''Davine.''U afrua Flavio i pari e perqafoi.
''Prit more idjot ta takoj edhe une!''E shtyu tutje Danieli Flavion.
''Mos beni si idjoter!''Ngriti zerin Aleksi.
''Jo! Ne nuk bejme si ti.''I tha Flavio duke qeshur, e si shkembim mori nje shikim vrastar nga Aleksi.
''Nuk keni ndryshuar! Jeni po ata shakaxhinjte.''Buzeqeshi e lumtur Davina teksa i shikonte ata.
''Ndersa ti ke ndryshuar shume.''Tha Paulo teksa u duk mbrapa saj. E perqafoi e lumtur.
''Po kete bukuroshin nuk do na e prezantosh?''Pyeti Aleksi teksa i hodhi nje shikim analizues Ervierit.
''Sigurisht djema ky eshte Ervieri. Ervier ky eshte Paulo, Danieli, Flavio dhe Aleksi.''I prezantoi.
''Zhuliet!''U duk i shqetesuar Leoni teksa e kapi nga krahet dhe e shkundi lehte.
''Cfare?''Pyeti pak e trembur.
''Ti nuk ia shkurtove djemve si zakonisht emrat.''Foli i shqetesuar. Buzeqeshi lehte.
''Kane ndryshuar shume gjera!''Tha teksa kujtoi ndodhite qe i kishin ndodhur.
''Si thoni sikur te pime ndonje gje si fillim?''Pyeti Flavio e te gjithe rane dakort.
''Mos shpreso me te!''Iu afrua Davina dhe i tha me ze te ulet Aleksit , teksa pa shikim qe po i dedikonte Ervierit.
''S'e kuptoj pse jeta eshte kaq e padrejte!''Tha i deshperuar.
U ulen te gjithe ne tavolinen qe ndodhej dhe filluan te bisedonin. Filluan te kujtonin kohet e kaluara. Qeshnin me te madhe duke bere qe e kamarieri te vinte disa here dhe i terhiqte vemendjen per te mos bere shume zhurem.
''Djema e kujtoni atehere kur shkuam ne shtepine e Davines dhe lujtem lojen e saj te preferuar, cfare i ka punuar Samuelit!''Kujtoi Leoni, e te gjithe filluan te qeshnin pervec asaj se ciles tashme i erdhi ne mendje serisht ai qe nuk donte te mendonte dhe Ervierit i cili nuk kishte dijeni.
''Cfare i ka punuar?''Pyeti kurioz.
''Degjo shoku!''Nisi te tregonte Danieli.'' Luajtem lojen 'Memeci' dhe qeme grupe te ndryshme. Dhe Davina i tha Samuelit fjalen ''Homoseksual'', dhe vetem ta shikoje Samuelin e shkrete. Nejse ai mori Aleksin qe ta demostronte dhe ne fakt Aleksi ishte homoseksual gjithashtu.''Ervieri ktheu menjehere shikimin nga Aleksi, ndersa ky i fundit i luajti njerin sy. Te tjeret filluan te qeshnin. ''Po edhe Samueli bukur ia punoi. Kur lujatem lojen 'E vertete apo guxim' e detyroi te puthte Kristianin.''
''Po Kristiani nga eshte Davine?''E pyeti Paulo teksa e shikonte ate qe nuk po reagonte.
''Nuk e di.''I tha me te shpejte.
E te tjeret e lane me kaq. E kuptuan qe dicka kishte ndodhur. Dicka tjeter qe kishte ndikuar ne tere ate ndryshim te Davines. Pasi u cuan , shkuan te parku, ku luajten si femije. Provuan te gjitha lojerat, e te tjeret i shkonin si te cmendur, por atyre nuk i behej vone, thjesht buzeqeshnin. Luanin si femije.
''Do takohemi perseri mire?''E pyeti Aleksi kur u afrua ta perqafonte tashme qe kishin vendosur te ktheheshin ne pune.
