ta lej vajzen time as edhe nje dite me shume atje!''Protestoi Brejdi.

''Do ta lejme! Pastaj atje eshte Kristiani nuk i ndodh gje!''Tregoi Samueli, e Brejdi u nevrikos.

''Cfare Kristiani thua?Mendon se mund ta besoj te ai? Kurre!''Th perseri i acaruar.

''Nuk po them t'ia besosh tere jeten, vetem sonte, jam i sigurte qe do kujdeset. Tani me thuaj e do vajzen tende perseri apo jo?''Pyeti , e tjetri u mendua. Sigurisht qe e donte. Pyetje ishte kjo? 

***

''Nuk e ha!''Protestoi per te disaten here, pasi Kristiani po insistonte qe ajo te ushqehej.

''Davina! Ha!''E urdheroi.

''Kush je ti qe do me urdherosh more? Tani mu zhduk e me ler te qete!''Ngriti zeri.

''Davine! Merre ushqimin dhe haje! Nuk e shikon se si je bere?!''U acarua nga kokefortesia e saj.

''Po shume mire, nuk e ha! Ndihem mire.'' Genjeu me pas, ndihej e pafuqishme, thjesht nuk deshironte te hante.

''Mire ti e di!''U ngrit e u be gati te dilte.

''Kur do te me lejoni te shkoj?''E ndaloi zeri i saj.

''Kur te jete koha e duhur!''Tha .

''E kur eshte koha e duhur?''Pyeti me pas.

''Se shpejti.''I tha ai e u largua.

Ndenji aty shtrire. Energjite sikur i kishin shteruar. Mbylli per pak syte, por nuk vonoi shume kur gjumi e kishte marre. Ishte e lodhur. E lodhur nga jeta per nje muaj. E lodhur te flinte ne ate dysheme te ftohte. 

Doli pak jashte te merrte ajer te paster. Ishte erresuar. U ngjit ne dhomen ku ajo qendronte. Hapi deren ngadale dhe sic mendoi ajo ishte duke fjetur. Iu afrua dhe u  shtri ne anen tjeter te kervatit me fytyre nga ajo teksa e shikonte qete. Deshironte ta afronte ate afer tij, por nuk mundej. I dukej sikur e kishte lenduar. Dhe ne fakt e kishte bere. E kishte lenduar aq shume...

Zgjati doren e tij teksa kapi lehte doren e saj. E shtrengoi ate ne te njeten koha edhe fort edhe lehte. Deshrionte t'i jepte siguri. T'i tregonte se ai tashme ishte me te. Ishte me te dhe do te bente cdo gje qe ta mbronte. Kjo ishte e keqja. Ai nuk do te mundte dot ta mbronte nga vetja e tij. Nga arroganca, e egoja e tij. Nuk do te mundte. Me e keqja qendonre ne faktin qe e kupti rendesine qe ajo ka per te vetem kur nuk  e kishte. E kuptoi rendesine qe ajo kishte per te, tashme qe ajo e kishte zhdukur ate rendesine qe ai kishte per ate. Tashme...Tashme qe ishte teper vone. Tashme qe lules i kishin rene petalet, pa lulezuar mire. Tashme qe ajo lule ishte vyshkur. Ishte vyshkur , ishte shkaterruar. As uji nuk do te mundte ta kthente ne jete. As rrezet e diellit nuk do ta benin te shnderritshme. Ishte e sigurte qe nuk do te ishte ajo qe kishte qene. Jeta do ta rriste. Ndodhite do te vrisnin femijen qe jetonte brenda saj. Ate femije qe e kishte shoqeruar gjithe jeten. Por kjo eshte jeta. Ne momentin qe nuk e pret, te sjell te paprituren. Nje te papritur te keqe ne kete rast. 

Afroi koken prane saj, teksa tashme fytyrat e tyre ishin shume afer. Arrinte te ndjente frymemarrjen e saj te ngrohte teksa i perplasej ne fytyre. Arrinte te nuhaste aromen e saj. Aromen qe i kishte munguar . U afrua prane saj dhe e puthi lehte ne ball. Do te deshironte qe ajo puthje te ishte ne nje vend tjeter, por nuk deshironte kete gje per momentin. Thjesht po mjaftohej me pranine e saj aty. Me aromen e saj. Ishte i sigurte qe ajo e urrente. E kjo e vertete i dhimbte . Nuk do te donte te jetonte me mendimen qe ajo e urrente. Nuk mund ta duronte dot. Por ja qe kjo ishte e verteta. Te verteten s'mund ta ndryshojme, por ndoshta ndjenjat po, mendoi. Mori guximin e afroi ate afer tij duke e shtrenguar ne krahet e tij, teksa rrethonte belin e saj , qe tashme ishte holluar shume. E puhti ne koke, dhe i nuhati aromen e flokeve. Ishte akoma po ajo e njejta. Sa shume i kishte munguar. Ndjente syte t'i mbylleshin teksa kishte ate ne krah dhe nuk vonoi shume teksa gjumi e mori qetesisht. Me ne fund pas shume kohe po flinte i qete, teksa qetesine e gjente te ajo.

Vazhdon...

Krimineli Mbrojtës ✓Where stories live. Discover now