25➪𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐚𝐧𝐢

1.6K 86 44
                                    

Kishte kaluar nje muaj

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Kishte kaluar nje muaj. Nje muaj dhe asnje lajm. Asnje telefonate. Ishte vendosur nje heshtje dritheruese. Nje heshtje per parashikimin e nje tornadoje. 

Brejdi ishte kthyer, dhe ajo cfare kishte bere ishte nje grusht i mire ne fytyren e Samuelit, kur e kishte pare afer Savines e cila qante me denese. E sigurisht tjetri perpiqej t'i shpjegonte ngjarjet. Por durimi i ishte sosur. Kishte tentuar ta vriste duke i drejtuar armen, por vajza e tij e kishte ndaluar. Ato syte e saj plot dhimbje e kishin ndaluar. Ajo dore qe kishte preku lehte doren e tij e kishte ndaluar. E policia nuk perfshihej dot ketu. Fundja ai vete kishte qene pjese e mafies, e dinte si funksiononin keto gjera, vetem se ajo heshjte ishte vrasese. E kerkonte te bijen prej nje muaji. Asnje gjurme, asnje shenje. E kishte detyruar Samuelin te merrte te vellain, por sic dukej edhe ai dukej sikur ishte zhdukur nga faqja e dheut, ose ashtu ai preferonte.

E Samueli ishte perballur me zemerimin e Brejdit. E kuptonte, ndoshta nuk ndjente ate dhimbjen e tij, por e kuptonte. Ishte i lumtur kur Savina e kishte ndaluar te atin ta vriste. Por ato shikimet e saj boshese i dukeshin vrasja e tij. Ajo as nuk ia hidhte syte. Pervec kesaj i duhej te perballej edhe me shikimin e nevrikosur te Brejdit. E kishte pranuar ate vetem me shpresen se mund ti ndihmonte, por ne fakt arsyeja perse e kishte bere ishte vajza e tij. Brejdi e kishte vene re se arsyeja e merzitjes se Savines nuk ishte vetem humbja e se motres, por edhe ai. Perpiqej sadopak ta kuptonte Samuelin, fundja edhe vete ka qene i perfshire, por ja qe nuk mundej. Mendimi qe vajza e tij tashme ishte ne rrezik e bente te vepronte pamenduar. Ajo heshtje kaq e padeshiruar. 

Savina shpresonte qe te ishte nje makth. Ajo qe po perjetonte te ishte e gjitha nje makth. Deshironte te zgjohej , e te shihte Samuelin prane duke u munduar ta qetesonte. Te shikonte te motren teksa vazhdonte me ankesat e saj te perditshme, por jo, e pamundur. Ai ishte realiteti. Te ishte nje makth, ndjenjat nuk do te ishin kaq...kaq te verteta, kaq therese. Lotet i ishin shteruar. Syte kishin humbur shkelqimin. Pamja e saj ishte skandaloze, jo se interesohej shume ne fakt. Ajo cfare interesohej ishte motra e saj. Kishte degjuar historine e Samuelit. I kishte treguar gjithcka. I kishte treguar qe Klabio kerkonte hakmarrje nepermjet vajzave dhe deshirontr Savinen , i kishte thene qe nuk e kishte cuar sepse e kishte dashurar, dhe me pas kishte perfunduar Davina. Mund te ishte ajo ne vendin e Davines. Do te jepte gjithcka qe e motra te mos ishte ne rrezik. Ajo nuk e meritonte, ne fakt as Savina, por ja qe ajo tashme fajseonte veten. Fajesonte veten qe kishte besuar, kishte dashuruar. E fajesonte qe kishte dashuruar, nuk ishte vetem ajo ndjenja e shqetesimit per te motren, perkundrazi ajo ishte nderthuar me ndjenjen e dhimbjes se dashurise, saqe ndonjehere e linin pa fryme. Pastaj mendonte per te motren , e sigurte qe do te ishte shume e lenduar. E kishte vene re peqimin qe kishte kundrejt Kristianit. E dinte qe ajo ndodhej atje vetem, e frikesuar, e zhgenjyer, e thyer...

Perseri pa ngrene ajo dite. Vetem ecje sa nje kend te shtepise ne tjetrin. Telefonat vendosur mbi tavoline e ata ne pritje. I ishte kthyer si ne rutine ky veprim. E telefoni tringelloi. Po e vertete, tringelloi. Nuk ishte nje telefonate, ishte nje mesazh, ose me sakte nje video e derguar. Me duart qe i dridheshin Brejdi u afrua dhe e mori telefonin ne dore. Te tjeret u afruan afer tij . Hapi videon dhe te gjithe tashme ia kishin ngulur syte ekranit te telefonit.

Damari arrihej te dallohej qarte ne ate ballin e tij. E shtrengoi fort dhe ne sekonde e hodhi tutje duke e bere cope e cike. I acaruar perplasi doren ne mur duke bere qe te rrjedhte gjak. 

Savina e pafuqishme me, e shkaterruar nga ajo cfare kishte pare, iu prene gjunjet, por qe Samueli arriti ta kapte ne kohe. Arriti t'i kapte duart e saj nje muaj pa i prekur. I kishte munguar ajo, aq afer sa ishin , ishin edhe larg. 

E uli ne kolltuk.

''Qetesohu, te premtoj do ta gjej motren tende.''E puhti lehte ne balle dhe u nis, por zeri i saj e ndaloi.

''Ku po shkon?''E pyeti me zerin e ngjirur e te pafuqishem.

''Nese eshte njeri qe mund ta shpetoje ate, ai eshte Kristiani.''I tha ai, e Brejdi i acaruar filloi ta ndiqte nga pas duke uleritur.

Hyri makine dhe i dha makines gaz. Shtrengoi fort timonin i acaruar. Kesaj rradhe ai do ta degjonte. Meqe hera e pare nuk i kishte dhene ndonje ndikim, ishte i sigurte qe kjo do t'i jepte.

Vazhdon...

Krimineli Mbrojtës ✓Where stories live. Discover now