•6•

1.2K 64 88
                                    

-Vellai?!- e pyeti ai me ironi.

-Po vellai. - iu pergjigj pafajsisht ajo.

-Jam yt ''ate''.- iu pergjigj ai duke i meshuar shume fjales ''ate''.

-Babai im?! Jo me fal ''njerku im''. -Ti? Njerku im? Bruh! - shfryu e inatosur ajo.

-Ta shohim sa do te shfrysh me vone. - i tha ai i besdisur.

-S'mund te jesh njerku ime kurrsesi. Ti ke moshen time.

-Moshen tende? Me krahason me veten? Jam 23 vjec moj ''bije''. - i tha serish me ironi ai duke i dhene me shume rendesi fjales  ''bije''.

-C'ndryshon te qenit 23 vjec? Cfare se me ke 6 vite me teper se une? Ti po luan me mua, ti s'mund te me kesh biresuar mua! Ti njerku im?!

Po kalonte nje krize nervore. I gjuante deres se makines, dritares, here-here dhe atij. Syte i ishin mbushur me lot. Me kot kishte enderruar per familje. Me kot kishte enderruar dhe nje nate me pare. Cdo gje qe enderronte i shkaterrohej. Me kot kishte ndezuar shpresen. Mund te ishte nje vajze enderrimtare. Mund ta mbante veten me enderra. Mund te gjente force te to, por s'ishte naive. Nuk ishte idiote. Nuk mund ta kaperdinte faktin qe nje djali 23 vjecar, moshataret e te cilit bredhi  lule me lule dhe gjuajne per femra, krejt papritur t'i lindte deshira qe te biresonte nje vajze, te behej baba dhe jo njerk per te. Ta donte si vajzen e tij. Te behej baba ne moshen 23 vjecare?! Se kaperdinte dot kete fakt. Ishte e pabesueshme. E dinte. E ndiente. Ai kishte qellime te tjera. I thoshte vetes ndoshta eshte dashuruar me ty, meqe e kishte pare edhe me pare, por jo. Kush do ta donte sinqerisht ate, te pakten jo ai. Nese po dikush, ai jo. Ai s'mund te donte sinqerisht dhe kjo ishte e sigurt, te pakten jo ate. Jo se s'kishte vetebesim. Ajo ishte nje femer e bukur me plot kuptimin e fjales, por a do te binte ne dashuri me te ai duke e pare te rreckosur cdo dite?!

-Cdo te besh me mua? Do me trafikosh? Do me shesesh? Cili eshte fundi im? -e pyeti ajo pasi ishte qetesuar disi, ndersa ai e pa i habitur.

-E di? Te kam pare edhe me para perpara jetimores, perpara shkolles.... e di qe me ke pare me romane dhe libra ne dore. Nuk jam ajo qe dukem. Mund te dukem enderrimtare... jam, por jam me kembe ne toke. Do isha budallaqja me e madhe ne bote nese do besoja se krejt papritur nje palo qejfliu 23 vjecar i lindi deshira per te biresuar nje vajze. Degjo djale i dashur, jam 17 vjece, por kam hequr vuajtje aq sa mund te kete hequr gjyshja jote tere jeten. Ne rregull? Kam fjetur me buke pa buke, e ngopur e pangopur. Kam shkuar ne shkolle e helmuar nga ushqimi skadaloz, me temperatur. Kam fjetur edhe ne debore sepse keshtu mund te donte drejtoresha edhe plot qe s'kane te numeruar. E ku jam tani? Jam gjalle! Jam e gjalle dhe plot jete! Mua s'mund te me frikesosh djale i dashur. Cfare do te kesh ndermend te besh me mua dije se une do te luftoj deri ne frymen time te fundit.

Ai kishte ndalur makinen dhe thjesht po e degjonte. S'ja kishte marre mendja se kishte te bente me nje femer te tille. Ishte vetem 17 vjece fundja. Tashme e kishte pushtuar nje ndjenje se ajo femer do i hapte telashe te medha, por s'do e jepte veten. S'mund te lejonte qe nje adoleshente femijerore ti hapte talashe.

-S'ma mori mendja se je kaq e zgjuar. Bravo!- reagoi me ne fund ai dhe perplasi duart.  -Shume gjera te presin Ador, shume gjera. - tha ai dhe ndezi makinen per te vashduar rrugen.


𝙎𝙩𝙚𝙥𝙛𝙖𝙩𝙝𝙚𝙧Where stories live. Discover now