Sot ishte nje dite e re. Dite e re i thencin se per ate ishte e njejte si cdo dite. Do zgjohej tere pertese edhe kete mengjes. Do te ndeshej me muret e bardha te asaj dhome te vogel te jetimore te cilen e ndante me dy vajza te tjera te cilat ku i dihet se ku e kishin kaluar naten. Do te cohej te pershendetej me ato pak orendi qe kishte dhoma. 3 krevate te bardhe me nje batanije te holle siper e cila kishte vite qe i mbulonte ato krevate e ku i dihet se sa trupa kishte mbuluar perpara tyre. Me 3 komedina te vogla anash krevatit te cilat mezi qendorin ne kembe mund te mbanin tek tuk ndonje gje brenda nga ato pak gjera qe mund te kishte nje jetime. Nje tavoline cop-cop me 3 karrige rreth cop-cop po ashtu dhe ne fund 3 valixhe nga nje poshte secilit krevat. Kjo pra ishte nje dhome jetimore. E po s'ia vlente te qahej. Me mire aty se sa ne mes te acarit qe kishte mbuluar vendin.
Ishte dimer. E cfare dimri. Bora pa meshire kishte zbardhur cdo gje qe i kishte dale perpara dhe me ftohtesine e saj kishte mbeshtjelle vendin. Kete vit jo vetem vendin, por edhe zemren e dikujt.
Adora. E veymja gje qe i kishte mbetur nga familja e saj ishte nje emer. Kaq, asgje me teper. Ador shpreh dashuri. Dashurine e kujt? E atyre qe e lane para deres se jetimotes ne ate 15 dhjetor te acarte. Disa i thonin se kesaj stine i kishte edhe ftohtesine. Gjithmone per ftohtesine e saj ja linin fajin dimrit, por jo. Ndoshta ata se kishin pyetur kurre veten nese ishin njerezit qe ndikonin ne sjelljen dhe veprimet e nje njeriu. Po c'rendesi ka ne fund te dites secili eshte per vete.
Adora, nje vajze 17 vjecare. Ne floke te gjate dhe te karamelte dhe me sy jeshile si smeralde? te akullt sepse nuk kishin gjetur asnje pike ngrohtesie per t'i shkrire. Me qerpike te gjate te zez qe nuk i lejonin lotet te dilnin, por zemra e saj qante pa marre leje. Buze me nje roze te forte te mishta dhe te mbushura dhe lekure te bardhe ashtu sic ishte shpirti i saj, i bardhe. Trupin e gjate, te dobet, por te mireformuar.
Sot mbushte 17 vjec. Edhe sot ishte zgjuar si cdo dite tjeter me shpresen se do te zgjohej nga ajo enderr e tmerrshme. Nga ai makth qe po jetonte. Sot mbushte 17. Sot nje vit 18 dhe do e flaknin nga jetimorja. Po ku do shkonte? Ky do mbytej? Sapo degjonte fjalen jetime askush se merrte ne pune. Ne shkolle as qe behej fjale. As enderra jo sepse asaj nuk i lejohej te enderronte. Ishte jetime dhe jetimet nuk enderrojne i kishte thene drejtoresha acaruese e jetimores. I ishte lutur Zotit tere naten e kaluar qe te mos gdhinte dita, por jo dita kishte gdhire dhe mjaft mire madje. Dielli shkelqente si ne nje dite vere duke shkrire akullin ne dritare dhe duke ndricuar boren qe kishte rene nje nate me pare. Po ate? Nah! Rrezet e tij nuk mund te arrin tek ajo.
___________________
__________________________-Shef!- degjoi zerin acarues te nje nga njerezve te tij tek e therriste.
-Flit!- iu pergjigj ftohte teksa qendronte me shpine nga ai ne zyren e tij te erret.
-Klientet nuk jane te kenaqur nga femrat tona... - u nderpre pasi kaq deshi shefi i tij per t'u acaruar.
-Cdo te thuash nuk jane te kenaqur?!- i foli kete here eger ai.
-Nuk jane te kenaqur, jo se nuk i kenaqin vajzat qe kemi ne, pot ato kerkojne me teper. Kerkojne vajza te virgjera.
-Gjejini! Cfare prisni?
-Por shef... nuk mund te rrembejme vajza. Babai juaj do te inatosej keq me ju dhe mbi te gjitha do na hapeshin probleme.
-Nuk te thashe te rrembesh vajza ore idiot. Merrnj vajza jetime. - i tha ai kete here me i qete per mendimin qe i kishte ardhur.
-Me keq akoma, ato jane ne kujdestarine e shtetit dhe mendoj se jetimet jane me keq se ato qe kemi ne ketu.
-Shko ne ferr ti me gjithe kliente. Zhduku!
Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se zjarri, me djall se djalli. Syte e zinj binin ne kontrast me lekuren e bardhe. Sy qe nuk lejonin askend te depertonte ne to. Sy te thelle te zinj qe mbartnin nje shikim teper te akullt dhe frikesues per kedo qe i shihte.
Attikus, i lindur me nje qellim... t'i hakmerret botes, t'i hakmmerret jetes qe per te kishte qene tille... e padrejte... mizore... fatale... vetem per te...
YOU ARE READING
𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧
Short Story-Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo. -Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur _______ __________ Attikus, me i ftohte se akulli, me pervelues se ferri, me djall se djalli... Ador, dashuria e asaj dite te ftohte dimri, asa...