Qendronte i ulur ne zonen VIP, e mes gishtave mbante puron e ndezur. Prane tij kishte femra , por qe nuk ishte se po i kushtonte shume rendesi. Muzika sherdhuese, e shoqeruar me britmat e njerezve arriheshin te degjoheshin deri ne qytet. Kontrolloi telefonin e tij dhe pa thirrje te humbura nga Samueli. I injoroi. Sapo hoqi faqen perkatese, perpara i doli ajo. I doli fotoja qe e torturonte shpirtin. Ishte ai dhe Davina, teksa flinin se bashku. Ishte fotoja qe ia kishte derguar Samueli, me shpresen qe ai do te kthehej, por perseri ajo arroganca, krenaria, egoja e tij e kishte ndaluar. E c'kuptim mund te kishte nje foto? Fundja ishte dicka e pavlere. Nuk ishte shume i sigurte me kete mendim. Ai edhe mund ta zhdukte ate foto nga telefoni, shume here ishte nisur, por qe e pamundur. Kishte ndaluar. Veshtroi foton me imtesi, sic bente gjithmone dhe kujtimet i erdhen ndermend. I kujtohej njohja e tyre. Pastaj i kujtohej pikerisht ajo dite. I kujtohej se sa qete kishte fjetur, e kjo vetem sepse ishte prane saj. Me pas ajo puthja e tyre pasionante. Fiku telefonin i zemeruar dhe terhoqi njeren nga vajzat duke e puthur eger. Vazhdonte ta puthte sikur po kerkonte dicka. Cfare valle? Mos ndoshta kerkonte te gjente shijen e buzeve te Davines ne buzet e nje k***e? Apo mos valle kerkonte ate ndjesin qe vetem Davina ia falte? Asnje s'mundej. Nuk ndjente asgje kundrejt tyre. As emocion, e as deshire.
''Nuk do ta gjeshe kurre!''Degjoi zerin qe beri te shkeputej, dhe te perballej me fytren serioze te Samuelit. I beri me shenje vajzave te largoheshin, dhe i beri me shenje Samuelit te ulej, por qe refuzoi.
''Cfare?''Pyeti duke buzeqeur.
''Ndjesine qe te jepte Davina.''Pohoi si pa te keq.
''Kush eshte Davina?'' Beri nje buzeqeshje te shtirur duke nenkuptuar qe e kishte harruar.''Me cudite vella, i shpejte je, sa shpejt arrite te merrje vesh qe jam kthyer.''Ktheu goten e alkolit me fund.
''Duhet te flasim.''Kerkoi.
''Flasim.''
''Ne nje vend te qete.''Kerkoi perseri.
''Me ndiq!''Ktheu goten tjeter me fund dhe u nis perpara tij duke u drejtuar ne nje zyre. U ul ne karrige, e Samueli ne kolltukun anash tavolines.''Pra?''Kerkoi te dinte arsyen e vizites se vellait.
''Ke folur me babin?''Pyeti tjetri teksa mbante ate qendrimin e tij prej seriozi.
''Jo.''Ia preu shkurt.''C'u be me hakmarrjen?''Kerkoi te dinte.
''Keq puna!''Tha tjetri duke beri nje fytyre te meriztur.''Davinen e kishin perdhunuar dhe me pas vdiq!''Tjetri ngeli. Kishe ngelur ashtu i shtangur pa qene i afte te thoshte asgje. Pa qene i afte te vepronte. Por qe shpejt erdhi ne vete. U cua duke i goditur fort tavolines, duke bere qe sendet qe ndodheshin te lekundeshin sikur po ndodhte nje termet.
''Shaka!''Tha Samueli duke e qetesuar disi, por arrinte ta shikonte te nevrikosur.''Nuk ka vdekur, por pjesa tjeter...''U nderpre nga ai i cili filloi te bertiste.
''Kush guxoi ta prekte me dore, do e vras me duart e mia!''
''Bukur, sic mendova!''I tha vetes me shume.''Qetesohu! Asgje nuk ka ndodhur!''Kristiani u afrua afer tij duke e shtrenguar prej kemishes.
''Tallesh me mua?''Filloi te nevrikosej.
