34➪𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈

1.7K 79 36
                                    


Syte i ndjente te lodhur

Ops! Esta imagem não segue nossas diretrizes de conteúdo. Para continuar a publicação, tente removê-la ou carregar outra.

Syte i ndjente te lodhur. U perpoq pak nga pak t'i hapte . Dhe kur i hapi do te donte te mos i kishte hapur kurre. Kujtimet filluan te vinin pak e nga pak. Se bashku me kujtimet e shoqeruan edhe lotet.

''Davine?''Degjoi zerin e Savines.''Davine?''E thirri ajo perseri.

U ngrit me te shpejte kur u kujtua qe babain e saj e kishin qelluar.

''S...Si eshte babai?''Pyeti me te shpejte. 

Qetesi. Savina nuk po pergjigjej. Uli koken dhe filloi te qante.

''Savine!Me thuaj dicka si eshte babai?''Pyeti duke bertitur, teksa fjalet shoqeroheshin nga lotet. Savina u afrua afer saj dhe e perqafoi fort.

''Ba...Babai nuk eshte me!''I tha ajo, ndersa tjetra ngeli. Cfare donte te thoshte me kete ajo? 

''C...cfare do te thuash?''Pyeti pa ia kthyer perqafimin.

''Ai...ai vdiq!''I tha me zerin qe i dridhej.

''Cfare? Si guxon te thuash dicka te tille? Cfare thua?''Ngriti zeri , e perpiqej te ngrihej.

''Davine! Plumbi ishte afer me zemren prandaj nuk kishin mundur ta shpetonin.''U perpoq te qetesonte te motren.

''Eshte i gjithi faji im!''U perpoq te ngrihej por gjunjte iu prene duke bere te ulej ne dyshemene e ftohte te spitalit.

''Jo...Jo Davine!''Beri Savina te afrohej, por ajo zgjati doren perpara si t'i thoshte qe te mos i afrohej.

''Faji im eshte. Mamaja vdiq per fajin time. Babai po ashtu.''Tha me zerin e ulet. Fuqi te bertiste nuk kishte. 

''Babai me tha qe te te thoja te mos fajesoje veten.''U kujtua Savines fjalet e fundit qe babai i kishte thene.

''Eshte faji im. Nese une nuk do te kisha lindur, ata do te ishin gjalle.''Vazhdonte te qendronte akoma e ulur ne ate dyshemene e ftohte.

''Davine!''Ngriti zerin Savina, e Davina ngriti koken ta shihte ne sy.''Babai nuk do te donte te te shikonte ne kete gjendje! Ngrihu!''I foli me nje ton urdherues.

''Davine?''U afrua Kristiani asaj kur e pa teksa qendronte e ulur ne dysheme, kur hyri se bashku me Samuelin.

''Mos me prek!''U ngrit ajo me te shpejte duke u mbajtur ne krevatin aty prane.''Mos me prek!''Tha perseri teksa distancohej nga ai.

''Davine?''Pyeti ai me zerin e ulet.

''Po Davine. Nuk ju mjaftuan ato qe bete? Nuk ju mjaftuan?''Bertiti ajo .''Cfare deshironi nga ne?''

''Davine, nuk e dija qe do te ndodhte keshtu.''U perpoq te afrohej afer saj Kristiani.

''Ky eshte justifikimi yt i kote. Nuk e dije?''Ngriti zerin tashme.''Largohuni!Te gjithe largohuni!Me lini vetem.''Bertiti me pas ajo kur pa qe asnje nuk po levizte. 

''Eja Kristian.''E mori Samueli ate e dolen jashte, pas tyre edhe Savina.

''Ka nevoje per kohe!''Tha Savina.

''Ajo me urren! E pashe ne syte e saj.''Foli.''Do largohem!''Vendosi.

''Cfare?''Pyeti Samueli.

''Po. Me babin do te merrem une mos u shqetesoni.''U largua pa dhene shpjegime te metejshme.

