33➪𝐆𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈

1.6K 75 11
                                    

''Baba!''Bertiti fort  teksa pa trupin e babait te saj te binte ne toke

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

''Baba!''Bertiti fort  teksa pa trupin e babait te saj te binte ne toke. Nje e shtene tjeter u degjua. Gjaku tashme filloi te rridhte nga trupi i Klabios. Vendosi doren ne plage dhe u rrezua edhe ai gjithashtu. Plumbi ishte drejtuar nga ai. Djemte kthejne koken dhe shikojne Savinen e cila mbante armen ne dore, teksa dukej qarte qe e kishte plagosur ajo Klabion. 

Savina e hedh armen ne toke dhe ulet te i ati, teksa e vendos koken e tij ne gjunjet e saj.

''Baba! Baba , te lutem duro! Bendi dicka more!''Iu drejtua atyre, teksa filloi te qante.

''Sa...Savine.''Arriti qe shqiptonte.

''Shhhh, pusho. Mos i harxho fuqite!''Tha me zerin e dridhur.

''Savine. Thuaji Davines qe asgje nga keto qe ndodhen nuk jane faji i saj.''Kerkoi.

''Do t'ia thuash vete.''Vazhdoi ajo .''Vazhdoi ajo.

''Thjesht me premto!''Kerkoi perseri.

''Ne rregull te premtoj.''Tha ajo teksa i ati mbylli syte. Dy nga rojet erdhen dhe moren Brejdin dhe Klabion, nuk kishin kohe te merrnin ambulancen.

''Savine qetesohu, eja!''Iu afrua Samueli asaj, e cila qendronte akoma ne gjunje.

''Da...Davina ku eshte?''U ngrit me te shpejte dhe u tmerrua teksa pa motren e saj te shtrire ne dysheme. Iu afrua me te shpejte per te kontrolluar nese mund te ishte plagosur, por fatmiresisht asgje.

''Do ta marr une.''U duk Kristiani, teksa qendronte serioz. Iu afrua Davines dhe e mori ne krah, per t'u drejtua ne spital .

''Shkojme edhe ne.''Tha Savina teksa u nisen me Samuelin drejt spitalit.

Mberriten ne ate spital te stermadh, dhe mjeket e infermieret iu afruan tek dy te plagosurit. Kristiani nderkohe dergoi Davinen ne nje dhome ku te vizitohej edhe ajo.

Ishin ulur teksa prisnin me padurim qe mjeket te dilnin nga ajo salle. Samueli ndodhej prane Savines, te ulur ne stolat blu, ndersa Kristiani qendronte ne kembe. Perballe tyre. Veshtronte me ftohtesi. Samueli le pak vetem Savinen dhe iu afrohet Kristianit.

''Cfare do t'u themi policise?''Pyeti Samueli teksa iu afrua.

''Nese shpetojne, do te tregojme te verteten, mos u shqeteso e dashura jote nuk do te perfundoje ne burg.''I tha ai pa e pare ne sy.

''Kristian! Une te njoh ty.''U afrua e preku lehte ne shpatull.''E di qe Klabio ishte familja jote e vetme.''I tha ai.

''Lidhje gjaku po, por edhe ty te kam familje apo jo?''Pyeti ai.

''Sigurisht.''Buzeqeshi lehte.

''Doktori i Davines.''Iu afrua doktorit qe po vinte afer tyre.

''Mire eshte Davina?''Pyeti e shqetesua Savina.

''Vajza eshte mire. Jo ne gjendje shume te mire ne fakt. Eshte e kequshqyer. Prandaj duket te marre ushqimet e nevojshme. Do ju shkruaj edhe nje recete per ato cfare do te merrni.Per momentin i kemi dhene nje qetesues. Nuk zgjohet deri neser.''Perfundoi ai dhe u largua.

U kthyen ne vendin e tyre. Mesa dukej operacioni po zgjaste shume. Ishte vendosur nje qetesi e merzitshme. Shume vone per shume gjera. Shume gabime. Gabime qe te cojne ne pasoja fatale. Thone qe nga gabimet meson, por une mendoj se varet nga lloji i gabimit. Qoft i madh apo i vogel, diferenca eshte e madhe. Edhe gabimi me i vogel vret. Keshtu supozohet te ndodh. Supozohet qe te pafajshmit te dalin fjatore. Te pafajshmit te paguajne per gabimet e fjatoreve. Kur ne fakt edhe fajtori nuk eshte aq fajtor. E ne fakt fjatori i vertete eshte ai i cili gjykon fjatorin. 

Dera e salles se operacionit u hap. Ne te u duken te dilnin dy doktore. Me sa dukej operacionet kishin mbaruar. Me sa dukej ishte koha te perballeshin me te verteten. Ishte koha te perballeshin me realitetin e hidhur. Me nje relaitet qe do te ndryshonte rrenjesisht jeten e tyre. Do te linte gjurme ne jeten e tyre. Gjurme qe nuk do te mund te fshiheshin, pasi nuk jane gjurme dosido.

U drejtuan me te shpejte drejt doktoreve, teksa tashme ishin gati te degjonin dicka prej tyre.

Vazhdon...

Krimineli Mbrojtës ✓Where stories live. Discover now