''Qetesohu thjesht doja te dija dicka.''Tha ai e tjetri e leshoi, por vazhdonte te ishte i acaruar. ''Kristian duhet te shpetosh Davinen!''I tha Samueli.
''E c'te ben te mendosh qe do e shpetoj?''Pyeti me ironi.
''Reagimi yt i pak minutave me pare.''I tha e tjetri mbante ate fytyren sikur t'i thoshte 'NUK ME INTERESON!' ''Tani pikerisht pas nje muaji, pra sot, morem nje lajm nga Davina, me sakte nga babai yne.''Tregoi,e dalloi fytyren e habitur te Kristianit.
''Cfare? Nje muaj pa marre asnje lajm? Cfare i kane bere per nje muaj?''Pyeti i habitur e ne te njeten kohe i acaruar.
''Brejdi e theu telefonin e tij, por babai tani qe une jam me ta ma kishte derguar edhe mua, shihe vete me mire.''I zgjati telefonin teksa e coi ne nje video.
Kristiani shtypi butonin perkates per fillimin e videos dhe pa babin e tij.
''Brejd! Si te kam o mik i vjetes.-dallohej ironia ne intonacionin e tij.-Me duket te kam marre dicka?-beri sikur mendohej.-Oh po! Dicka te shtrenjte per ty. Kete!-beri me duar sikur po prezantonte dhe me pas kamera u kthye nga nje vajze, nga Davina, qendronte e ulur ne ate karrige me duart dhe kembet e lidhura, koken e mbante ulur.-Pershendete babin bukuroshe!-kerkoi ai e tjetra nuk levizi.-Nese do te detyrosh te jap spektakel ti e di.-tha ai teksa me pas u duk nje roje pas saj qe ia kapi floket nga mbrapa duke bere ate te leshonte nje klithme.''
Kristiani ndaloi videon. Ndaloi videon pikerisht aty ku ajo dukej qarte. Syte e enjtur, e te kuq. Shenja ne fytyre. E arrinte te dallonte trupin e dobet. Pastaj pa floket qe ai ia kishte shtrenguar. U betua se do ta vriste me duart e tij.
''Sic e sheh-filloi perseri videon ai-vajza jote eshte pak e pabindur. Nuk e ke edukuar mire.Ne fakt as une Samuelin, kaloi ne anen tende, por dashuria, e kuptoj.-e hoqi kameren nga ajo dhe tashme kamera ishte fokusuar te ai, Klabio.-Me siguri thua c'beme nje muaj. Ta them une -tha teksa tregonte edhe me gishta, e numeronte.- 1. Pa ngrene. 2. Kur tregohej bishe, perdornim ndonje qetesues, te dozes se rende. 3. Ndonje rrahje te vogel, mos u shqeteso thjesht disa te cara ne trup. 4. Prita sa t'i thaheshin lotet, nuk ka me, plus pa uje, do te cuditesha po te kishte. 5. E gjitha kjo vetem qe te te nxirrja kete artin tim.-tha duke e drejtuar perseri nga ajo.Tani Brejdush i dashur me siguri vajza do te te thote dicka.-roja i hoqi lidhesen ne goje.-Jam mire!-arriti me ne fund te shqiptone duke u perpjekur te dhuronte nje buzeqeshje te vogel.-Me beso, po te genjen!Tani Brejd, thash te te tregoja per vajzen , shihemi!-foli dhe me pas u largua me nje te qeshur kumbuese e djallezore.
''Si mundet ky?''Bertiti e hodhi telefonin ne mur.''Ai me premtoi qe nuk do ta lendonte!''Tha perseri e tashem gjerat perfunduan ne toke.
''Te paralajmerova!''U ngrit Samueli.''Tani,cfare kendermend te besh?''Pyeti Samueli e Kristiani doli pa thene gje.
Vazhon...
STAI LEGGENDO
Krimineli Mbrojtës ✓
Storie d'amoreNdonjëherë zgjedhja e vetme për mbrojtjen e një vajze çapkëne , mbetet një kriminel. Një kriminel , i cili është armiku nga se përpiqesh të mbrosh vajzën. A mundet ai vallë ta mbrojë atë nga vetja? A do mundet ai kriminel në rolin e mbrojtësit ta m...