•14•

1.2K 69 51
                                    

Ate nate po qe kishte bere gjume te qete. Kishte ngrene darke rehat dhe kishte bere nje gjume shume te munguar. Kur u zgjua vuri re qe ora ishte 12 e drekes qe e beri te ndihej e turperuar sepse i dukej vetja perfituese. Ne dhome gjeti nje cante me sakte ne cep te deres. Dukej qe personi qe e kishte futur brenda kisnte futur vetem pak doren gje qe e beri te ndihej akoma me  e sigurt ne kete shtepi. Ah sikur te ishte me verte famijla ime kjo, mendoi e perlotur me vete. U fut ne banjo dhe beri nje dush te shpejte dhe pastaj veshi kostumin sportiv qe ishte ne cante ndersa xhupin qe ishte aty nuk  e veshi pasi nuk ja ndjeu nevojen ta vishte brenda.

Zbriti ne kat te pare dhe pa qe shpetimtari i saj dhe Arlo po hanin dreke. U ndie akoma me me siklet per faktin qe ishte zgjuar tani.

-Ju befte mire! - tha ajo kokeulur drejt tyre. -Ndjese qe u zgjova kaq vone, por....  - u nderpre nga burri qe e kishte shpetuar i cili se la te fliste.

-Mos u shqeteso  kishe nevoje per pushim pasi jam i sigurt qe im bir nuk eshte sjelle mire me ty.
-Ador apo jo?- shtoi ai pas pak. -eja ulu te hash dreke me ne. Mos ki turp.-shtoi kur vuri re se ajo nuk po leviste.

Pasi Ador u ul dhe iu sherbye dreka zoteria filloi te fliste serish.

-Une quhem Franko. Jam babi i Attikusit. Ndersa ai eshte Arlo,- foli duke u drejtua nga ai. -Do jesh njohur me te besoj. Tani une e mora vesh se cka ndodhur me ty dhe te kerkoj ndjese. Mora informacione per jetimoren ku jetoje dhe besoj se nuk je shume e mirepritur atje edhe pse je nje vajze shembullore.  Une ndihem borxhli kundrejt teje sepse jeta jote u shkaterrua me keq se c'ishte nga im bir dhe mund te kerkosh c'te duash nga une. Jam gati te te plotesoj cdo kerkese tenden.

-Dua pune. Pune te ndershme. Dua pune pasi dua te shkollohem. Kjo eshte e vetmja gje qe dua.

Edhe pse nuk e lidhte asgje me ate vajze Franko ndihej krenar qe po njihte nje vajze si ajo.

-Ku dreqin i ka syte im bir? -i peshperiti ai Arlos i cili qeshi nga kjo pyetje e tija.

-Une kam nje propozim me te mire. Jeto me ne. Mesa mora vesh ti je ne vit te dyte te gjimnazit. Rregjistrohu ne nje gjimnaz ne qytet ku te duash dhe jeto me ne. Nese do pune edhe ate do te ta jap. Une kam nje sere ku kultivoj lule dhe t'i mund te punosh aty pas shkolle. Besoj se eshte nje pune e pershtatshme per ty te merresh me lulet dhe qetesohesh edhe nga stresi i mesimeve, ndersa ne darke qendro nga ne. Vajzat qe jane ketu me siguri do kenaqeshin te te kishin shoqe.

-Kenj vajza? -e pyeti ajo.

-Jo punonjeset, dhe jane si ti, pune e ndershme. - i tha duke buzeqeshur.

-Punen e pranoj me kenaqesi zoteri ndersa per pjesen tjeter do kujdesem  vete.

-Une jam pergjegjese per veprimet e tim biri sepse eshte im bir ne fund te fundit dhe nuk pranoj kundershtime me vjen keq zonjushe e vogel.- i tha ai me ton serioz dhe te rrepte.

-Edhe dicka... mos me thirr zoteri, por xhaxha Franko ose thjesht Franko. -i tha aj buterisht.

-Ne rregulll zoteri.- tha ajo ndersa Arlo me Frankon qeshen nga ajo.- doja te thoja xhaxha Franko. - qeshi ajo e skuqur.

𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now