***

Qendronte e shtrire aty ne ate krevat, e rrethuar nga aparatura mjeksore, e me veshtrimin nga tavani. Kujtimet po e vrisnin. Filloi t'i shfaqej babai i saj. Kujtoi heren e fundit qe e kishte pare, heren e fundit teksa kishte degjuar zerin e tij, heren e fundit qe e kishte perqafuar. Ishte treguar egoiste. Keshtu mendonte ajo. I kishte dhene babait nje perqafim te shpejte, vetem e vetem sepse nuk ishte nga ato tipat qe i pelqenin lamtumirat. Filloi te qante perseri. Do te jepte gjithcka qe ta perqafonte perseri. Ndoshta ajo mundej, por do te ndjente ftohtesi. Nuk do te ndjnete me ate ngrohtesine qe ai i falte. Nuk do te ndihej me e mbrojtur nen perqafimin e tij. Mbylli syte fort, e shtrengonte duart. Sa donte qe te ishte duke pare nje enderr te keqe! Thjesht nje makth tjeter. Por ishte kaq e vertete.

Hapi syte duke lejuar keshtu edhe lotet qe kishin formuar nje pellg te madh me uje te dilnin. Mendonte se i ishin thare. Por jo, dhimbja me e madhe ka fuqine te ktheje lotet me te medha. Kaq dhimbje e madhe qe e kishte pushtuar. Kaq ndjenje faji.

Dera e dhomes u hap dhe aty u duk Savina duke u ulur anash shtratit te saj.

''Ai u largua!''Qene fjalet qe e bene te kthehej ne anen tjeter duke mos dashur te perplasej me shikimin e se motres, e duke u perpjekur te mos qante. Por e kote. Me sa dukej ishte dita e humbjeve, largimeve, dhimbjeve dhe loteve. Shtrengonte fort mbulesen si duke u munduar qe te largonte sadopak dhimbje. Por e pamundur. Deshironte kaq shume te bertiste, te ulerinte. Por e pamundur. Zeri nuk i dilte. I dukej sikur ishte vetem. Nuk kishte njeri prane. Ndihej kaq tmerrshem. 

Arriti te dallonte silueten e motres se saj teksa dilte, e me pas zhurmen qe krijoi dera , kur e mbylli. Dhe ja ajo ishte perseri vetem. E kuptonte. Ishte  e vetedijshme. Gjate atij muaji , e vetmja gje qe shpresonte ishte qe kur me ne fund te shpetonte, te ishte prane njerezve qe donte. Te benin gjera qe nuk kishin bere per nje muaj. Te qeshnin me te madhe. Te shikonin filma, e hanin pafund, sic benin kur Davina insistonte. 

Ajo nuk e dinte qe e gjitha kjo do te ishte kaq keq. Do te perfundonte kaq keq. Sepse per te ashtu ishte. Ishte fundi. Por Davina harroi qe fundi eshte fillimi i dickaje te re. Por s'mund te jete e re , po ne te njetat rrethana. Mendonte vertete qe ishte fundi. Por jo ne fund i lumtur. Me sa dukej fundet e lumtura nuk benin pjese ne jeten reale. Ekzistonin vetem ne perralla, sepse fundja edhe ne libra ka funde te trishta, edhe ne filma gjithashtu. Fundet e lumtura ekzistojne ne imagjinate. Davina harroi perseri, qe edhe libri me fundin e trishte e ka nje vellim 2, edhe filmi ben nje pjese tjeter, edhe nese fundi nuk eshte i lumtur , vellimet vazhdojne. Nese i duket fund i trishte kur personazhet kyesore vdesin, gabohet. Ekzistonte nje bote tjeter. Nje bote qe ne vertete besojme se ekzistone. Nje bote ku ne me ne fund arrijme te gjejme lumtur, te gjeme njeri-tjetrin. Gjithcka sillet rreth asaj ne cfare vendosim te besojme. Gjithcka sillet nese ekziston shpresa, edhe ne ditet me te erreta. Sepse keshtu eshte...jeta.

Vazhdon...

Krimineli Mbrojtës ✓Onde histórias criam vida. Descubra agora