•31•

1.3K 70 65
                                    

Kishte mbaruar projektin dhe me pertese e lodhje te madhe po ngjiste shkallet per te shkuar ne dhomen e saj. Pavarsisht se tashme ishin ne pranvere, shirat vashdonin te binin me rrembim dhe  pa meshire mbi lulet qe perpiqeshin te lulezonin ne stinen e tyre.

Vashdonte te ishte e acaruar per situaten qe kishte kaluar me Attikusin. Pse dreqin e kishte nje krenari te tille ai dhe nuk i kerkonte falje dhe t'i thoshte se e donte. Veprimet e tij ishin shume te cuditshme. Behej xheloz per te, e shfaqte kete xhelozi ama se thoshte dot se e donte. Ishin te dy teper krenare per te shprehur dashurine....nje krenari qe mund t'i vriste.

U fut ne dush sic ishte me gjithe rroba dhe la ujin e ftohte t'i rridhte neper trup duke mos e perfillur mbrojtjen qe rrobat i ofronin lekures se saj te bardhe. Ujit te akullt ju bashkuan edhe lotet e saj te nxehte te cilet i kishte mbajtur per nje kohe te gjate brenda. Qendroi gjate nen ujin e ftohte, derisa u kujtua se mbante dhe nje jete tjeter brenda per te cilen duhej te kujdesej.

Del nga dushi dhe niset drejt shtratit e veshur me rrobat e gjumit. Po qendronte aty e menduar nen shoqeri e pikave te shiut te cilat i trokisnin mbi dritare. Zhurma sa vinte e behej me forte duke u kthyer nga qetesuese dhe melankolike ne besdisese.  Dalengadale shiu ja la vendin bresherit dhe rete e zeza akoma me te dendura pushtuan qytetin e bukur te Parisit.  Rrufete ne formen e rrahjeve te crregullta te zemres filluan te ndriconin qiellin e erret te nates pa yje. Pas cdo rrufeje vinte nga nje bubullime te cilat filluan te frikesonin Adorin. Qe femije i kishte frike bubullimat sidomos kur ishte vetem ne dhome. 

Filloi te merrte fryme me veshtiresi dhe te djersitej. Syte ju mbushen me lot. Nuk qendonte dot vetem ne dhome, por Lida sonte nuk ishte aty. Tek Arlo nuk shkonte dot dhe e vetmja alternative mbeti Attikusi... aty ku vetem zemra e saj donte te shkonte.

Ndodhej perpara deres se dhomes se tij me zemren qe i rrihte ne menyre te crregullt ashtu sic ishte edhe forma e rrufeve te cilat sic dukej sonte binin per te. Me doren qe i dridhej troket, por degjon zera qe vinin nga brenda. Degjon zerin e tij te shoqeruar nga nje ze femre.

Zemer thyer terhiqet dhe largohet qe aty me shpejtesi pa i lene mundesi atij as t'i thonte 'hyr'. Niset drejt dhomes se Arlos dhe sapo ai i hap deren i hidhet ne krahe duke qare.

-E dua ate Arlo! E dua! Kam rene ne dashuri me te! Ai me shkaterroi, por une e dua. Une e dua, ama ai eshte ne dhome me tjeter femer. - i tha atij duke e lene te shokuar nga ky shperthim i saj.

-Ador a je mire? Qetesohu!- i foli ai pa ditur c'ti thoshte.

-Une i kam shume frike bubullimat dhe rrufete dhe ngaqe Lida nuk ishte ketu mendova te shkoja te ai, por ai po fliste me nje tjeter femer. Ne dhomen e tij ishte nje tjeter. Mendova se me donte dhe se perkujdesja e tij ishte shenje e dashurise, por qenkam gabuar. Si mund te me doje ai kur para 4 muajve do te me shiste si prostitute?

-Qetesohu dhe fli. Mos harro se brenda teje rritet nje jete. Nese ti nuk je mire as princesha ime nuk eshte. Eja prane meje dhe flini te qeta ti dhe mbesa ime e bukur. - i tha embelsisht ai me perkujdesjen e nje vellai dhe ate e zuri gjumi me lot ne sy.

.....................

Nje e trokitur e forte dere e zgjoi Arlon heret ne mengjes. Vendos me kujdes Adorin ne shtrat dhe cohet me pertese per te hapur deren.

-Arloo, Adori eshte zhdukur.- foli me shpejtesi dhe i  shqetesuar Attikusi.

-Adori po fle e qete ne dhomen time. - i tha qetesisht ai.

-What? C'do ne dhomen tende ajo?

-Po ajo kur*a c'donte mbreme ne dhomen tende?- ja ktheu pyetjen me pyetje qetesisht.

-Ku.... Izabela do te thuash?

-Ah ajo paska qene?

-Po ti ku e di dhe pse eshte Adori ne dhomen tende?

-Kishte ardhur mbreme me dhomen tende se kishte frike bubullimat, por zoteria jot paska qene i zene dhe erdhi te une, te vellai i saj. - e theksoi ai fjalen ''vella''.

-Arlo, Izabela erdhi pa ftuar dhe mbreme debatuam pasi ajo donte te vashdonte me mua, por une s'dua.... une jam me Adorin, pra jam i martuar. Une se dua Izabelen une.... une...

-Ti cfare Attikus? Ti cfare?

-Une po behem baba dhe s'kam kohe te merrem me me ku*va, kaq!- tha duke e marre veten dhe i acaruar u nis drejt dhomes se tij.

Hello ja tek eshte pjesa e rradhes.

Si ndiheni qe shkolla nis me nje shtator?

C'mendim keni per historite dhe personazhet e saj?

....dhe c'mendim keni per vajzat qe vendosin te martohen qe 15 vjec?

P.s. jam e vetmja vajze single ne lagje dhe po me martohen krejta shoqet nga 15 deri 18 vjec. Une u ha dasmat✌🥳

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now