Syte po i hapeshin e mbylleshin me ngadale. Ajo po permendej. E kapi nje dhimbje koke. Shtrengoi syte fort si per ta kaluar ate dhimbje therese, e me ne fund arriti te zgjohej perseri. Sapo hapi syte pamja e pare qe u perball ishte tavani. Ose me sakte drita mbizoteruese. Ishte mesuar me erresiren dhe i duhej pak te mesohej me gjithe ate drite. Ngriti vetem gjysmen e trupit e veshtroi perreth. Ndodhej ne nje dhome te madhe. Veshtroi nga vetja dhe ishte e nderruar. Me rroba te pastra . Veshtroi me pas krahun e saj, ku dukej qe seriumi po kalonte me ane te tubit perkates. U ngrit me shpejtesi , e hoqi duke bere qe nga vendi qe ishte shpuar te dilte pak gjak, por nuk i interesonte. U ngrit dhe pa nga dritarja. Ishin shume lart. Ktheu koken dhe ishte nje pasqyre qe qendronte ne kembe ku arriti qe shikonte shembellimin e saj. Pa shenjat ne fytyre, dukeshin qarte qe ishin mjekuar. Veshtroi edhe disa shenja neper trup, te gjitha ishin mjekuar. Me pas pa trupin e saj. Ishte dobesuar shume. U kthye perseri nga dritarja ne menyre te gjente ndonje rrugedalje. Degjoi deren te hapej, por nuk guxoi te kthehej. Arrinte personin te afrohej afer saj. E ndjeu qe ndaloi pikerisht mbas saj.
''Ndihesh me mire?''Degjoi zerin e fundit qe donte te degjonte. Degjoi zerin e personit qe urrente, zerin qe e beri te ndihej ndryshe per pak caste. U kthye me ate shikimin plot urrejtje kundrejt tij. Nuk i tha asnje. Thjesht qendronte e shikonte ate ne sy. E shikonte , e shikonte sikur donte te shikonte nese ai ishte sado pak. Si per dreq e kishte marre malli ta shihte. Edhe pas gjithe ato qe kishte kaluar e kishte marre malli. I largoi keto mendime duke ia mbushur mendjen vetes qe e urrente. ''Davine?''Mori guximin ai te fliste perseri. Lendohej. Lendohej teksa shikonte ate qe e shikonte ne ate menyre. ''Davine?''E kapi lehte nga krahet duke percjelle ne trupin e saj disa te drithura, por qe i injoroi.''Te lutem me thuaj dicka.''Kerkoi me zerin lutes.
Por ajo nuk tha asgje. Qendronte e ftohte, indiferente. E c'mund te thoshte? E dinte qe nese do te fliste ishte e sigurte qe do te shperthente. E shtyu ate duke bere qe ai te distancohej pak nga ajo.
''Cfare te te them Kristian? Te te tregoj per vuajtjete qe t'i shume mire i dije qe do i perjetoja, apo te flas per genjeshtrat?''E pyeti teksa mbante ate shikimin e saj te lenduar.
''Davine!''Iu afrua pak.''Une nuk dija asgje!''U shfajsua.
''Cfare nuk dije?He?Me thuaj se jam kurioze!''Ngriti zerin.
''Nuk e dije qe do lendoheshe ne kete menyre!''Tha teksa e shikonte ne sy. Dukej sikur deshironte te lexonte syte e saj.
''E c'ndryshim ka? Po te mos isha une, do te ishte Savina, jam me e lumtur qe jam une.''Tha teksa fiksoi shikimin ne nje cep te dyshemese.
''Une nuk e dija qe do te te lendonin. Babai me premtoi qe nuk do ta bente!''I tha teksa mori guximin te afrohej nje hap me shume.
''Dhimbja nuk eshte ajo qe duket Kristian. ''I tha teksa filloi te largohej.''Mos mu afro!''Urdheroi ate ajo. Por ai nuk e degjoi, filloi te afrohej me ritme me te shpejta. Davina iu afrua tashme duke e goditur fort me grusht ne fytyre. Koka e tij u anua dhe ku u kthye Davina arriti te dallonte gjakun qe i doli nga hunda. Ishte e stervitur mire per ate pune. Brejdi si nje ish-mafioz, i kishte mesuar vajzave te tij se si te luftonin. Ajo edhe pse e pafuqishme, cuditerisht gjeti nje fuqi qe e beri t'i jepte Kristianit nje grusht te mire.(Per ju qe me kerkuat nje grusht ne fytyren e Kristianit.😜). Filloi me pas ti sillte me duar duke e goditur ne faqe , e kraharor. I kapi duart e saj duke e afruar ate me shume me veten , por nga levizjet e saj te shumta rane ne dyshekun aty prane Davina e cila perfundoi siper tij. U rrotullua dhe e vendosi ate poshte tij, duke ia kapur kembet me kembet e tij, e duart qe ia vendosi siper kokes. Leshoi pak peshen e trupit te tij duke bere qe ajo te mos kishte mundesi te levizte. U qetesua pak. Kristiani buzeqeshi lehte.
''Cfare te kujton kjo Davina?''E pyeti ai me nje ze sensual, duke u afruar afer fytyres se saj.
''Te mendoj se kush me nderroi rrobat!''Tha duke bere si e pandikuar nga ai.
''Te mendohem...une!''Buzeqeshi djallezisht.
''Ti idjot!''U revultua. Ndihej e pafuqishme. ''Largohu!''Kerkoi, e tjetri nuk beri asnje levizje. ''Jam e lodhur dua te pushoj pak.''Kerkoi tashme, e Kristiani u ngrit duke bere qe edhe ajo te ngrihej me pas.
''Jam i sigurte qe ajo Davina eshte diku aty!''Tha ai perpara se te dilte nga dhoma e ta linte ate perseri vetem.
Vazhdon...
DU LIEST GERADE
Krimineli Mbrojtës ✓
RomantikNdonjëherë zgjedhja e vetme për mbrojtjen e një vajze çapkëne , mbetet një kriminel. Një kriminel , i cili është armiku nga se përpiqesh të mbrosh vajzën. A mundet ai vallë ta mbrojë atë nga vetja? A do mundet ai kriminel në rolin e mbrojtësit ta m...