''Sigurisht qe do takohemi.''Ia ktheu perqafimin.
''Shihemi!''I pershendeti te gjithe per here te fundit dhe hyri ne makine se bashku me Ervierin.
Rruga ishte e qete. Nje qetesi qe nuk guxonin ta thyenin. Arriten perpara dyqanit te saj te luleve, kur sapo doli u perball me personin qe nuk do te donte te shikonte kurre. Ai qendronte aty ne pritje te saj dhe ajo e dinte kete. Ervieri doli nga makina kur e kuptoi se kush ishte burri qe ishte ne pritje.U afrua afer tij me nje shikim tere urrejtje.
''Cfare dreqin do ketu?''E pyeti teksa qendronte perballe tij, perballe personit qe i mori jeten babait te saj.
''Duhet te flasim.''Kerkoi ai.
''Une nuk dua!''U largua nga ai per te hapur dyqanin, me Ervierin afer saj.
''Degjo Davine!''Synoi ta prekte por qe u ndalua nga Ervieri.''Behet fjale per Kristianin.''Tha ai duke bere qe ajo te ndalonte. As vete nuk e kuptoi, thjesht ndaloi.
''Cfare do?''Pyeti teksa u kthye nga ai.
''Nuk do te me ftosh brenda?''Pyeti ai.
''Jo! Nuk dua qe vrasesi i babait tim te hyje ketu!''I tha.
''Mire pra ketu jashte eshte ne rregull thjesht duhet te flasim vetem.''Nenkuptoi qe Ervieri te largohej. Ervieri hodhi shikimin nga ajo dhe ajo pohoi me koke.
''Pra cfare do?''Pyeti teksa qendronte perballe tij.
''Une do te vdes.''I tha ai, duke e habitur ate. ''Nuk kam edhe shume kohe. Brenda muajit do te vdes.''Tjetra nuk ishte ne gjendje te thoshte gje.''Jam me kancer. Nuk pranova te merrja trajtime dhe do te vdes. Kristiani e di kete, prandaj me fali, prandaj dhe te foli ashtu kur u gjende perballe deres se tij.''Tha duke e bere ate te habitej edhe me shume.
''Perse mi thua mua keto?''Pyeti.
''Sepse dua te vdes i qete.''I tregoi.
''Une s'mund te te fal vetem sepse ti do te vdesesh.''
''E di dhe nuk kerkoj falje. E vetmja gje qe kerkoj nga ti eshte te falesh Kristianin. A i nuk ka asnje faj.''
''Papritur u kujtove se ke nje djale?''Ia ktheu me ironi.
''Degjo dua te vdes kur te pakten e di qe djali im i vetem eshte i lumtur. Prane vajzes qe dashuron.''Tha me pas duke e bere ate te hapte syte me shume nga habia. ''Mendoje!''I tha perpara se te largohej duke e lene ate aty te habitur.
''Cfare folet?''U duk Ervieri , i cili sapo pa qe Klabio u largua shkoi me te shpejte te Davina.
E tjetra nuk i ktheu pergjigje. Hyri brenda dhe u ul nje nga ato kolltuket dhe Ervieri ne tjetrin. Mori fryme thelle dhe nisi te tregonte.
Nisi te tregonte, por pa ditur te vepronte. Shpresonte qe Ervieri t'i thoshte dicka. E vetmja gje qe ai i tha ishte 'Ndiq zemren!' , por problemi ishte qe ajo nuk e dinte se si. Ndoshta zemra do t'ia tregonte vete rrugen. Ndoshta zemra do ta gjente vete pronarin e vete. Ndoshta...
YOU ARE READING
Krimineli Mbrojtës ✓
RomanceNdonjëherë zgjedhja e vetme për mbrojtjen e një vajze çapkëne , mbetet një kriminel. Një kriminel , i cili është armiku nga se përpiqesh të mbrosh vajzën. A mundet ai vallë ta mbrojë atë nga vetja? A do mundet ai kriminel në rolin e mbrojtësit ta m...